Saturday, October 16, 2010

"Vargje qe cdokush i shkruan" - III

1. Kur s'te kam prane...
Edhe guret ne rruge me tallin...
Druret duket sikur qeshin me mua...
Makinat nga pas me vershojne...
Demat nga e kuqja e merakut tim terbohen...
Kur s’te kam prane…
Dallget ngrihen dhe perplasin gjithe maraz shkumezimin e tyre, bregut te detit...
Dhe ai vec shkumon tallaz dhe shpirtin pas shkembit perplasjen qeteson…
Naten te nxirre stere… erresire tej ne horizont...                                                                                             
Kur ste kam prane...
Kukuvajkat maje qiparisash loje kukafshehthi luajne... 
Kungulleshat lozonjare kercejne e vallezoje nen ritme pagane...
Kur ste kam prane kamikazet harbohen... 
Ata qe me pare nga ligesia... boten mbare ne ere vec mendonin si ta hidhnin…
Katandisen ne ca paqesore mjerane... qe qajne edhe prej nje vargu poezie...

Kur ste kam prane... 
Vec maraz dhe klithma fundi jete nxjerre... prej shpirtit qenia ime...
Ndihmoje te pakten te jap shpirt... me ekzistencen tende...

2. Nje dashuri si ty...

Lote qe kur i kerkon te derdhen s'dalin...
Britme qe thyhet ne mes te rruges...
Xham qe kriset dhe nuk ngjitet me...
Dallge qe vjen bashke me tramundanen...
Diell qe perendon pas eklipsit te henes...
Komete qe kalon dhe vec sheh, s’demton...
Femije qe porsa lind dhe vec qan...
Ja se c'eshte dashuria per ty...

3. Kur vij tek ty...

U arratisa serish...
Jete ekzistences tende t'i jepja...
Frymemarrje vehtes...
Parajse dy qenieve tona...

Oret nuk i lashe te duken shekuj...
Me i larget universi...
Deri sa vij ketu...
Ah... e di ... ja tek po vjen mengjesi...
S'do jete si heret e tjera...
Kam shume per te te treguar...
Si vargu i Dorit... E te tjera... E te tjera...


No comments:

Post a Comment