Një kastë e tërë autorësh. Kurrë më parë kaq shumë. Të tërë në garë për të shpalosur talent në atë sallë të teatrit që mban mbi shpinë sa e sa suksese. Për të sjellë pakëz shije të një ndodhie të dy dekadave të ndryshme. Të dy karaktereve të ndryshme. Të dy personaliteteve dhe profesioneve të ndryshme. Kanuni i Lekë Dukagjinit jo më si shprehje gjeografike dhe dialekt kanunor. Një besë e dhënë për të arritur atë se cka prezanton realisht karakteri i shqiptarit. Mjeshtri Bujar Asqeriu në rolin e doktor Gurametos dhe “i pangopuri“ me suksese "gjermani" Ndricim Xhepa, në një skenë brilante të paparë kurrë më parë.
Eh sa pak që zgjati e para shfaqje që i kalon kufijtë e orareve të zakonshme për një shfaqje. Akrepat e orës shtynin me forcë ankthin pas cdo akti dhe befas ndalet në shkrepjen e armës pistoletë të të rikthyerit në TK, Artan Imami. Këtë rradhë jo me lukun e një arbri, por me mantelin e një hetuesi të pamëshirshmë që provokon të arrijë të paarritshmen. Dhe më tej një turmë të talentuarish artistë me Pirro Malavecin, një rol brilant i Naum Shundit, duke pasuar me Anastas Kristoforin, Andon Qesarin këtë rradhë jo dirigjent (regjizor), etj. mjeshtra të kësaj skene që kurrë më parë s’ishte parë të pushtohej nga ankthi. Bujar Asqeriu dhe Ndricim Xhepa, një dyshe artistësh që përvec karaktereve "spirituale" te meparshme, na sollën para syve dy karaktere rolesh që nuk duhen humbur kurrë pa parë.
Kaq për këtë kryevepër pasi për më tepër do të shkojë sërish ta shohë e "të dehem" me magjinë e saj. Një capo lavoro. Urime Fatos Haxhiraj (regjizor), Ardit Gjebrea (muzika), Taulant Pustina që e sollët në jetë këtë sukses. Pa fund suksese!!!
Shkruar dt. 18.05.2010
No comments:
Post a Comment