Wednesday, October 6, 2010

"Oferte! Jete shqiptari me 0 Lek"

Pak dite me pare nje tragjedi e disa shtetasve bullgar, ne nje udhetim turistik, nje minister i pergjegjshem i nje shteti funksional edhe pse me i ri se ky shteti yne, dha doreheqjen. Sa mijera jete shqiptaresh kane ikur gjithe keto kohera. A keni degjuar te jape doreheqjen ndonje minister apo person pergjegjes? Kush mund te jete pergjigja? Ka dy te tilla per mendimin tim: 1. Jeta e nje shqiptari kushton vertet shume pak. 2. Duhet te jesh i huaj qe te ndergjegjesohet morali i personave pergjegjes dhe te coje ne doreheqje.

Po vertet sa kushton jeta e nje shqiptari, qe ne katet e larta te nje pallati sheh teksa lekunden abazhuret apo shandanet e luksit te rreme qe ne jetojme, nga termeti. I mbushim breket per nje moment dhe nxitojme te falemi e pastaj serish duke shitur mende neper kafene apo bare. Duke gjerbur ate kafene qe nuk rrime dot nje dite pa e pire. Per jetet tona nuk mendon kush. Madje as vete ne. Nxitojme per ne pune apo per ne papunesi dhe nuk shohim fare ngjyrat e dritave te semaforeve, teksa nderrohen. Per te kuqe apo te zeze ne ndonje kazino na ke te paret. Kush duhet te mendoje per jete tona teksa shohim qe askush se ve ujin ne zjarr? Mos prisni qe dikush t'u prezantoje nje dite formula se si sigurohet nje jete. S'i ka shkuar mendja askujt dhe s'ka per t'i shkuar per sa kohe jetojme ne nje vend qe jeta e nje qytetari kushton 0 leke. Bash si komisionet bankare, cdo veprim 0 leke. Eh te ishim ne ndonje vend tjeter pa do shihnit se si do leviznin prej vendi. Ata pra njerezit, qeniet humane qe kane luksin te preokupohen per jetet tona. Ilacet do t'i merrnim pa leke. Ilace pa leke? C'fare te pjell mendja ne kete dite shtatori o Eno? Po edhe neper spitale nese do ndeshnim ne fytyrat e qeshura te mjekeve qe paguhen me parate tona, ne dore apo nen dore, besa s'do ishte fundi i botes. Pa le te siguruar... C'fare luksi!

Po me te vertete sa kushtojne jetet tona? Kete pyetje insistoj ta bej deri sa te marre pergjigje. A ka pergjigje me me interes per te gjithe ne sa pergjigja e kesaj pyetje? Punojme cdo dite ne kete vend, ashtu me ato perpjekjet tona. Jetojme po cdo dite me ato kerkesat apo shijet, po tonat. Por per jetet qe na ka falur zoti, kur do fillojme te mendojme nje dite? Me sa duket askush nga ata qe ne votojme apo s'votojme cdo 4 vjetet sikur s'ja paska qejfi te mendoka. Te fillojme te mendojme ne vete, si thoni. Ta zgjidhim fshatce apo qytetce, apo si t'i vije siraja. 

Por mendoj se duhet ta zgjidhim sa me shpejt kete hall te madh qe na ka rene me jete tona. Bash perpara se te vajtojme fatin e cdo njerit nga ne me rradhe, ani pse si ta kemi te shkruar. Ose te vendosim te ikim naten me pampore serish andej neper dete. Vecse pa na pare kush se nga kurioziteti do na qepen nga mbrapa. E kemi kete huq. Po une per vete disi e kam vendosur. Por vetem nese nuk e zgjidh kete problem sa me shpejt. Do ike nga ky vend... do ike ndonje dite, ashtu papritur. Naten them. Po me dhente zoti mende te ike sa me shpejt. Nga ky vend qe do mbahet mend perjete si vendi unikal ne bote qe oferta me jeten e nje njeriu vazhdon te jete 0 leke.

Publikuar dt. 08 Shtator 2009

No comments:

Post a Comment