Tuesday, October 5, 2010

"Nga këpuca e Bushit tek statuja e Berlusconit".

As që e kishte menduar ndonjëherë se me simbolin e qytetit të tij do të rrezikonte jetën. E kush pikërisht ai që këto 30 vitet e fundit i ka dhënë më shumë jetë këtij qyteti. Ai që kur kalon nëpër rrugët e tij, mitizon zhurmën dhe taborët. "Il Cavaliere". Pak kohë më parë një nga revistat më prestigjioze italiane e kishte publikuar të nxirë. Po në të njëjtin sy madje edhe me një super titull, "Berlusconi K.O.". Sot ai, miti i milanezëve, sic pranon vetë, “di quelli con la radice”, detyrohet të pyesë veten se përse vallë duhet të ndodhte kjo goditje. Ishte apo s’ishte i cmendur agresori pak rëndësi ka. Ai u godit.

Pak kohë më parë edhe sic quhet "ish-udhëheqësi i botës" Bush u sulmua nga një gazetar. Të gjithë e pamë se si reflekset prej teksani u shpalosën bash në shkretëtirën arabe. Edhe ai me një simbol që pakush nga ne ja di shpjegimin. E pra ja që politika nuk është edhe aq fushë me lule, sic po nxitohet te shihet tek ky hambari i demokracisë sonë. Vërtet që jemi një popull që kur ndërsehemi, me apo pa sinjal bëjmë cudira, por kjo pa jehonë të gjatë. Pastaj jemi po ne ata qe vakemi dhe nënshtrohemi. Urte e bute. Kush zgjidh ndonjë hall. Kush pendohet. Kush zë ndonjë lek. Dhe historia me kaq përfundon. Këto sikur ja bëjnë më të lehtë punën politikanit. Madje edhe skortave që i mbrojnë ata. Vetëm ndonjëri prej tyre mori si dhuratë preshin. Bombën që nuk plasi, apo edhe plumbin "qorr" pa adresë. Ekstremizëm i pashfrenuar. Reagim kolektiv me "bazë të gjerë". Edukatë e "tipit të lartë". Ja këtë trashëguam.

Protestat me nivel të kulturuar, moderne dhe klasike përherë nuk na kanë munguar. Madje edhe kuvendimet e mëdha apo edhe ato të vogla. Kop-et, fabrikat e ideve, gjithcka nga keto e kemi luajtur deri në minutën e fundit. Bash si kombëtarja jonë e futbollit, ashtu si ajo e hamë. Është fund loje apo jo. Gol në pozicion "ofsajt". Prapë, ai quhet "gol". Goli që i kemi bërë vetes duke mitizuar jo-mitet. Duke brohoritur jo per ata që kurrë në jetën e tyre, dafina s’kërkuan. Ja pra këta jemi ne. Na të birtë e shekujve "të vjetër". S’dimë kë kemi dhe kë zgjedhim për hero. Për dëshmorë e kemi me te lehte, zgjedhim veten. Nuk dihet sa herë kemi rënë. Ndaj mos mendoni se do vijë një ditë që inteligjenca do na thërrasë në detyrë. Jemi bataljon që kemi zgjedhur që në rreshtimin e parë, shpartallimin. Ndaj s’kemi frike se po na i fluturon kokës së udhëheqesve tanë, as këpuca e as statuja. Jemi ne ata që nxitojmë t’i kapim ato, madje që në ajër. Jemi ne... Ata ëndërrimtarët që vetëm ne e dimë që në shtratin e merimangës edhe ëndërrohet.

Publikuar dt. 15 Dhjetor 2009

No comments:

Post a Comment