Ata janë aty poshtë. Vetëm një kat më ndan me betejën për hapjen e kutive. Gjithcka e shoh nga lart. Si rëndom këto vitet e fundit. Pesimizëm më të madh nuk kam patur. Por teksa sheh këta njerëz të mbledhur nga cdo cep, mendja ku nuk të shkon. Po unë kam zgjedhur heshtjen. Diku në një artikull të tijin prof. Pëllumbi citonte një thënie të patriarkut të socialistëve Dritëro Agollin: “Heshtja e një idealisti është më e rëndë se sa ajo e studentit para profesorëve në sallën e provimit”. Dhe unë heshtjen po zgjedh edhe pse e di që është e rrezikshme ta aplikosh sot. Për një moment mendova kështu. Pse mos të zgjedh heshtjen sic kanë zgjedhur shumë preja atyre figurave të partisë që sot gjerbin kafet duke parë turmat e njerëzve nga lart. Fërkojnë duart. Sa shumë njerëz paskan dalë për ne në shesh. Njerëzit na duan. Por edhe partinë tonë e duan. Sa herë që i thërrasim i kemi këtu. Lënë punët. Lënë papunësinë. Lënë fëmijët pa kujdesin prindëror. Azat rrugëve. Rrugëve të pasigurta nga rendi. Kush u kujdes për ta nëse i bënë mësimet. Cdo veshin në shollë gjatë javës. U lanë. U shplanë. U thanë. Ne jemi këtu. Këtu ku na thërret detyra. Duhet të hapim kutitë. Ato kuti që do na sjellin në pushtet. Ato që do na zgjidhin hallet. Duhet të sakrifikojmë edhe pak. Vërtet ishim 4 vjet në opozitë. Do jemi edhe për 4 vite të tjerë. S’ka problem. Ne jemi këtu sa herë të na thërrasin. Mjafton një kushtrim në ekrane TV dhe ne jemi në ballë. Më saktë ata. Unë jo. Jam tjetër format. Jam brumosur ndryshe. Unë dua barrikada dhe të mos më thotë kush “Cohu”. Unë cohem vetë. Nuk duroj dot. Përplasem. Shaj. Qëlloj. Godas. Jam sa “Gavroshi” po aq edhe i madhi “Che”. Unë di se si fitohet. Nuk di të vallëzoj në shesh. Unë vallëzoj turmën me gurë. Edhe me furnizime në xhepa. Unë për gjerdan praruar në kraharor vendos fishekët. Për të thërritur nuk përdor mikrofonin por zemrën. Unë di si luftohet. Unë nuk dua muzikë. Muzika ime është klithma e kundërshtarit.
E bëj dot thoni ju? Përderisa unë nuk jam aty, mendoni se fitohet? Jam i sigurt që civilizimi të thërret që asnjë nga këto që përmend amë sipër nuk mund të aplikohen. Por ti sot thua që më vodhën. Po vjedhja është akt civil. Kush mund të më thotë se është. Vjedhja është akti më i rëndë. Ti sot thua që unë të vodha. Votat thua ti. Po hajde ndeshu me mua. C’më vë muzikë në mes të bulevardit dhe ca kalamaj që kujtojnë se është ekskursion klasash. Eja ndeshu me mua. Ku i ke militantët. Ata që mendon se do fitosh luftën. Idealistët i ke. Më saktë gjithmonë i ke patur. Vijnë ata nga cdo cep i Shqipërisë. Me autobus apo me fugon. Ata të vijnë pa i thërritur. Edhe ata luftojnë. Po ndryshe lufta jonë. Ajo është luftë me bajoneta në gjoks. Kjo luftë edhe ti e di shumë mirë që të intereson. Me këtë luftë fitohet. Po c’ke bërë ti për t’i ndezur zemrat tona. E di c’farë duhet të bësh. Mund të ta them: Dil i pari dhe ca turmën. Godite xhamin e kryeministrisë me gurë. Fundja harbutit, atij që të vodhi votat nuk të gjykon kush se iu përgjigje me harbutëri. Tamam si ajo sfida: E bën dot???
Publikuar dt. 21 Nëntor 2009
No comments:
Post a Comment