Mund të jetë hera e parë që pesimizmi duket se e ka mbërthyer zgjidhjen e krizës së rradhës. Ndoshta aktorët protogonistë janë kthyer në aktorë të roleve të dyta, ata që rëndom janë quajtur figurantë ose mbushësa topi. Të tillë format duket se po merr edhe institiucioni i Presidentit të Republikës. Mendoj se nuk është hata e madhe tëksa sheh se nga vjen background-i i tij politik. Dikur organizator grevash dhe jo pjesmarrës në to. Bash si ata që dalin para kamerave këtu poshtë në bulevard, teksa nxitojnë të kapin ndonjë barrelë, pse jo edhe për shoë. Ja këtë punë mund ta bënte shumë mirë Presidenti i Republikës. Pse jo të vizitonte edhe jetët e 200 grevistëve dhe bashkë me to të conte qetësinë në 200 shtëpi me nga 4 persona për cdo familje. Pra 800 zemra që nuk rrahin fort aspak teksa shohin sensibilizim.
Por në të vërtetë katrahurat me Presidentë vetë i kemi gatuar me kohë. Vetë zgjodhëm që për të parë të shtëpisë të kishim një njeri aty lart në katin e dytë, në ekzekutiv. E njëjta situatë mendoj se ndodh edhe sot në Itali, Greqi, apo gjetkë. Presidenti është kthyer në një monopol vizitash kortezie dhe shpërndarje titujsh me shumicë. Askush nuk ka staturën dhe hierarkinë të vendosë qoftë edhe me një dekret të posacëm zgjidhjen e halleve të popullit. Edhe kur Presidenti i Republikës banon në një lagje me popullin e thjeshtë. Edhe pse shtëpia e tij ka ujë dhe ajo përkarshi detyrohet të blejë bidona 6 litroshë uji edhe për nevoja personale. Edhe për të patur drita 24 orë. Edhe për të patur rrugë pa baltë. Edhe për të qenë përpara semaforit si i barabartë dhe të mos përdorë askush si privilegj të thënit: jam komshiu i Presidentit. Imagjino të thuash jam qytetar që besoj se kam një president. E pra të tillë e katandisëm ne këtë institucion dhe sot rrekemi të themi tribunave që tryeza e presidentit nuk solli asnjë fat. I vetmi privilegj besoj një ndërtesë në bulevardin kryesor të Tiranës dhe një rezidencë për takime apo pritje zyrtare që vazhdon të mos jetë e shtetit dhe në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat e pronës. Pra për të dhënë mendje ne teoricienët apo teknicienët jemi jo pa ka në numër dhe jo pak larg hamendësive. Imagjinoni që sot në gjithë atë katrahurë që po ndodh në Greqi të shihni Presidentin si faktor apo hallkë zgjidhjeje të krizës. Një krizë shumë larg këtij realitet tonë. Krizë ekonomike. Akuza të ndërsjellta mes palësh. Dikush që dorëzoi pushtetin dhe thotë kaq ishte ajo që mund të bëja. Pushteti që është futur në borxhe si Titua, por me një ndryshim po merr borxhe në një moment që e gjithë ekonomia botërore është në status pit-stop. Merr borxhe dhe mendon të shëndoshë ekonominë, kreditimin, bankat, buxhetin, investimet. Dhe për kritika merr vetëm disa deklarata për shtrirje dore edhe pse gjermanët fyen krenarinë dhe identitein e tyre, akropolin ndanë asaj kodre në Athinë. Bash si të shanin për Skënderbeun duke thënë nuk është shqiptar ose ka qenë kaur. Edhe ca më larg në Itali, apo më afër. Më mirë larg po themi se Roma dhe Milano ku zhvillohen betejat politike me një ndryshim mes vetë të djathtëve pasi e majta është në rregjim shtrati prej kohësh. Fini-Berlusconi duket se po kthehet një një cështje të ditës. Presidenti Napolitano duket se zanatin e qetësuesit të gjakrave sic edhe ka bërë më parë e ka zëvendësuar me një xhiro në Montecitorio. Bash si kjo xhirua cdo mbasdite në bulevard poshtë dritareve të Kryeministrit.
Pra momenti që të marrim për krahësim një shkollë politike të caktuar nga fqinjët tanë ka ardhur. Do të ndryshojmë kushtetutën që institucioni i presidentit të marrë vlera apo do të mjaftohemi duke thënë që doktori nuk është mirë. Më shumë mendoj se ka ardhur koha të mendojmë pëe një formatim të ri të gjithë spektrit politik. Ky është shembulli që po na vjen nga Greqia. Italinë nuk do ta rekomandoja për momentin për të vetimin shkak se aty nuk ekziston e majta, pra ska liri veprimi dhe aksion politik. Por demokraci ka dhe politikanë të hijëshëm të tipit Carfagna=Ciljeta mendoj se ka me shumicë. Sot politika në vendin tonë, në këtë vend ku edhe njohjet janë të brishta dhe cdo njeri sapo të sheh për herë të parë të thotë diku të kam parë, pra politika ka nevojë për një reformatim. Ka ardhur momenti t’i lëmë pas akuzat e ndërsjellta mes palësh që duket se janë pa bereqet. Provimi apo lënda më e vështirë për opozitën në këto momentë është të bashkojë interesat e një populli të tërë në një pol të vetëm. Vend për akuza pa lidhje mendoj se ka me shumicë. Ekonomia apo resurset ekonomike tona nuk janë ato që posedojnë vende të tilla si Greqia apo Italia, ku opozita të ketë shkak të akuzojë pozitën për para apo allishverishe të papara. Akuza më e fortë mund të jetë energjia elektrike dhe blerja e saj. Ne nuk blejmë nëndetëse, aeroplanmbajtëse, helikopterë. Ne nuk kemi flotë ajrore apo miniera. Gjithcka është privatizuar me kohë e me vakte dhe ata që duhet të ishin sot të akuzuar jemi ne vetë që sot kemi statusin e opozitarit. Ne jemi pak a shumë si ideja e Tacit për ta përballur Gramozin me Realin me formacionin aktualë dhe që më pas u detyrua të nsërronte mendje.
E pra vetëm dizenjimi i një force të re politike qytetare duke mbrojtur interesat e tyre është revoluconi dhe kauza më efikase. Nëse sot në tendën përpara kryeministrisë kemi të përsekutuar, ish-pronarë, minatorë, metalurg, biznesmennë, punonjës, studentë, mendoj se kjo mund të jetë fitorja më e madhe dhe fillimi i një revolucioni me mendje nga populli dhe zgjidhje e halleve të tij. Krijimin e një poli qytetar duke mbrojtur interesat e tij me përfshirjen e cdo spektri dhe lloji interesi është ilaci më mi mirë dhe rezultati më i bukur. Pra nësë kryeministri aktual ka vendosur që në 2013 t’i japë një impakt të ri forcës së tij politike me prurje të reja të tipit Ciljeta, opozita aktuale të cojë në cdo qytet apo fshat zgjidhjen e halleve dhe problemeve të popullit jo me platforma dhe me fjalë por me aksion politik qytetar. Kjo mund të sjellë deri diku vëmendjen e mbarë opinonit se edhe nëpërmejt poltikës dhe politikbërësve ka zgjidhje të problemeve. Pra aty ku është vetë problemi dhe jo tek tryeza që asnjehrë nuk qenë zgjidhje afatgjate por vetëm një iniciativë e izoluar.
Shkruar dt. 08.05.2010
No comments:
Post a Comment