Wednesday, October 20, 2010

Dy vogëlushet Sara dhe Bleona, sa e dhimbshme rastësia


Ka disa ditë që mbarë opinioni italian është përfshirë në cështjen Sara. Një vogëlushe-ëngjëll në jug të Italisë që u zhduk papritur një ditë të bukur vjeshte në Manduria. Më pas trupi u gjet i zhytur në një pus të thellë, duke e veshur akoma më me shumë mister këtë humbje të dhimbshme për familjen e thjeshtë salentine. I madh dhe i vogël në mbretërinë prej 60 milionësh u sensibilizua dhe pothuajse cdo ditë lajmet happen dhe përfundojnë me këtë lajm. Jo pa qëllim më kujtohet humbja e Bleonës në bjeshkët e veriut të Shqipërisë. Dy fate të kundërta që të më ndjejë familja e këtij ëngjëllit tjetër, fatkeqësisht shqiptarë, që plagën ende të pambyllur, si kurrë e hapur me misterin e zhdukjes së ëngjëllit prej shpirtit prindëror. Të paktën prindërit e Sarës janë më të favorshëm. E kanë një mermer të akullt ftohtë ku mund ta qajnë, t’i vendosin dy lule të bukura si sytë e saj. 

Ty Bleona: E di? Duhet të ishte në Itali që sensibilizimi tdhe qytetaria të të gjente. Ende e zhdukur dhe me shumë mundësi sepse fatin e humbjes së saj e zënë ca xhaxha me kostume që flasin për viza, liberalizime, greva, protesta, kuti dhe për ty ëngjëll u fol dhe u shkruajt vetëm dy ditë. Ose më saktë tre. Më pas ty si ashtu si të gjitha gjërat të mbuloi pluhuri i harresës. Fati yt i keq u linde në Shqipëri dhe jo në Itali. Cështje qytetërimi dhe cështje prioriteti zemër e vogël. Imagjino fatin e qindra mijëra volgëlushve pas 8 Nëntorit zemër, sikur fatet e tyre të enden nëpër udhëkryqet e europës. Po ndodh tani dhe jo më atëherë që sdo dimë edhe vetë se ku ta mbajmë frymën. Dhëntë zoti mos pastë shumë dashakeq, kanibalë dhe mizorë qofshin familjarë ashtu si në rastin e moshatares tënde Sara, aty përballë në Europën që po pret krahëhapur përpimën e kufomave tona. Do të ketë një ligj për të të mbrojtur këtë s’di ta them me siguri pasi ata xhaxhat që rreken të dalin të pispillosur në TV ende s’kanë menduar për ty, por edhe për mua. Gjithsesi s’linde në Itali zemër, në Europë të ishe lajm cdo ditë deri sa të prehej i qetë fati yt dhe mëkatrët djall.

No comments:

Post a Comment