Më fal Belul vëlla. Të vodha copyright-in. Edhe ty Fuat Boci që sa herë ke hedhur në treg lëvdata për Belulin, veten dhe po për veten tënde. Këtë herë ta vodha shprehjen, po për Shqipërinë. E bëra dhe këtë punë. Të më falësh. Po ku ka si ty moj Shqipëria ime? Ti që për krenari shquhesh pa fund. Qëndron ashtu e heshtur në brigjet e Adriatikut. Lagesh e thahesh nga dy dete. Përshkohesh nga lumenj me ujë plot derisa përmbyt me dashje apo pa dashje shtëpitë e hallexhinjve. Ngrihesh lart duke ja cjerrë tabanin qiellit, me maja e tua të thepisuara. E pastaj zhytesh poshtë në llum derisa të të nxjerrin Vid-ërat, Vranick-ët, Lohan-ët e të tjerë me rradhë. Po ty të pëlqen llumi se je ambjentuar me të. C’nuk të kanë thënë nëpër europë e botë, azi, etj. E lodhur. E plakur. Kopile. Bukëshkale. Vetëm Bajroni të lëvdonte dikur vaktit. Ai të ngrinte në qiell. Po ti prapë gjeje force dhe uleshe. Me apo pa shkak.
Eh, moj Shqipëri e mjera Shqipëri. Kush të ka… Po, po. Më e pakta. Po janë ca halee halera që të mbajnë peng. Të vërvisin bomba kokës, predha, mortaja. Ministri banon në një oborr me atë që t'i vërtiti ato per një mal me para. Banon po them unë. Nuk po shkoj më tej me akuza. S’kam fakte. Dhëndurrët prishin shtëpitë në bregdet derisa ngatërrojnë edhe stanin e Bankës Botërore. Kaq di unë. Kaq kam lexuar në këto të përditshmet e mediave tona të pavarura, ani pse ndonjë pronar i tyre del dhe bën rolin e dirigjentit. Ju jeni trupa. Do t’i bini qemaneve sic dua dhe sic them unë. Ministri akuzohet për shpërdorim detyre dhe nuk paraqitet në prokurori. Rruga dhe tyneli ndërtohen ditën, përurohen po ditën dhe prishen natën. Tamam si fati i bukuroshes shkodrane, Rozafë që sot me syrin që i pat lënë hapur ndërtuesi i saj shikon tej në perëndim fatet e njerëzve hipur në magje, trapa, gjemi, etj. Evakuim. “Popull ju lutemi evakuohuni" - thërrasin fort ministrat e lagur. Pse duhet të evakuohen? Nga kush? Për ca para më tepër? Nuk u ngopën vallë. S
a mund të ketë arritur numri i 0 ne llogarinë bankare kush e gjen? Mbytu ti. Qëndro në ujë. E malarja të të hajë shpirtin. Aty ku biznesmeni i suksesshëm vjen prej qiellit. “The Cont of Montechristo” - I riu. My name is Damir Fazllic. I’m from Serbia. Shoqërohet ai ditën nëpër aeroport nga rojet e shtetit. Bën intervistë në një televizion kombëtar. Heroi i ditëve dhe fateve tona. Nacionalizmi ynë. Aroma e këndshme e p. tona thuaj, sic i referohet profesor Gj. Sinani, personazhit “Njeruc”. Po na kënaq vërtet. Jemi ambjentuar me këtë aromë dhe s’na iket për qamet. Sollëm e kë nuk sollëm në këtë flamë apo qamet vend për ta ndjerë këtë erën edhe Milanin, Realin, Scorpions, Europes, Dj Bobo, Dj Tiesto, etj. I sollëm për të marrë erë. Të shihnin se a vjen vërtet era p. ky vend? Vetëm Madonna nuk na erdhi. Rruspija. “Si”? – i tha agjentit të vet. “Në Shqipëri? Are u crazy”? Kishte të drejtë. Si duket nuk e ka qejf atë erë. Po pse moj qëne. S’të pëlqen ky vend ty? Pse c’i ndodhi Kaka-së, kushëririt tim, (Caca) nga Brazili. Po Kristiano Ronaldos, Ronaldinhos, Pirlos, Raulit, c’i ndodhi. Ja ku i ke. Erdhën.. na panë. I lamë për nja 1 orë e 30 minuta zhveshur dhe pa drita ne dhomat era alkol te stadiumit ca nga ata. Po ani s’ka gjë. Jemi në Shqipëri. Pastaj cudia më e madhe tre ditë zgjat. Se mos u ftoh ndonjë prej tyre dhe nuk i dërguam urgjencën tonë, që për mungese fondesh punon TAXI paradite dhe për shofer ka po vete doktorin.
Ja këta jemi ne... pacavuret e Europës. Ne që vetëm se opozita nuk hyn në parlament nuk na lene te hyjmë në Europe. Të bëfsha naftën m’u në opozitë. Po pse tek ty paska ngelur halli. Një banor atje tej në “Republikën e Përmbytjes” në Shkodër Waterland deklaronte në një media: “Desh zoti i madh nuk u mbytëm krejt”. E kuptoni sa e rëndë është situata? Njerëzia presin nga zoti mos t’i mbysë. Nuk akuzojnë askënd. E pra na ruajt zoti të gjithëve dhe do zoti hyjmë në Europe, pra të përhapim erën e p. tona eshte qellimi.
Publikuar dt. 21 Janar 2010
No comments:
Post a Comment