Wednesday, October 6, 2010

"Bletët e komshiut tim"

Vërtet më pëlqen të ulem ndonjëherë në ballkonin tim, sidomos tani që është vapë. Zonë e mirë kjo e uruar edhe pse liqeni po më zhduket nga sytë cdo ditë e më shumë. E zënë pallatet dhe urimet e pandashme “ta gëzoni shtëpinë”. Ja kështu më uruan dhe mua. Po ctë gëzuar ama. Ja dy pallate më tutje Ministri i ri i Mjedisit, përballë ca ministra dhe ish-ministra, madje edhe ish-kryeministra. Deputetë të vjetër por edhe nga këta të rinjtë me shumicë. Të gjithë me të njëjtin fat. Shtëpitë afër liqenit. Por edhe me një fat akoma më të madh se ky. Prit. Që thoni ju të gjithë ne kemi komshi Kadriun, bletërritësin më të ri të metropolit tonë. Ka jo pak po katër koshere me nga një ushtri milionëshe në cdo shtëpi. I ka në ballkon. Investim që nuk paguan as taksa dhe as nuk i njeh fare kontrollet e task-forcës që po bëjnë gjëmën këto ditë në vendin tonë. Del në mëngjes dhe i lëshon nëpër lagje, nëpër rrugë, nëpër kryeqytet më mirë thuaj. Si thotë kush gjë. E provoi dikush dhe i tha mblidhi ose hiqi se na pickuan kalamajtë. Na iu bë krahu mamasë sime para ca ditësh, po gjene shpëtoi mirë se e kemi ambulancën afër. Edhe ajo e provoi t’i ankohej. E dini c’i tha? "Këtu po ndërtojnë pa leje ju bëheni merak për bletët e mia". E bukur kjo. Bletë në kryeqytetin e një vendi besoj se nuk do jetë dëgjuar kurrë. Tani mos u habisni të shikoni dhe arinj që bredhin pas erës së mjaltit. Ja nga këto bletë do ketë parë t’i enden edhe nëpër shtëpi ministrit të mjedisit, mikut tim Fatmirit. Se kam parë nëpër rrugë këto ditë t'i them për Kaden, se kur nuk ishte ministër e shihja shpesh Faten. 

Po këto bletët e Kadriut besoj se shkojnë në ndonjë shtëpi ministri apo deputeti. Hahet mirë aty. Sheqer po me shumicë. Obezivitet më saktë. Në fakt këtyre të uruarve as nuk tunden fare kur i thumbon bleta. U duket si gjëmb i vogël dhe e ledhatojnë. Megjithatë ka menduar edhe Kadriu për këta. Kishte dëgjuar kryeministrin teksa thoshte që hidhni nga një kat shtesë pa leje dhe i kishte thënë një komshiu t’i blinte ca shushunja në Indi. Do të bëjë mbarështim shushunjash në pallat. Të shërojnë gjakun i thoshte. Po mirë e ke o Kade mavria. Me bletët e helmon gjakun dhe me shushunjat e shëron. Nuk qenka edhe aq keq nga mendja Kadja jo. Une teksa e shikoja me këto koshere majë pallatit mendoja se kishte ikur, kishte vaj per... Po jo ore qenka mire Kadja. E pra ky është investitori i suksesshëm i atdheut tim. Helmon dhe shëron. Fundja kontribuoj edhe unë tek biznesi yt o Kade. U jap për të ngrënë cdo ditë nga pjata ime. Pastaj vijne e na pickojnë. Sikur nuk na rrihet pa na pickuar o Kade. Fundja ti je mësuar që s'paguan gjoba. Ti Kade hap vetëm biznese. Albania 1 Euro !

Publikuar dt. 06 Tetor 2010

No comments:

Post a Comment