S’do ma kishte kurrë qejfi të hidhja këto rreshta në këtë note, madje si me përtesë po më binden gishtat mbi tastierë. Është një shfaqje që po e shoh nga dritarja ime cdo ditë. Madje ndonjë herë zbres edhe poshtë të shohë ambulancën mos mbart në shpinën e vet, barrelën e ndonjë shoku. I kam kaluar vite më parë këto lloj skenash dhe vërtet mendova se u ndamë një herë e përgjithmonë nga ajo. Vijnë sërish për të na kujtuar se ajo që pamë nuk ishte pjesa e parë e një filmi apo historie. Sot jemi më apatikë se në atë kohë të dimrit jo të fundit ’97. Sot jemi më pak njerëz në sheshe cdo natë. Mendjen vërtet e kemi tek ata. Madje edhe zemrat.
Njerëzit. Por sot kohërat kanë ndryshuar. Vetë vendosëm kolektivisht ta zëvendësoninm emocionin me pak para dhe ndere më shumë. Vetë zgjodhëm të mos u jepnim kurorat me dafina atyre luftëtarëve që na sollën në pushtet. Zgjodhëm për shoferë apo badigardë sejmenët dhe hokatarët. Nuk pamë drejt e në sy emocionin. U besuam pushtetin atyre që nuk e meritonin. Vendosëm servilët në vende pëllumbash dhe i harruam ata që sakrifikuan jetët, plumbat dhe shkopinjtë. Më thoshte pak më parë mikesha ime nga Vlora se c’farë ndryshimi ka kjo grevë nga ajo që gatitëm në atë Vlorën tonë të bukur që sot rri në heshtje. Të gjitha ngjarjet më shkuan ndërmend dhe nuk di se tek kush mund të ndalesha. Një hallkë e rëndësishme nuk funksionon. Po ec e gjeje. Mos na e kanë fajin ca ish-armiq të brendshëm apo të jashtëm, natyralë apo artificialë që sot i kemi ngjeshur për oratorë tribunash. S’ma ha mendja. Memoria kolektive ka kohë që e ka zëvendësuar edhe këtë handikap. Shumë lëvizje bash si merkato e futbollit ka parë kjo skakiera politike kohët e fundit. Mos na e kanë fajin aleatët që vijnë vetëm me veten dhe me veten e tyre si përherë në protestat tona. Mos na e kanë fajin mendimtarët ndryshe? Edhe ata sikur po natyralizohen disi për hir të solidaritetit me hallin tonë ndanë bulevardit në cadër. Mos na e ka fajin Musai që nuk duket në këtë protestë? Po bashkë më Musanë edhe Petrua, etj. As këta duket sikur nuk na prishin punë. Mos na e kanë fajin ndërkombëtarët që duket sikur nuk i kemi me ne këtë herë. Më shumë se kaq cdo të bënin përpos masturbimeve mentale të përsëritura të D. Pack-ut. C’duam ne prej tyre? Duhet t’i thonë kryeministrit ik ti të vijë ky? Kur e kanë bërë më parë në gjithë këto shekuj. Vranicki sërish tek dera. Sa më pëlqen ky njeri. Më saktë institucioni që ai krijoi. Negociata = Zgjidhje.
Por sikur të gjitha këto që përmenda më sipër të ndodhnin apo të ishin shkaku i asaj që pse nuk po ecin gjërat, do të isha më i qetë disi. Prapë mendoj se e ka fajin emocioni. Ka mbetur diku. Në një shtëpi që sheh TV-në. Lexon gazetën. Dëgjon komentet tek Bashkimi. Këtu ka ngelur. Pastaj vjen sërish dita e re dhe gjithësecili prej nesh niset drejt rutinës. Punëve të lëna pa mbaruar. Të cojë në shtëpi kafshatën e fituar me djersë. Kjo po që ka një pjesë emocioni brenda. Apatia na ka pushtuar pa fund. Edhe këta heronj që shohë cdo ditë ditëve të fundit përvec atyre që nuk shohë nga brenda cadrave. Emocion quhet ilaci dhe ky do të na ndihmojë të shohim se sa lart do të ngrihet amperi i batarave tona, të fundit
Shkruar dt. 04.05.2010.
No comments:
Post a Comment