Jo pak njerëz dje mbasdite. Madje shumë fare. Vetëm me një kushtrim dhe të mblidhen kaq shumë socialistë. Kisha kohë që nuk shihja vërtet kaq shumë. Fytyra fushatash, komsionesh, kërbacesh, listash me shumicë. Kishte aty "këpëdarë, sic thoshte Saliu", "kongresmene, sic thoshte Rama", ish-deputet dhe deputet, ish-ministra, e zëvëndësa të tyre. Te gjithe te nderuar. Kishin ardhur të shprehnin mërzinë, të nxirrnin dufin. Mllefin kishin kohë që e kishin lënë në hijë. E kujt i duhet në këto kohëra. Sa të bën ta mbash ende në memorie. Nuk kishin në dorë as ftesa dhe as njoftime.
Kështu janë mësuar ata, pothuajse 70% i sallës. Vetëm një kushtrim dhe aty i ke. Ndanë asaj salle që sa herë janë bërë gjërat, me statut apo pa statut. Aty në atë sallë ku janë përjashtuar shokët tanë, janë hequr nga lista shoqet tona. Eh sa mëkate mban mbi shpinë ajo sallë ku mësohet arti skenik, baleti, teatri, drama. Por dramë më të madhe se kjo e kësaj të premte, skenar më të mirë nuk kishe se ku gjeje. Të shihje sy të përlotur idealistësh nga malli. Bash si ra ky mort e u pamë. Po pse për keq? Pse për gjëma të tilla. Gjithsesi shumica aty kishte kohë që nuk takohej ndaj për këtë vazhdoj ta përsëris: Rrofshin Benat. Të paktën bashkuan socialistët e vërtetë qoftë edhe për një apo dy orë.
Vërtet nga ajo që konstatova dje m’u duk që te gjithe i kishte marrë malli. Po vërtet që gjaku nuk u bëka kurrë ujë, dreqi e morri. Tamam si në këto dasmat apo vakitë e këtyre kohërave që kanë edhe të mira edhe të këqija që ndodhin. Të paktën njerëzit takohen me mall me njëri-tjetrin. E ja zënë të pyesin: si je? Tani nga bëhesh? Të paktën në atë sallë vetëm këto pyetje dëgjoheshin të thuheshin. I kishte marrë vërtet malli socialistët e vërtetë të takoheshin. Kishin vite që fytyrat e tyre nuk ndesheshin atij korridorit të ngushtë në sheshin “Austria”. As të shtrëngonin dhëmbët nëpër kampet respektive, në kohërat e debateve. Jo të qameteve. Ai po ndodh tani, për fatin e gjithkujt në atë sallë apo jashtë saj. Pa kishte dhe lezet teksa lëviznin me lista në duar, për të hequr dhe për të lënë emra. Në xhepa pantallonash, apo këmishash. S’kishte rëndësi se ku. Të paktën kishte garë. Kishte shpirt. Pa kishte dhe zemër. E kur ka zemër ka ideal. Ai që i mungon sot asaj PS-je, që nëse do kishte, nuk do ishin degëdisur këto mijëra zemra në atë sallë mondane. Këto debate qoftë për mirë apo për keq do ishte mirë të bëheshin atje. Aty ku sot këndohet rock&roll, ku përdoret xhelatina me shumicë, ku ka me shumicë cupka, koktejle, gjerbje kafeje dhe shëkëndrisje sysh.
Ku ka gjeneralë betajash imagjinare dhe strategë për t’ja futur shoku-shokut. Për të na hequr emrat nga listat e garave dinjitoze për në strukturat e partisë. Të bukura gara. Ku ka nga ata që si zë gjumi për kryetarët e rradhës dhe nga ata oratorë që vetë krijojnë poezi për kryetarin, vetë i lexojnë dhe po vetë qeshin. Ka ardhur vërtet koha e tyre. Koha e masakarenjve. Por ska gjë, ani pse ata njerëz dje ishin në atë sallë, ashtu të thjeshtë. Të paktën nxorrën dy pika lot nga sytë. Do të thotë që ende ska vdekur ideali. Ende ka vend për shiprt socialistësh. Ndaj kjo shpirti i kësaj salle s’ka për të vdekur kurrë. Sepse nuk vdes ëndrra. Ëndrra e cdo nate për ta parë sërish partinë socialiste të bashkuar. Ëndrra e dy Benëve, e Musait, e Skënderit, Mirandës, Yllit të Kombinatit, Takut, Bertit, Luanit, të gjithëve atyre që dje ishin në atë sallë, të graduar apo të c’graduar. Ndaj rrofshin Benët që na mblodhën dhe inati iu shtoftë nga hera.
Publikuar dt. 12 Shtator 2009
No comments:
Post a Comment