Monday, October 4, 2010

"La samba, Lambada dhe La bamba tona"

La Samba! E përkufizuar si arti i të luajturit futboll. Spektakël. Stadium që oshëtin nga spektakli dhe "gladiatorët" që ngërdheshin llërët, e bridh pas topit vetëm për të dhuruar kënaqësi. Përsëri oshëtima për fitimtarët. Fishekzjarre dhe letra pa fund në ajër. Turma njerëzish që nxitojnë të mbushin stadiumet dhe me sa përtesë të dalin në fund të ndeshjes. Sikur të ndodhte në cdo fushë të këtij realitetit tonë kështu?! Një arbitër anësor që niton vrapin të mos hajë grushtin e rradhës. Fëmijët e presin në shtëpi t’u cojë një biskotë apo një cokollatë, nga qyteti ku shkoi të vendoste drejtësinë. Dergjet në tokë dhe askush nuk pyet për të. E shkelin dhe e sakatojnë pa fund. Pse nuk dhe penalltinë? Pse më fishkëlleve kur isha “offsaid”? Dhe ai sërish javën tjetër në punë. Aty, matanë vizës. Kthyer kurrizin "bajlozëve" që presin ta hanë me gjithë lecka. E përcmojnë gjithë ndeshjen. E shajnë madje edhe nga libri i shtëpisë. Pse? Sepse ai ka në dorë flamurin. Në qafë bilbilin. Do gjykojë fatet e ndeshjeve të futbollit. “La sambës” sonë. Te kesaj pacavures sone. 

Askush nuk thotë një opinion. Vetëm, si në cdo aspekt: "Një vrimë në ujë". Apo s’ja kemi marrë dorën këtyre vrimave. Jemi bërë të gjithë me nga një matrapik në krahë. Flasim e flasim gjithë ditën. Llomotisim. Nxitojmë të vishemi bukur dhe te kurohemi përpara se të prononcohemi. Bëjmë prova disa herë. Korrigjojmë zërin, kordat. Për cfarë? Sërish per një vrimë në ujë. Jo për gjë po e mbushëm edhe ujin plot me vrima. Edhe unë ca më keq. Përpara po ato personazhe, ato figura. Anash. Madje edhe nga mbrapa. Mjerimi ynë baraz fati ynë. Sërish shohim teksa rrihet një tjetër. Për c’farë? Për futboll. Lojë e bukur sa më s’ka. “Stadiumet po zbrazen” - thotë një analist. "Ku është spektakli"? Pyetja është se c’farë ka ngelur pa u zbrazur përvec liqeneve të HEC-ve tona. Skenat e teatrove? Plot nja 4 a 5. Kinematë? Edhe këto në raport jo të keq për frymë, PKB (prodhim kinemaje bruto). Festivalet? Po përse gjithë kjo rënie në nivelin artistik të këtij kombi? 

E kam thënë dhe herë tjetër. Mos vallë gjerbja apo rrufitja e një kafeje është spektakli i munguar i këtij realiteti? Mos vallë shikimi i pronarit të bar-it është kënaqësia pa fund? Ndoshta edhe art më vete. Gërvishtjet, kryqëzimet e shikimeve, rituali “keto kafet janë të paguara nga ai personi aty”. Ja pamfletet e komedisë së një metropli, bash specie në zhdukje. Dhe të gjithë ne aty, personazhet e kësaj drame që po ndodh me kufomat tona. Mendojmë se duke marrë frymë ekzistojmë dhe harrojmë rëndesën që po i dhurojmë tokës. Madje edhe po e ngrohim ate me ekzistencën tonë. Ja këto janë pjesët e La Sambës, Lambada-ve dhe gjithë La Bamba-ve tona. Rrekemi duke parë se si artistikisht, kombi është duke u shuar. Aty ku nuk ka grushta, ka brryla. Aty ku nuk ka muzikë në salla e ku ne duhej të ishim vlerësues arti, ka tymnajë dhe shtëllunga tymi. Aty ku duhet të mos pipëtinte asgjë vec monologut, batutës së artistit, ngërdheshet rëndë injoranca jonë. Harrova: me një biletë 2 euro ne xhep. Madje edhe ai zëri që më shoqëron (acaron) cdo shfaqje qe shoh, mbas asaj ziles idiote "Nokia Tune". "Të marrë më vonë, se jam në një shfaqje". Dreq, shit, edhe emrin e shfaqjes, harroi tragjedia e rradhës. 

E pra këto janë La Bambat tona. Të bukura. Të rrënqethshme. Bash nje realitet pervers, i një kombi të tërë. “Fishkëllimë në errësirë”, e quajti një dramaturg. Kjo jona vecse është ulërimë për shumë vrima në ujë. Ah ketu me ra mua barra e rende, ajo do vertet duhej të shtoja.

Shkruar dt. 26.02.2010

1 comment:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe gjeta një faqe ku pashë që Dr Ediomo një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ediomo, një magjistar i fuqishëm për zgjidhje
    1) Kthehu i dashuri
    2) Ribashkoni burrin ose gruan
    3) Nëse keni pela të natës
    4) Kurë për HIV dhe Kancerin
    5) Unaza e fuqishme magjike
    6) Magji për fat të mirë
    7) Thyerja e obsesionit
    8) Problemet e lindjes dhe shtatzënisë
    9) numri me fat i lotarisë
    Kontaktoni EMAIL:drediomo77@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp atë +2349132180420/+2348155926512

    ReplyDelete