1. Perse ish-Deputeti i PS-se Tavo nuk e deklaroi ne dt. 29 tetor largimin nga ky grup parlamentar dhe vetem nje dite me vone drejt LSI-se? Hamendesite jane te ndryshme por ajo qe ka sadopak lidhje eshte me po te njejtin skenar me ministrin Prifti. Tavo eshte nje mjek shume i zoti ne profesion dhe e njeh shume mire shendetesine dhe mund te jete nje pakt ne heshjte me kryetarin e LSI-se Meta per te zevendesuar ministrin aktual shume te perfolur dhe te kritikuar se fundmi nga ana e PS-se, Vasili. Edhe ne rastin e ish-ministrit Prifti akuzat filluan po nga ana e PS-se qe me pas cuan ne shkarkimin e ketij te fundit. Do te jete Tavo ministri i ri i ardhshem i shendetesise kjo mbetet per t'u pare.
2. Ishte java e eurobondi-t dhe shume superlativa nga ana e ministrit te financave Bode per kursimin e 1% te interesit ne krahesim me ate c'ka miratoi parlamenti. Ne rradhe te pare duhet te sillen ne vemendje disa fakte qe fillojne me kohen e vonuar duke e quajtur kete vonese si fitim ne kohe. Ekonomia boterore ka kohe qe ka ndaluar dhe hapat kane qene shume te ngadalte jo per gjetjen e instrumentave por si pasoje e mungeses se parase dhe luhatjeve ne treg e dyta kjo qe po i ndodh dollarit-euro. Investojme ne eurobond nderkohe qe paraja vendase eshte ende lek. Pak e cuditshme dhe per me teper shume e larget per t'u zgjidhur.Perse marrim borxh kur nderkohe deklarojme qe jemi nje vend qe gezojme ende rritje ekonomike ne krahesim me vendet e tjera te rajonit. Kur do te jete momenti qe do te deklarojme hyrjen ne krize apo kemi dale prej saj, pas kesaj manovre financiare nga ana e qeverise shqiptare dhe cfare mund te pritet. Do te marrim serish hua dhe a do te gjejme mekanizma financiare per te shendoshur tregun me likujditete?
3. Ne Tirane gjate kesaj jave u cel panairi i mbrojtjes dhe i armeve dhe mekanizmave mbrojtese. Qindra makineri te renda te ushtrise sollen nga qytetet perreth Tiranes, tanke, avione luftarake, topa dhe arme te tjera te renda. Nje gershetim mjaft i gjetur nga ana e organizatoreve te ketij panairi ,per te demonstruar edhe nje here forcen tone me ane te disa hekurishteve qe presin rradhen te shkojne per shkrirje per skrap dhe interesave te kompanive te huaja, per te shitur arme dhe municione si dhe pajisje te tjera deri tek te mbathurat per ushtaret tane, tashme anetare te aleances ose ndryshe NATO. Kureshtja e taksapaguesve kete rradhe paguhet goxha shtrenjte per te hyre dhe per te pare keto mbrokulla qe na lane mijera vite drite larg nga qyteterimi dhe zhvillimi global. Si rralle here bileta e hyrjes kushtonte plot 200 lek, pavaresisht faktit se keto asete jane blere apo prodhuar me parate e taksapaguesve shqiptare. Pati edhe demonstrime ne shesh te mbrojtjes nga terrorizmi pa lajmeruar qofte edhe per trasparence publikun e gjere qe behet fjale per nje stervitje dhe jo nje grabitje e rendomte ne shesh. Sirenat e policise percuan ankthin dhe jehuan zhurmen neper rruget e Tiranes me helikoptere ne gjysem lartesi me police me maska, si per t'i thene qarte ketij populli qe me Nato apo Nato duhet te vazhdoje te mbrohen si ne rrethim.