Tuesday, October 29, 2013

"Veneto Banka në Korçë"

miq te veneto banka!

diten e neserme, dt. 30.10.2013 ne oren 18.00 ne korçe veneto banka shqipëria inauguron filialin e saj ne kete qytet. ne prani te shume personaliteteve zyrtare te ardhur nga tirana dhe italia, bizneseve dhe klienteve te veneto banka, stafit te punonjesve, drejtori i pergjithshem i veneto banka, dott. lucio gaita do t'i uroje mireseardhjen kesaj risie te jashtezakonshme per korçen dhe qytetet perreth.

filiali i veneto banka, i nje banke italiane qe operon ne shqiperi prej disa vitesh, pjese e nje prej grupeve bankare nga me te konsoliduarat ne itali dhe nga me prezentet me banka dhe filiale jashte territorit italian, grupi veneto banka.

prezenca juaj eshte e mirepritur!

Saturday, October 26, 2013

"Veneto Banka, sherbimi ATM Visa"

Prezenca jone ne territorin shqiptar po zgjerohet ne pothuajse qytetet me kryesore te vendit. Filialet e Veneto Banka ofrojne sherbime bankare te larmishme gjate orarit zyrtar te punes.

Nderkohe sherbimi ATM me kartat VISA (Debiti & Krediti), ofrohet 24 ore ne 7 dite te javes. Mjafton te jeni ne nje nga filialet tona aty ku ato ndodhen ne Shqiperi, dhe mund te kryeni veprime bankare me ATM pa komision bankar. Keto veprime perfshijne terheqjen e parave tuaja, si dhe per te verifikuar gjendjen e llogarise rrjedhese prane Veneto Banka.

Ne dispozicionin tuaj ne Tirane jane ne sherbim 24 ore te dites, 7 ATM perfshire edhe ATM-ne prane Qendres Tregtare "Casa Italia". Nderkohe qe ATM-te e tjera te Veneto Banka mund ti gjeni edhe ne Durres si dhe ne Shkozet. Ne Vlore. Ne Fier. Ne Shkoder. Ne Lezhe. Ne Elbasan. Ne Kavaje. Ne Korçe.

Jemi ne sherbimin tuaj!

Monday, September 23, 2013

"Shqipëria parë nga Otranto"

"Il fenomeno non è certo una novità, ma continua ad affascinare salentini e turisti: quando, come negli ultimi giorni, il cielo è particolarmente limpido, da Otranto si intravedono i monti dell'Albania. 

E la foto di una splendida vista, scattata dal fotografo Roberto Rocca da Otranto, nei pressi della torre di Sant'Emiliano, sta facendo in questi giorni il giro del web raccogliendo commenti entusiastici."

www.leccesette.it


Tuesday, September 10, 2013

"Super oferta e Veneto Banka per depozitat"

super oferta e veneto banka shqipëria per interesat e depozitave.

eshte thjesht nje oferte fantastike! interesat qe aplikojme per t'u perfituar, flasin qarte se jane me te lartat ne tregun bankar shqiptar.

kjo oferte eshte prezente ne cdo filial te veneto banka ne shqiperi. me i fundit filial, ne korce. se shpejti ne shkozet (durres) dhe ne kombinat (tirane).

Sunday, August 25, 2013

"Tre shqetesimet e madheshtise"

E keni vene re qe Shqiperia edhe pse e destinuar per t'u zhvilluar nga turizmi dhe levizja e emigranteve, çdo vere trazohet? Eshte padyshim dikush qe kerkon te gjeje nje shkak. Dhe kete vere u piketua "Permeti". Jo se konflikti mes kishes ortodokse ne mes te qytetit dhe njerezve te bashkise (sipas mandatit te zgjedhesve permetare), ne gjithe keto vite nuk ka ekzistuar. Askush nuk e mohon kete! Por ajo qe dua te them eshte se kete vit u zgjodh Permeti. Qytet i qete. Me njerez te qete. Por... Shume te ndjeshem.

Sikur ate dite te premte te "flijimit te se shenjtes Mari", ne trotuar do te ishin permetaret, te çdo lloj besimi, dhe jo vetem palet ne konflikt. Me sakte te pajtuara nga bashkia e Permetit per t'u konfliktuar. Atehere une nuk do te kisha thene asnje fjale te vetme. Do te isha mjaftuar vetem me fjalet qe aq shume kemi memorizuar: "fali i madhi zot se ndoshta nuk dine ç'bejne!".

1. Katedralja "Ngjallja e Krishtit" ne Tirane. Jam i sigurt qe nese do t- mendoni thelle-thelle ate se c'ka po kerkoj te them ne kete paragraf te pare, do te me japni te drejte. Katedralja e Tiranes, e ndertuar nga Kryepeshkopi i Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise, eshte nje veper madheshtore qe i sherben. Ose me sakte i meshon fort ekzistences se Shqiperise si pjese e pandare e Europes. Me ndertimin e saj. Me madheshtine e saj, padyshim qe dikush do te merrej per te ri-nisur serish sulmet ekstremiste ne drejtim te klerit me te larte te Kishes Autoqefale Shqiptare. Qindra mijera njerez ne festimet e fundit si ajo e Pashkes se Madhe apo te Krishtlindjeve, i shumezojne me 0 perpjekjet per te futur ne polemika per nje truall qe ka ekzistuar kishe qe prej shekullit te 17-te ne Permet. Dhe kete e dine te gjithe permetaret, kelcyrjotet. Te gjithe besimtaret e çdo lloji ne Permetin e qete. Madheshtia e Katedrales se "Ngjalljes se Krishtit" ne Tirane, "shqeteson...".

2. Besimi "ortodoks" ne Shqiperi. Me po te njejten shkak. Me po te njejten shqetesim nga qarqe te caktuara. Sepse eshte nje besim i bukur. I patrazuar. Pa shqetesuar askend. Per me teper eshte aq i bukur. Perse? Sepse nuk urren askend. Pervecse shtohet cdo dite. Me me shume besimtare per festimet. Me me shume njerez edhe te besimeve te tjera. Sepse eshte i bukur. Mjafton te shihni se sa qindra mijera njerez jane ne kishe diten kur mbushet "uji i bekuar". Eshte nje besim qe nuk perjashton askend. Nuk krijon ndasi. Nuk ben dallime. Ndihmon si te varfrin e krishtere ashtu edhe ate te nje besimi tjeter. Per me teper u krijon mundesi besimtareve te tjere edhe te flasin sikur te jene te ortodokse. Dhe gjithcka e ndertuar dhe e misheruar mbi baza te larta te besimit te paster. Ashtu sic duhet te jete ne te vertete. Madheshtia e besimit ortodoks ne Shqiperi shqeteson..."

3. Kryepeshkopi i Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise, Anastasi. Nuk eshte hera e pare qe merren me Hiresine e Tij. Madje do te ishte e kote nese do te shkruaja qofte edhe nje fjale per te. Perse? Sepse e para kryepeshkopi Janullatos nuk deshiron te flitet per te. Per te flet vepra e tij ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare. Flet besimi dhe shpresa qe ka shperndare jo vetem tek ortodokset shqiptare. Ndihmat. Te semuret. Shkollat. Klinikat. Spitalet. Jetimet. Objektet e kultit. Se fundmi Katedralja e Tiranes. Kujdes! Nese do te ishte kryepeshkop "grek", do ta kishte ndertuar ne Athine. Nese do te ishte ne sherbim te Greqise sic mundohen ta quajne, nuk do te ishte vec sherbetor sipas rregullave te kishes ne Himare gjithe keto 3 vite te ceshtjes "Guma". Per me teper qe vec vitin qe shkoi vizitoi Himaren duke mbajtur nje meshe. 

Pra gjithcka flet vete. Edhe ne heshtje. Pa u marre me panoramen se c'ka ofrojne besimet e tjera. Me vrasje deri ne zyre te klerit me te larte. Apo me akuza te ndersjellta per fonde te grabitura. Troje. Ndertesa. Perse merren me krypeshkopin? Sepse nuk e ndare kurre besimtarin ortodokse nga ekzistenca e tij me se pari si shqiptar. Nuk i ka thene kurre besimtareve ortodokse se ata qe me se shumti merren me te, nuk i perkasin fese ortodokse, por nje feje tjeter. Ata, pra jo-ortodokset qe votojne online nese duhet te jete ai apo ndonje tjeter ne krye te besimtareve ortodokse. Nderkohe qe jane keta te fundit ata qe duhet te shqetesohen apo jo se nga kush do te drejtohen. E pra gjithcka e ka kaluar ne heshtje. Perse ka zgjedhur heshtjen dhe jo te ngreje zerin me njerez qe nuk merren me ceshtjet e besimit te tyre? Sepse ka krijuar nje besim qe t'i perkase te gjitheve. Nuk ka sherre mes klerikeve. Njerezit shkojne ne kishe dhe sherbehen prej njerezve te detyruar per te sherbyer. Ate se c'ka Kryepeshkopi Anastasi u ka kerkuar diten kur u ka dhene deshmine e "sherbetorit te puneve te perendise". Madheshtia e institucionit te Kryepeshkopit te ortodokseve shqiptare Anastasi "shqeteson...".

Tuesday, August 13, 2013

"Njeriu i mire"

sot ka ditelindjen aktori i madh bujar asqeriu, i cili na ka mahnitur me rolet e tij ne shume filma shqiptar. e fillon me muzaken tek "ja vdekje, ja liri" duke luajtur perkrah te madhit kadri roshi. 

per te vazhduar me pas me telon tek "njeriu i mire". aktori i preferuar i "binjakeve", regjizoreve muça-mitro me filma fantastik si "telefoni i nje mengjesi". me pas ne role brilante si ai i spiros tek "jeta ne duart e tjetrit" apo "misioni pertej detit". 

bujar asqeriu eshte aktor i plejades se "akademise" vlonjate te artisteve, i cili fale talentit te tij arriti te luante ne shume filma si aktor kryesor, edhe pse vinte nga "provinca". 

se fundmi bujari konturohet si nje aktor i madh edhe i teatrit, me role brilante qe "tronditen" vertet skenen dhe spektatorin shqiptar. me domeniko sorianon tek "filumena marturano" bashke me yllka mujon. apo me markon tek "pamje nga ura" perkrah timo fllokos. apo tek me doktor gurameton tek "darka e gabuar" me ndricim xhepen e madh ku dhe arriti te fitonte cmimin "kult 2012" si aktori me i mire. apo me rolin super te veshtire tek kryevepra shekspiriane "henri i VI".

i madhi sander prosi sapo filmi i tij "njeriu i mire" fitoi kupen e festivalit, per bujar asqeriun e madh do te thoshte: "filmi e meritonte cmimin po njeriun e mire nuk e pame gjekundi".

edhe 100 mjeshtri bujar asqeriu!

Sunday, July 14, 2013

italia "jone"... kaq prane!

ne artikullin e djeshem te "la stampa" editorialisti walter passerini i kushtoi vemendje te jashtezakonshme mbi ate se çdo te bej italia e neserme. sipas passerinit sot jane dy itali ato qe ekzistojne. e para italia e ndermarrjeve qe nuk shkojne mire fale renies se shitjeve dhe kerkojne perhere te kene financime. italia e dyte eshte ajo e ndermarrjeve qe operojne jashte italise. ato qe tashme mund te quhen si te "nderkombetarizuara". ç'ka do te thote se eshte "eksporti" pjesa me terheqese e ekzistences dhe mbarevajtjes se tyre. e ardhmja i perket vetem atyre. 

sipas Geo-Fondacionit te Kerkimeve "Edison", italia eshte ne vendin e pare ne bote ne 3 sektore. i tekstileve. i veshjeve. dhe i lekure-kepuceve. ne vendin e dyte ne bote ne 3 sektore te tjere. ne elektro-mekanik. ne punimet e metaleve dhe qeramikes artizanale. dhe gjithmone ne punimet e syzeve. plastikes. dhe floririn. 

e gjitha kjo do te thote qe italia eshte nje nga 5 vendet "top" se bashku me gjermanine, kinen, japonine dhe korene e jugut per sa i perket perpunimeve qe i behet shume produkteve duke perjashtuar ato ushqimore. pra italia sot eshte nje nga vendet me premtuese per sa i perket produkteve te eksportit. nisur edhe nga te dhenat e shifrave mjaft premtuese te publikuara per vitin 2013.

dhe gjithçka ndodh perballe nesh. ç'ka do te thote se nje pjese te suksesit te eksportit italian, te pakten per tre zerat e pare ku italia kryesonte ne bote, i perket edhe ndermarrjeve "fason" shqiptare. jane ato qe nen etiketen "made in italy", furnizojne sot distributoret me te medhenje te shperndarjes se markes italiane kudo ne bote. 

por nese ne itali qeveria e sapo-krijuar e "lettes" ka si qellim te saj uljen e numrit te te papuneve, duke hedhur pikerisht syte nga keto te dhena premtuese te eksportit italian, çfare duhet te mendojme ne per shqiperine dhe krijimin e vendeve te reja te punes. ka dy lloje politikash thote passerini ne fund te artikullit. politika punesimi dhe politika per punen. te dyja keto duhet te bashkerendohen me njera-tjetren per te ofruar zgjidhje mbi ate ç'ka eshte premtuar.

pra e perseris edhe nje here. sot fale krahut te lire te punes ne shqiperi, shume ndermarrje italiane ose italo-shqiptare kane bere italine te jete ne vendin e pare ne tre sektore perpunues. kur keto ndermarrje per momentin jane shume por mund te themi edhe pak. i mbetet qeverise se re qe ta startoje politiken e saj te punesimit, te shendoshjes se ekonomise pikerisht nga kjo e dhene. 

Sunday, June 30, 2013

Minella Borova, "dashnori i llastuar" i roleve te dyta.

Sa here qe ka trazime, ja si keto qe po na ndodhin ne keto jave te nxehta, te ftohta, te lageshta dhe me diell te ketij fund-qershori, sepse Zoti zgjedh te na shkepuse prej miliona shqiptareve ndonje "yll" si Minella. Minella me floket e "lepire" si cun mamaje. Minella i roleve te dyta. I qante ato. Minella Borova. I llastuar duke ne pamje te pare, por zoteronte nje talent te pakrahesueshem. I shkathet. Me nje "thuthuqesi" qe ja bente me te bukur batuten. Mjeshter i Akademise Korcare te Aktoreve. 

Pak koincidence teksa Minella "zgjodhi" te ikte ne koherat qe ikin aktor te medhenje. Po them ne bote. Dje ne nje artikull ne sitet italiane po lexoja 10 vjetorin e vdekjes se "dives" ne kohen e "divave", Katharine Hepburn. Kujtonin largimin e saj. Ne Itali. Ajo amerikane. Arsyeja dihet. 4 cmime Oscar nga 12 nominime per rrebelen Katharine. Por Minella ne te vertete nuk i kishte 12 te tilla por 12 role. Nuk i ka patur kurre nje shqiptar aktor, apo regjizor ose skenarist. As ne enderr nuk e ka pare shqiptari-artist Oscar-in. Vec ne TV si show. Por kjo s'do te thote qe media shqiptare ta perdhose largimin e Minelles, me lajme te marra nga info-t e wikipedia. Foto me logo nga google. Turp i Zotit! Kur ende nuk ka nje galeri te dedikuar ne internet te aktoreve te filmit shqiptar. Por vec lajme idiote si ai i ndarjes nga jeta kur i madhi Demir Hyskja dergjej ne spital. 

Teksa lexoja artikullin e Katharines i shoqeruar nga foto shume te bukura ne role te saj, mendova nje moment: 66 vjec u largua nga jeta Minella pa foto. 96 vjec Hepburni kur i perkujtohet edhe 10 vjetori i ndarjes nga jeta. Minella te na falesh qe s'e patem nje foto. Per fatin tend nuk u bere aktor ne Broadway te New York-ut qe per nderin tend te fikeshin dritat per nje ore te vetme. Ketu vdes dhe iken. Pra i iken kesaj tollovitje per vota qe nga Qifja tek Colja, te ndodh si Minella edhe pa foto. 

E vertete Minella per ty nuk do fiken dritat per homazh po me siguri ndonje rrugice do ta kete emrin. Packa se ne rrugen ku linde ti mund te kete pllakat edhe se ka bere shurren Edith Durhami apo ka bere sex Bajroni. Kujdes! Per emrin e rrugices me emrin tend do te duhet konsensusi i te gjitha partive. Edhe i partise se Qifes... packa se as nuk e dine se ne cfare filmash ke luajtur. Ti dashnori i llastuar i roleve te dyta.

Shenim. Po e mbyll me nje pjese nga letra e Veli Stafes kur sapo morri vesh humbjen e Migjenit. Sepse te gjithe aktoret tane, jane "migjeniane". Po, po! Pa dyshim te gjithe...

"Dhe sot si cdo herë, një murgeshë e re i uroj mëngjezin e mirë dhomës së vuajtjeve të mia. Por une s'e lashë të bëzëje. 
- Hesht, o murgeshe moter, hesht e mos e shperndaj buzqeshjen tende metalike ne ket dhomë trishtimi: Moter murgeshe, sot ka vdeke kengetari i vehtes t'ande madhështore, por të lanun me nje ane. 
Sot ka vdekur Migjeni. 

Monday, June 24, 2013

"Oferte fantastike per depozitat nga Veneto Banka

super oferta e veneto banka shqipëria per interesat e depozitave.

eshte thjesht nje oferte fantastike! interesat e perfituara flasin qarte se jane me te lartat ne tregun bankar shqiptar.

prezente ne cdo filial te veneto banka ne shqiperi. se shpejti edhe ne korce, shkozet (durres) dhe kombinat (tirane).



Wednesday, June 19, 2013

"Sherbimi ATM 24 ore" nga Veneto Banka

ATM-te jane padyshim nje nga instrumentet bankar me te nevojshem per klientet e nje banke. fale ketij aparati, klienti i nje banke arrin te kryeje terheqje nga llogaria e tij rrjedhese, si meson gjendjen e parave te tij ne banke ne dy versione (print ose video ne ekranin e ATM-se), ne cdo kohe. 

per te kryer veprimet e siperpermendura ne ATM-te e nje banke, nevojitet karta elektronike (ne ATM-te e veneto banka kartat VISA) e cila lidhet me llogarine rrjedhese te klientit. 

sherbimi bankar ATM, eshte nje sherbim qe i ofrohet klientit 24 ore te dites, ne cdo dite te javes mjafton qe ATM te kete shenjen dalluese per kartat VISA.

Tuesday, May 21, 2013

"Doing International Business" - Grupi Veneto Banka

22 maj 2013, Grupi Veneto Banka ne Itali organizon ne seline qendore te saj, nje nga eventet komerciale me te medha ne rajonin e Veneto-s. ky takim do te zhvillohet per te promovuar se bashku me te mirenjohurat italiane Sace dhe Simest, mundesite qe ofrojne tregjet nderkombetare per biznesin italian. 

keshtu pra prezantohet nje mundesi e arte per nxitjen e biznesit nga Veneto, per te investuar edhe ne Shqiperi ku sic dihet kohet e fundit ndihet nevoja per te ardhur sa me shume investitore te huaj, duke shfrytezuar resurset e vendit tone. avantazhet e panumerta qe paraqet Shqiperia, klima e shendoshe per te zhvilluar biznes. krahu i lire i punes. taksat dhe lehtesite ne financime me ane te projekteve te shumta qe qeveria italiane ka akorduar ne gjithe keto vite bashkepunimi me qeverine shqiptare. njohja e gjuhes italiane, kultura dhe tradita e saj. 

jane keto elementet qe do te prezantohen ne kete event te pakrahesueshem per nga rendesia e saj. ndaj dhe jane ftuar shume partnere te biznesit dhe institucione prestigjioze te cilat i permendem edhe me siper. nuk mbetet gje tjeter vecse pjesmarrja dhe interesi per te bere sa me shume biznes me partneret shqiptar.

Ora 14.30, Montebelluna, e merkure dt. 22 maj 2013.

Sunday, May 19, 2013

Besa e Kavajes dhe Veneto Banka

me lot ne sy sot ne kavaje pas shume e shume sfidash, ndava emocionet e mia me nje ekip djemsh te rinjsh. jane ata, te rinjte e talentuar me mentalitet fituesi te nje qyteti. te rinjte e kavajes. 

sot perfunduam nje sezon plot emocion, me talente te spikatur ne cdo sfide, talente qe sot mbyllen ciklin me te rinjte dhe kaluan ne ekipin e te rriturve. 

sezonin e ardhshem serish do te jem me kete ekip ne cdo ndeshje, ne cdo qytet. me djemte e rinje te beses te kavajes qe mbajne ne fanellat e tyre, logon e veneto banka.

Saturday, May 18, 2013

Perse merren me politike shqiptaret?

Mbeten edhe pak dite nga e djela e parafundit e qershorit (23). Ngado neper Shqiperi sheh adeziv qe kane pushtuar zyrat elektorale ne ambiente te marra me qera per pak kohe. Dhe bannera e flamuj partish qe te krijojne idene se dita e "perplasjes" se madhe per vota qe prodhojne pushtet po afron. Gjithcka ne kete vend eshte pushtuar nga fushata elektorale. E thene dhe ster-thene me mijera here qe vendi nderkohe duhet te punonte. Duhet te ndertonte. Megjithate me shume vaksina kolektive qe kemi bere ne mish per t'u mbrojtur nga epidemi te ndryshme, kjo e fundit, pra vaksina-politike duket se ka qene jo e skaduar.

Teksa degjoja kryeministrin e ardhshem Rama, te ri-perseriste tek Harizaj nga Vlora i "shqiptarja.com" se pas 23 qershorit do te qeveriste me tekniciene dhe jo me politikane, m'u kujtua per nje moment prof. i Bocconi-t, Monti. Pra ish-kryeministri italian qe qeverisi me tekniciene nje Itali te renduar nga politika, dmth. me asnje partiak. Madje me ndonje minister qe ishte dhe shok i ngushte me te dhe per kete zgjedhje personale te prof-it., nuk iu tha as "plaç me goje".

E pra te tille format qeverie duket se do te na ofroje kryeministri i ardhshem i socialisteve, Rama. Nje qeveri ku me shume sipas gjasave do te kene nga nje post ministror te perzgjedhurit e tij. Ç'ka do te thote se nisur nga ajo qe modeli Rama ofroi ne Bashkine e Tiranes, nuk eshte aspak e veshtire te kuptojme se socialistet qe do te bejne fushate elektorale, ata qe do te djerdhin djerse duke numeruar votat me dite te tera neper palestra shkollash 8-vjecare apo te mesme, nuk do te jene te pranishem ne nivelin e pare te qeverisjes. Por ndoshta edhe ne te dytin. Per te mos e bere tragjike situaten ndoshta mund ta gjejne veten ne te tretin nivel qeverisje.

Pra ministrat do te jene tekniciene dhe ndoshta jo-partiak. Kjo e fundit ende e pa-thene zyrtarisht nga kryeministri i ardhshem, Rama. Serish nisem nga fakti qe ne gjithe vitet qe Rama drejtoi Bashkine e Tiranes, pothuajse asnje prej drejtoreve ne Bashki nuk ishte socialist. Se cfare ndodhi me pas me ta kete tashme te gjithe e dime. Eshte zgjedhje e tij, e tyre, ndoshta dhe e jona si socialist. Vertet qofshin te mireseardhur ne "shtepine" tone socialiste.

Te qeverisesh me jo-partiak ne Shqiperi eshte vertet nje ndermarrje shume e guximshme. Ndoshta opinioni i gjere, me se shumti apatik kohet e fundit me politiken, do ta mirekuptoje kete vendim te Rames (Berisha besoj se s'do ta eksperimento kurre). Nisur nga ajo qe ne Itali u provua dhe per aq sa zgjati, qeverisja me tekniciene nuk ishte fundi i botes dhe sipas rrethanave qe u krijuan nuk funksionoi keq.

E pra ne gjithe kete skenar qe pritet te ndodhe, sipas gjasave qeveri e re qe do te dale me votat e elektoratit qe do te votoje Partine Socialiste do te jete tekniko-profesioniste. Pra nje qeveri jo me deputete, por me tekniciene, profesionist, te zanatit, te fushes, te spikatur, menaxhere, dhe ndoshta jo-partiak. Nderkohe qe po e mendoj me kujtohet deklarata e Berlusconit para disa muajsh. Ishte deklarata me e bukur dhe me e goditura e tij pas doreheqjes se fundit nga kryeminister. Dhe i parapriu asaj qe realisht do te ndodhte me pas. Pra fundin e qeverisjes se prof. Montit me tekniciene dhe ardhjen ne qeveri te partiakeve nga te gjitha spektret dhe ngjyrat. Ajo deklarate e "Cavalliere-s" eshte kuptuar dhe ri-prodhuar tekstualisht keshtu prej meje keshtu:

"Per ç'fare merremi me politike ne partite italiane? Ç'fare do t'i themi elektoratit italian, hidhe voten ne kutine e votimit per partine se do qeverisesh nga teknicienet? Duhet ta zgjidhim menjehere kete gje ne favorin tone. Vetem politika prodhon pushtet dhe qeverise!"

Pra nga e gjitha kjo qe pritet te ndodhe une arrij ne konkluzionin se te gjitha energjite qe po harxhohen nga simpatizantet e PS-se sot, dhe ndoshta te PD-se neser, votat e tyre dhe te publikut do te shkojne drejt nje qeverisje nga teknicienet. Atehere me te drejte lind pyetja: perse gjithe keto shpenzime energjish, parash, kohe te cmuar per t'i vene ne sherbim te politikes kur politikes nuk i pelqen te qeverise, ashtu sic edhe ka misionin? Per misionin per te cilen edhe paguhet nga taksat e shqiptareve. Pra vertet perse bejne politike shqiptaret kur perfundimi dihet... Perse kane kaq kohe te tepert te merren me te?



Wednesday, May 15, 2013

Veneto Banka dhe Juventus

Klubi i Juventus u shpall per heren e dyte rradhazi kampion i Serise A ne Itali, ne sezonin 2012-2013. Pas nje sezoni dominues, qe ne ndeshjet e para te kampionatit, bardhezinjte e Juve-s ri-konfirmuan superioritetin e tyre ne nje nga kampionatet e futbollit me te forte ne bote, atij italian.

Klubi i Juventus-it luajti gjithashtu gjate ketij sezoni me sukses edhe ne Kupen e Kampioneve. U eleminua ne cerekfinale nga Bayern i Mynihut, ekip ky i cili do te luaje edhe finalen e madhe te Champions.

Nderkohe Veneto Banka ishte sponsor i Juventus edhe kete kampionat 2012-2013. Me sakte eshte viti i trete rradhazi, ku duhet permendur fakti qe jane plot dy sezone qe Juventus shpallet kampion i Serie A me sponsor zyrtar nje nga bankat me te medha ne Itali, Veneto Banka.

Gjate ketyre tre sezoneve, Veneto Banka ka zhvilluar edhe fushata te ndryshme publicitare me futbollistet e Juventus-it. Perpos faktit qe logo e Veneto Banka eshte prezente ne cdo ndeshje qe Juventus luan ne "shtepine" e vet ne Torino.

Edhe sezonin e ardhshem 2013-2014 sipas te gjitha gjasave, Veneto Banka do te jete serish sponsor zyrtar i Juventus. Nen moton e sloganit "nje titull i fituar i hap rrugen tjetrit", Veneto Banka do te rikonfirmoje mbeshtetjen e saj ne klubin me te madh ne Itali "Zonjen e Vjeter", Juventus.

Veneto Banka, se shpejti kudo.

Tashme eshte zyrtare, jane dy filialet e reja te Veneto Banka qe priten te ofrojne sherbime bankare shume shpejt. 

Nje nga filialet e reja eshte ne Korçe tek ish-Turizmi duke u bere keshtu filiali i dyte i Veneto Banka ne nje zone deri tani te pa-mbuluar me sherbimet e saj bankare. 

Filiali tjeter i ri i Veneto Banka ndodhet ne Shkozet - Durres, ne zonen e dyte me te madhe industriale te Shqiperise, pas asaj te autostrades Tirane-Durres, ku operon nje tjeter filial i Veneto Banka (rruga dytesore, pa shkuar tek QTU, km.3).

Pra rrjeti i filialeve te Veneto Banka po zgjerohet. Teksa kane mbetur edhe shume pak qytete ne territorin shqiptar pa u mbuluar me sherbimet tona bankare. Aktualisht Veneto Banka operon ne Tirane (me 5 filiale), ne Vlore, Fier, Shkoder, Durres, Kavaje, Elbasan dhe Lezhe.


Veneto Banka, se shpejti kudo!


Tuesday, May 14, 2013

"Veneto Banka ne Himare"

"Veneto ne Himare. Historia ri-perseritet" - Lefter Cipa.

Kaq tha mjeshtri i madh i fjales bregase, Lefter Cipa nga Piluri kur pa logon e pandare te Veneto Banka ne Himare ne festimet e celjes se sezonit turistik 2013.

Jo se logo e Veneto Banka nuk ka qene prezente, ne stadium apo ne sallen e lojerave me dore. Ne stadium duke mbeshtetur ekipin e futbollit Himara, kete sezon ne vendin e 6-te te kategorise se pare. Ne sallen e lojerave me dore, duke qene sponsor i vetem i ekipit te vajzave te reja te Himares ne volejboll. Vajza te cilat drejtohen nga mjeshtri i rrjetes himarjote, prof. Kristo Rondo.

Dhe per te dale nga ambienti i mbyllur, ku eshte prezente logo duhet te vinte momenti i celjes se sezonit turistik. Veneto Banka ishte nje nga sponsoret e ketij aktiviteti qe u promovua me se miri nga ana e Bashkise Himare, kryetarit te saj, Jorgo Goro. Kudo ishte prezente. Ne manifeste. Ne rruge. Neper tryeza me materialet e saj publicitare.

Si per te vertetuar ate qe tha "mjeshtri i fjales" Cipa. Kur djem nga Himara niseshin neper det per ne Venedik per te dorezuar kuroren mbretit. Kur anijet venedikase ankoroheshin ne Spile si je shtepine e tyre duke gjetur mikpritjen himarjote. Dyerte e tyre te hapura. Ja perse themi:

"Veneto ne Himare, historia ri-perseritet"




Thursday, May 2, 2013

"Open Season Himara 2013"

Eshte bere tradite tashme me ardhjen e kryetarit te Bashkise Goro ne krye te puneve ne Himare, organizimi i celjes se sezonit turistik. Ashtu si vitin qe shkoi edhe kete vit ne Himare do te organizohen aktivitete te ndryshme social-kulturore. Gjithcka do te ndodhe ne daten 11 maj 2013, si tradite organizimi nje jave pas pashkes se madhe.

Pra diten e shtune me 11 maj 2013, Himara do te kthehet ne nje qytet argetues, shume atraktiv per te gjithe ata qe do te zbresin nga Qafa e Llogarase drejt plazheve te Himares. Shetitorja kryesore e Himares do te kthehet ne nje mini-panair duke promovuar produktet qe do te konsumohen me se shumti gjate muajve te veres. Jane te shumta kompanite shqiptare qe do te ofrojne produkte ne kete dite me shume njerez ne Himare, ku vlejne te permenden Kompania "Neranxi". Birra "Korca". "Pepsi". Birra "Stela". Te gjitha keto partnere te perhershem te organizimit te eventeve te ndryshem ne Himare. Dhe per here te pare "Primitivo Wine Cellar" me vererat e saj prestigjioze nga Italia.

Keto jane pak a shume emrat qe do t'i japin jete paradites tregtare ne shetitoren e Himares. Te mbeshtetura nga dy partneret kryesore dhe te pandashem ne aktivitetet e Bashkise se Himares. Veneto Banka dhe Vodafone Albania. Si dhe "Dajti Ekspres". Gjithcka e mire-organizuar dhe e kuruar nga Agjensia e Publicitetit "Connext Albania", me stafin e saj te perkushtuar qe do t'i japin perfeksion ketij aktiviteti te shumepritur ne Himare.

Veneto Banka vjen ne kete aktivitet ne Himare, te celjes se sezonit turistik 2013 pas nje bashkepunimi te suksesshem ne disa aktivitete kulturore-sportive. Tashme si sponsor zyrtar i ekipit te volejbollit te te reja te Himares per femra, dhe prezences me publicitetin e Veneto Banka ne stadiumin e Himares "Petro Ruci".


"Open Season Himara 2013"

Eshte bere tradite tashme me ardhjen e kryetarit te Bashkise Goro ne krye te puneve ne Himare, organizimi i celjes se sezonit turistik. Ashtu si vitin qe shkoi edhe kete vit ne Himare do te organizohen aktivitete te ndryshme social-kulturore. Gjithcka do te ndodhe ne daten 11 maj 2013, si tradite organizimi nje jave pas pashkes se madhe.

Pra diten e shtune me 11 maj 2013, Himara do te kthehet ne nje qytet argetues, shume atraktiv per te gjithe ata qe do te zbresin nga Qafa e Llogarase drejt plazheve te Himares. Shetitorja kryesore e Himares do te kthehet ne nje mini-panair duke promovuar produktet qe do te konsumohen me se shumti gjate muajve te veres. Jane te shumta kompanite shqiptare qe do te ofrojne produkte ne kete dite me shume njerez ne Himare, ku vlejne te permenden Kompania "Neranxi". Birra "Korca". "Pepsi". Birra "Stela". Te gjitha keto partnere te perhershem te organizimit te eventeve te ndryshem ne Himare. Dhe per here te pare "Primitivo Wine Cellar" me vererat e saj prestigjioze nga Italia.

Keto jane pak a shume emrat qe do t'i japin jete paradites tregtare ne shetitoren e Himares. Te mbeshtetura nga dy partneret kryesore dhe te pandashem ne aktivitetet e Bashkise se Himares. Veneto Banka dhe Vodafone Albania. Si dhe "Dajti Ekspres". Gjithcka e mire-organizuar dhe e kuruar nga Agjensia e Publicitetit "Connext Albania", me stafin e saj te perkushtuar qe do t'i japin perfeksion ketij aktiviteti te shumepritur ne Himare.

Veneto Banka vjen ne kete aktivitet ne Himare, te celjes se sezonit turistik 2013 pas nje bashkepunimi te suksesshem ne disa aktivitete kulturore-sportive. Tashme si sponsor zyrtar i ekipit te volejbollit te te reja te Himares per femra, dhe prezences me publicitetin e Veneto Banka ne stadiumin e Himares "Petro Ruci".


Wednesday, May 1, 2013

1 Maji i Veneto Banka

Sot eshte 1 Maji. ne bote njihet si festa e punetoreve. dita e solidarizimit me te drejtat e tyre.

Veneto Banka vjen ne kete 1 maj me me shume vende pune. me shume filiale te hapura, ne qytetet me kryesore te Shqiperise. me shume departamente. nje banke e re qe ne 5 vjet ka shenuar rritjen me te madhe ne sistemin bankar shqiptar.

pjesmarrese ne te gjitha panairet e punes, nga ku shume prej CV te dorezuara sot disa aplikante jane pjese e Veneto Banka.

kjo eshte banka e cila ka ne princip te sajin marredhenien e drejtperdrejte me kapacitetet, grupet e interesit, ne cdo qytet ku operon.

Sunday, April 14, 2013

"I bukur njeri" - Peisazh i Dori Keko

si cdo te djele une shkruaj dicka per te kujtuar Dori Kekon. edhe sonte teksa me doli perpara ftesa e pervjetorit te 10-te ndarjes se tij nga jeta. ne kopertinen e kesaj ftese te pergatitur nga stafi organizator i kesaj perkujtimoreje, dhe me bekimin e Xhuli Shkurti Keko dhe djemve, eshte nje foto e bukur e Dorit teksa mediton ja ashtu si per te na thene kumbueshem me zerin e tij te embel, te dashur:

"cfare prisja une te me sillte demokracia?! nje kale nje qen. nje shtepi ne plazh".

Por te gjitha ato pak gjera c'ka kerkoi Dori ajo, demokracia, nuk ja solli. ajo qe ai "perkundi" lehte si nje femije ne djep". ajo qe Dori u kujdesua te na vinte te gjithe neve, me e bukur nga ajo c'ka ne e mendonim. Teksa e teproi disi me llastimin e sinqerte te Dorit i solli atij merzitjen. brengen. marazin. Dhe te gjitha keto Dori i "trazoi ne nje koktejl alkooli", per te na dhuruar ne te gjitheve ndarjen nga Dori fizikisht, por jo nga poezite e tij.

ndaj dhe une sonte zgjodha nje poezi qe i shkon per shtat prezences se tij te bukur tek ne:

"I bukuri njeri" - Peisazh

Hene e verdhe si buke e pjekur
qendron mbi fushe e derdh nje tis mielli.
Tani furrtari diku eshte duke fjetur,
ere buke mban i gjith qielli.

Diku eshte mbeshtetur i lodhur nga puna,
djersitur nga afshi i furres.
Dhe, ja, tek po zgjohet me brume der' ne berryla,
me vesen ne floket e grunjes.

Nje buke me te madhe do te bej kur agon,
nje buke te bardhe qe ngroh toke e njerez.
Dielli do ta vere me ngadale ne horizont
i bukuri njeri i punes e i djerses.

Teodor Keko, 1986

Saturday, April 13, 2013

Veneto Banka - Company Profile

Veneto Banka është themeluar në vitin 2005 mbas blerjes së 100 % të aksioneve të ish-Bankës Dardania nga ana e Familjes Mariano, duke u bërë kështu e vetmja bankë me tërësisht kapital italian në Shqipëri.

Me një rrjet prej 12 filialesh, të shtrira në qarqet më kryesore të vendit, Veneto Banka operon kryesisht me bizneset e vogla dhe të mesme, si një mbështetës i fuqishëm si për prodhuesit shqiptar ashtu dhe për bizneset e sipërmarrjet italiane - tanimë më shumë se 500 - të cilat e kanë zgjedhur Shqipërinë për të bërë biznes.
Veneto Banka në vitin 2008 u bë pjesë e Gruppo Veneto Banca, i cili zotëron 100% të kapitalit të institutit.

Gruppo Veneto Banca është një nga 10 grupet bankare më të mëdhenj italianë, me 421 filiale; nëpërmejt Veneto Banca S.c.p.a. e cila është një shoqëri kooperative e cila kontrollon 7 banka të cilat operojnë në rajonet më të industrializuara të Italisë dhe të Europës Lindore.

I karakterizuar nga një frymëzim i fortë rajonal, tipik për bankat kooperative, grupi po vazhdon shtrirjen e tij territoriale, duke vendosur si element kryesor të aktivitetit të tij marëdhënien e drejtperdrejtë me klientin, etikën si dhe cilësinë e lartë të produkteve dhe shërbimeve që ofron.
Gruppo Veneto Banca ka zgjedhur Europën Lindore si zonën kryesore për zhvillimin e projektit të ndërkombëtarizimit të tij, duke patur si objektiv mbështetjen financiare për bizneset italiane si dhe vlerësimin e kapaciteteve të zhvillimit në vendet ku grupi operon.

Gruppo Veneto Banca është prezent në Rumani me Banka Italo-Romena, blerë në vitin 2001 e cila sot ka 22 filiale; Në Kroaci me Veneto Banka e blerë në vitin 2006 dhe sot ka 7 filiale; Në Republikën e Moldavisë me Eximbanka, e blerë po në vitin 2006, me 20 filiale. Në të gjitha ato vende ku është e dukshme prezenca e investitorëve italianë, rajone premtuese për zhvillimin e tregjeve të reja, duke patur parasysh karakteristikat e tyre politike, ekonomike dhe institucionale.

Thursday, April 11, 2013

"Nga Veriu i Italise ne zemer te Shqiperise" - Gazeta "shqiptarja.com"

Brenda një periudhë relativisht të shkurtër kohe, banka juaj ka hapur disa degë të reja, ndërkohë kur rrjeti i përgjithshëm bankar ka një zgjerim tepër të kufizuar. Cila është arsyeja prapa një lëvizje të tillë?

Veneto Banka është një bankë relativisht e re në sistemin bankar shqiptar, e blerë vetëm në vitin 2009 nga Grupi Veneto Banka, me qendër në Trevizo të Italisë. Një nga qëllimet kryesore të këtij grupi mjaft dinamik në Itali, është shtrirja në territore të reja me banka të konsoliduara. Ndoshta kjo mund të jetë pak e guximshme në këtë moment, kur ndihen efektet e krizës si kudo, e kur bankat e tjera, sipas opinionit tim, janë në momente reflektimi. Këtu bazohet dhe strategjia jonë, ku theksi vendoset mbi shfrytëzimin e kapaciteteve tregtare, kryesisht në përzgjedhjen e klientelës. Konkretisht, synohet një potencial zhvillimi i gërshetuar me zgjerimin e veprimtarisë në treg, kryesisht duke hapur filiale të reja në territore “të pa-mbuluara”. Kjo, falë dhe përzgjedhjes me kujdes se ku ato do të operojnë, sipas një procesi gërshetimi të vlerave dedikuar shërbimit të klientëve dhe stafit të përkushtuar e mjaft profesional.

Si pjesë e një prej grupeve bankare më të mëdha në Itali, mund të shpjegoni shkurtimisht strategjinë e biznesit për të zgjeruar veprimtarinë bankare në Shqipëri?

ADN-ja e të gjitha bankave të Grupit Veneto Banka, kudo ku grupi vepron tradicionalisht prej vitesh me bankat e saj, është marrëdhënia e drejtpërdrejtë, duke iu ofruar klientëve shërbime bankare cilësore.

Grupi Veneto Banka është prezent prej vitesh në vendet e Europës Juglindore, duke kontrolluar kapitalin e disa bankave në: Rumani (Banca Italo Romena), Moldavi (Eximbanka) dhe Kroaci (Veneto Banka). Banka i shërben klientëve tanë jashtë territorit italian, me një numër të madh filialesh, pasi Grupi Veneto Banka është grupi i tretë bankar italian me më shumë filiale jashtë Italisë. Mjaft biznese të vogla e të mesme italiane operojnë prej kohësh në Europën Juglindore, dhe shumë prej tyre janë mjaft aktive, me investime strategjike. Këto biznese kanë përzgjedhur bankat e Grupit Veneto Banka si partnere në zhvillimin e tyre në këto territore; për më tepër në Shqipëri, ku aktualisht Italia është partneri kryesor tregtar me afërsisht 45% të totalit të shkëmbimeve tregtare. Nisur nga kjo, Grupi Veneto Banka evidentoi Shqipërinë si treg potencial zhvillimi të biznesit italo-shqiptar, që për hir të së vërtetës, po shënon çdo vit stabilitet në shkëmbimet tregtare. Mendoj se ky treg ka shumë potenciale zhvillimi e rritje në të ardhmen në disa sektorë strategjikë, të cilët do të kenë ndryshime pozitive në Shqipëri, të krahasueshme me vendet e tjera në rajon. Këtu mund të përmendim investimet në sektorin e turizmit, burimet natyrore, energjinë, infrastrukturën etj.

Çfarë e dallon në sytë e konsumatorit shqiptar bankën tuaj nga të tjerat; pse ata zgjedhin Veneto Banka?

Veneto Banka, si gjithë bankat që janë pjesë e Grupit Veneto Banka, ka në profilin e saj marrëdhënien e drejtpërdrejtë me klientin, duke iu dedikuar atij me të gjitha mundësitë e saj menaxhuese. Shërbimet e Veneto Banka janë në çdo kohë cilësore dhe në kohë reale. Dinamizmi i deritashëm, i gërshetuar me profesionalizmin e stafit të Veneto Banka, ka dhënë frytet e tij. Sot gjendemi përballë një realiteti të patjetërsueshëm e aspak të rastësishëm, ku Veneto Banka, falë dedikimit dhe shërbimit 360 gradë në shërbim të klientëve, ajo ka shënuar hapa mjaft cilësorë zhvillimi dhe pozicionimi, në një treg vital bankar si ai shqiptar. ADN-ja e të gjitha bankave të Grupit Veneto Banka, kudo ku grupi vepron tradicionalisht prej vitesh me bankat e saj, është marrëdhënia e drejtpërdrejtë, duke iu ofruar shërbime bankare cilësore klientëve.

Si e shihni ju pozicionimin e Veneto Banka në sektorin bankar shqiptar dhe në sistemin financiar?

Është i rëndësishëm të evidentohet fakti që Veneto Banka nuk mund të krahasohet me bankat e tjera më të më mëdha, që operojnë prej vitesh në sistemin bankar shqiptar, si dhe me shtrirjen e tyre me një numër të konsiderueshëm filialesh, thuajse në çdo qytet të Shqipërisë. Gjithsesi, nisur nga eksperiencat e ndryshme në të tetë qytetet ku ne operojmë me filialet tona në Shqipëri, mendoj se gjithçka duket pozitive. Sigurisht, ka një rritje mjaft të dukshme, e pasqyruar kjo dhe në raportet e AAB-së. Ajo që do doja unë të konfirmoja si drejtor i Përgjithshëm i Veneto Banka, është se strategjia jonë do të jetë ajo e mbajtjes së po të njëjtës ecuri.

Tuesday, April 9, 2013

Veneto Banca Group - Overview (ENG)

The Veneto Banca Group is one of the first 12 Italian banks by assets under management and the result of an evolution that had its origins in 1877, when the Banca Popolare di Montebelluna was founded.

Today the structure of the Veneto Banca Group is made up of three banks in Italy (the parent company Veneto Banca in the north, Cassa di Risparmio di Fabriano e Cupramontana in the centre and Banca Apulia in the south – all with branches in Rome, too) and four overseas banks ((Veneto Banka Croatia, Veneto Banca Albania, Banca Italo Romena and Eximbank Moldova), with the addition of numerous product companies.

Veneto Banca is a non-listed cooperative bank and acts as parent company. It operates as a retail bank in northern Italy and in Rome, managing the companies of the Group and providing services to its subsidiaries, maximising economies of scale and enabling synergy and efficiency. The Italian and overseas subsidiaries can therefore focus on managing their business, supported by this easy, streamlined structure.

All the Group's banks serve the territory where they operate, also supporting local bodies and associations in sectors such as environmental and artistic heritage protection, medical research, welfare, training and youth sports, in line with the cooperative spirit of the parent company.

The mission of Veneto Banca Group is to be innovative and autonomous, a leader in its local communities, able to provide quality services and to ethically and responsibly create value over time for shareholders, clients and employees.

"Barleti Volley" vs. "Tirana". Kush do te jete kampionia?

Neser ne Durres, dt. 10 Prill 2013 ne oren 16.00, Pallati i Sportit "Ramazan Njala" do te oshetije serish nga tifozet Ultras te UMB-se.

Luhet super finalja "Barleti Volley" vs. "Tirana" per shpalljen e titullit kampion ne Volejboll per Femra.

Pas kater barazimeve (2-2) ne kater finalet e luajtura deri tani, neser ne finalen e fundit do te njohim edhe kampionen e volejbollit per femra.

Veneto Banka do te jete se bashku me UMB-ne ne Pallatin e Sportit ne Durres per t'i dhene mbeshtetje vajzave "barletase".

Ju urojme vajzave kampione te Universitetit "Marin Barleti", suksese!


Monday, April 8, 2013

"Veneto Banka ne stadiumet shqiptare"

Ne stadiumin e Kavajes krahas shume publiciteteve te ndryshme jane prezente edhe bannerat me logon Veneto Banka. Kjo pasi Veneto Banka eshte nje nga sponsoret zyrtare te Beses, ne kete edicion 2012-2013 te superliges shqiptare.

Veneto Banka eshte gjithashtu sponsor edhe i ekipeve te U-19 & U-17 te Beses ne Kavaje, ne kete qytet ne te cilin operon me sukses nje prej filialeve te Veneto Banka ne Shqiperi.

"Veneto Banka promovon..."

Vazhdojme te promovojme suksesshem prane te gjitha filialeve te rrjetit te Veneto Banka ne Shqiperi, oferten me te fundit per interesat e depozitave.

Afate te larmishme, me interesa konkuruese per depozitat ne Lekë, Euro dhe Dollar. Ne kete oferte te re, Veneto Banka ofron dhe mundesine e depozitimit te parave tuaja duke perfituar interesa periodike çdo 1 muaj, 3 muaj dhe 6 muaj.

Oferta jone per interesat e depozitave eshte me e mira aktualisht ne tregun bankar shqiptar. Drejtohuni prane cdo filiali te Veneto Banka ne Shqiperi: Tirane, Shkoder, Vlore, Durres, Fier, Elbasan, Lezhe, Kavaje.

Ju mirepresim!

"Kur sporti i nje kombi vdes"

Ne profile tim ne FB postova disa foto nga nje prej finaleve (2-2) per kampion ne volejboll per femra mes "Barleti Volley" vs. "Tirana".

Deri tani jane zhvilluar 4 ndeshje dhe mbetet 1 finale e vetme. ndeshje me rivalitet, me emocion dhe fatkeqesisht me shume pak tifoze. sporti i volejbollit po vdes. basketbolli gjithashtu. paturpesisht strukturat e Ministrise se Sporteve, Federates se Volejbollit i kane lene sportet e lojerave me dore ne meshire te fatit.

Nderkohe ne shkojme ne keto ndeshje dhe mbeshtesim vajzat me zerat tane nderkohe qe duhet te ishin shume. shume. shume zera si ne per te risjelle sadopak shkelqimin e yjeve si Ela Tase. Moza Ibrahimi. Gaz Çaçi. te dy Doçët (Alketa & Adi).

Nuk mjafton me besoni. Nuk mjafton ajo pak zhurme modeste qe ne krijojme sa here kur luhen finalet. Duhet me shume... duhen shume zemra qe e dashurojne sportin. ate qe dikur na dha lavdi. na dha emer si komb: Albania. Dinamo. Partizani. Etj.

Sunday, April 7, 2013

Veneto Banka & Universiteti "Marin Barleti"

Mbeten edhe pak ore nga finalja e madhe ne volejboll per femra, "Barleti Volley" vs. "Tirana".

Gjithcka do te vendoset sot dt. 07 prill 2013 ne oren 16.00 ne Pallatin e Sportit "Fahrije Hoti", tek Rruga e Kavajes ne Tirane.

Veneto Banka dhe Universiteti "Marin Barleti" se bashku me kampionet e UMB-se, ne kete rrugetim te gjate per t'u shpallur kampione te sezoni 2012-2013.

Tuesday, April 2, 2013

Veneto Banka ne Panairin e Punes, Prill 2013

Panairi i Punes kete vit do te mbahet serish ne Pallatin e Kongreseve nga dt. 04-06 prill 2013 dhe Veneto Banka Shqiperia edhe kete vit nuk do t'i mungoje ketij panairi.

Aplikime per vende te reja pune ne filialet e rrjetit te Veneto Banka ne Shqiperi si dhe prane departamenteve te ndryshme.

Per te patur mundesine e aplikimit na vizitoni ne stenden tone ne kete panair ose dergo CV (me foto) ne adresen e e-mail: risorse.umane@venetobanka.al

Sunday, March 24, 2013

"Duke lexuar programin..."

Mbeten edhe pak dite nga 23 qershori qe do te na jape formatimin e nje qeverie te re. Une po flase si shume njerez apo votues qe do te votojne ate dite. Pra cka do te thote se po flase dhe po flase vetem per nje qeveri te re. Kush do te jete ajo? E majte (ka me shume gjasa). E djathte (e ri-konfirmuar). Pra te dyja keto pretendente, dhe tre te tjera ne "liste pritjeje" per ne avionjn qeveritar te 23 qershorit.

Pra te pesta forcat faktore aktuale kane nje program qeverises. E majta (Partia Socialiste) thote qe kam nje program per cdo sektor. E djathta (Partia Demoktatike dhe satelitet bashkeqeverises) po ashtu thote e kam nje program, me shume ri-konfirmimi dhe vazhdues reformash. Pavaresisht se nje "due diligence" nuk ka bere ende mbi ato cka premtoi ne programin e 2005 dhe cka realizoi keto 8 vite qeverisese. Madje edhe e majta nuk ka nje ndryshim programi. Me sakte ate cka nuk realizoi dot si premtim ne tentative ne 2009 dhe sot vetem pak muaj para qershorit te 2013-es.

Dhe per me teper qe te tre partite e tjeta aktuale satelite nuk kane programe te mirefillta por vecse te lexuara dhe te kuptuara nga llogjika e elektoratit e perkthyer ne vote, si "mbushese topi". Anipse ky term perkon me mbiemrin e njeres prej partive qe pritet te marre vota per te bashkeqeverisur. Per te mos thene me larg per partine qe u ngrit mbi doza te larta patriotizmi, a thua se ky nocion ploteson shporten e mireqenies post-ozhrashot te tranzicionit te ster-zgjatud shqiptar.

Te gjjtha keto per te arritur ne perkufizimin se forcat politike ne Shqiperi, aktualisht perpara 23 qershorit 2013, nuk e kane nje program. Perse them qe nuk e kane nje program? Sepse program per shqiptaret do te thote: 1. ku do punoj? ku do jetoj? si do jetoj? ku do kurohem? do iki jashte apo do me pelqej te punoj ne atdheun tim? ku do shkollohem? ku do vdese?

Keto pyetje lindin vetvetiu tek une qe di ta lexoj programin. Imagjinoni nje banor qyteti te larget. Nje fshtar te nje zone te thelle. Ai e kupton programin tek ardhja si dikur i "gjermanit" ne kohen e "xhaxhit" per export. Mjekut ne familje qe sajdisej me nje gote raki dhe me nje qese arra. Viziten mjekesore ne qytet pa paguar bakshish dhe pa u diagnostifikuar tek privati per veshka dhe operuar per apandesit. Vendin e punes jo si militant partie por si detyre per punesim. Mbrojtjen e rendit edhe pa police. Jeten e njeriut qe asnje prej partive nuk e ka ne axhende. Shkollimin tek privati apo shteterori. Hyrjen ne spital pa paguar tek roja. Marrjen e nje vertetimi tek nje zyre.Jo ne 7 zyra nga 2 mije leke te vjetra. Punesimin pa nderhyrje me telefonata apo me sms. Ashtu sic duhet te jete. Konukrence!

Keto jane me se shumti ato qe kerkojne te shkruhet per t'u lexuar nje program qe ka nevoje te lexohet dhe jo te ngelet ne leter. Te kuptohet dhe te votohet. Ate qe na sugjeron Europa. Cka do te sjelle parandalimin e provincializimit te Shqiperise. Vetem keshtu populli di te lexoje dhe te votoje nepermjet votes se tij. Lule. Prezantime. Lloj germash. Numri. Foto. Te gjitha keto rezervojini per nderkombetaret. Si dhe per te gjithe ata qe thone se e ka nje program. Duhet thjeshtesi. Cfare ofron. Jo qoka. As salltanete. Ato duhen, e perseris, per "monitoruesit" e programeve. Ata qe vijne rendom per qoka gezimi apo vakie.



Thursday, March 21, 2013

Veneto Banka në nismën "Për një Tiranë Europiane"

Në kuadrin e aktiviteteve të "përgjegjshmërisë sociale", Veneto Banka u bë pjesë e një investimi në hapësirat ndarëse të një rruge mjaft të njohur nëTiranë. Rruga "Papa Gjon Pali II", ku ndodhen godinat e Radio Televizionit Shqiptar dhe Ambasadës Italiane, tashmë i ngjan një rruge larg realitetit të rrugëve të tjera në Tiranë.

Është kontributi modest i Veneto Banka dhe dy subjekteve të tjera italiane prezente në Shqipëri, të cilat i dhanë jetë një projekti të prezantuar nga Bashkia e Tiranës para disa kohësh, "Për një Tiranë Europiane".

Shënim: Artikulli do të botohet në Revistën "Bankieri", botim i Shoqatës Shqiptare të Bankave

"Veneto Banka dhe të rinjtë e Kavajës"

Kontributi i rradhës i Veneto Banka në Shqipëri, në territoret ku banka operon ishte në Kavajë, me ekipin e qytetit Besa. Sponsorizimi me materiale sportive ekipeve të moshave në futboll U-19 dhe U-17, është një iniciativë mjaft e vlefshme për promovimin e sportit dhe talenteve në qytete të tilla si Kavaja.

Aktualisht ekipi i Besës së Kavajës renditet në vendin e parë të kampionatit shqiptar U-19. Uniformat e reja me logon Veneto Banka e njohur tashmë në ambientet sportive kryesisht në Itali si sponsor zyrtar i ekipit te Juventus-it, është një risi shumë e bukur për t'u parë në cdo stadium në Shqipëri, ku luajnë dy ekipet U-19 dhe U-17 të Besës së Kavajës.

Shënim: Artikulli do të botohet në Revistën "Bankieri", botim i Shoqatës Shqiptare të Bankave

Wednesday, March 6, 2013

Jovan Bregu nuk banon me ne "Pallatin 176"

Nuk ka gje me te lumtur per nje aktor se sa kur publiku artdashes e identifikon me emrin e personazhit. C'ka do te thote se aq shume eshte realizuar ai rol sa njerezit qe te ndalojne ne rruge te flasin me nje tjeter emer. Per mua qe i njoh nga afer artistet shqiptar, eshte padyshim nje dicka shume e bukur dhe ngazelluese teksa ua kujton kete gje te vecante.

Pra te te flasin ne emrin e personazhit, padyshim eshte nje vleresim i padiskutueshem. I skalitur ne memorien e nje shoqerie te tere do donte te ishte kushdo aktor. Ja ashtu pa zhurme, teksa zgjedhin te ecin per xhiron e tyre ne njeren prej aneve te bulevardit ata. Ata! Aktoret e Teatrit Kombetar. Duke marre me vete edhe rolin. Personazhin. Mandej ulen dhe pine te qete nje kafe. Ndonjehere ua paguan dikush nga tavolina perkarshi, apo nje spektator rastesor. Nuk eshte drame qe luhet me nje akt. As edhe komedi. Eshte realiteti qe ndeshim cdo dite teksa nxitojme ne punet tona.

Ja keshtu e shihja edhe une ate. Vanin. Jovan Bregun e "Pallatit 176". Pothuajse cdo dite aty. Ne nje cep te tendave tek West-i i Dy Kullave. Sa here e shihja me vinte per te qeshur me batutat e tij te pavdekshme. Ato te nje montatori qe nuk u be kurre magazinieri qe aq shume lakmonte, por krushku i vete drejtorit.

Mandej vetiu me vinin ne mend sa e sa role te tjere. Te gjitha per nje moment sa hap e mbyll syte. Dhe Ai, Vani i shkujdesur me bashkeshorten e tij gjerbte kafene i qete. Tymoste edhe ndonje cigare dhe mendonte. Diku tej ne Lane apo ne Bulevard e hidhte veshtrimin. Ndoshta e dinte qe shume sy e ndiqnin dhe e admironin.

Te gjitha per ate qe dha ne skene. Por qe padyshim fillonin dhe mbaronin me personazhin "Vani" te Adelina Balashit. Nuk ka per te patur me kryeveper te tille komediano-satirike ne skenen e Teatrit Kombetar. Nuk ka per te patur e them me bindje sepse nuk do te jete ai. Ne hyrjen e "pallatit 176" nuk do te luhet me asnje akt. As ne katin e pare ku banonte Vani. Dhe as ne katin e siperm ku banonte krushku i tij drejtor. Askush nuk do te marre persiper te luaje ate qe ai luajti, aktor si te ishte vertet kandidat per magazinier. I gjalle si ne ditet e sotme. Ndaj roli, personazhi nuk vdes kurre! Aktori po! Fizikisht! Si shume te tjere...

Wednesday, February 27, 2013

"VENETO BANKA A SCUOLA"

Un’amicizia nata dalla reciproca curiosità.

Sono tanti e passano ogni mattina davanti alla nostra filiale alle porte della città di Tirana, nella periferia ovest, lungo la superstrada che porta a Durazzo: sono i bambini del quartiere che vanno a scuola costeggiando una delle vie più trafficate d’Albania. Sono ancora piccoli e i più giovani probabilmente non sanno bene cos’è una banca e cosa si fa in una filiale.

Un giorno mi sono avvicinato a un gruppetto che guardava incuriosito attraverso i nostri vetri e ho chiesto: sapete che lavoro facciamo qui? E tutti, con sorpresa, mi hanno risposto correttamente. Qualcuno mi ha anche detto, con simpatia, che vorrebbe lavorare in banca da grande.

E’ stato così che siamo diventati amici e, da allora, hanno iniziato a fermarsi per salutare me e i colleghi.

Un bel giorno sono stati loro ad invitarmi a scuola e io, molto emozionato, come fosse il mio primo giorno di scuola, sono andato a trovarli in classe, portando un po’ di materiale utile: penne e cartelline di Veneto Banka.

Insegnanti e famiglie sono stati molto contenti: mi hanno riferito che i bambini hanno apprezzato molto il regalo e che sui nostri fogli sono stati composti tanti temi e disegni molto belli.