Wednesday, March 6, 2013

Jovan Bregu nuk banon me ne "Pallatin 176"

Nuk ka gje me te lumtur per nje aktor se sa kur publiku artdashes e identifikon me emrin e personazhit. C'ka do te thote se aq shume eshte realizuar ai rol sa njerezit qe te ndalojne ne rruge te flasin me nje tjeter emer. Per mua qe i njoh nga afer artistet shqiptar, eshte padyshim nje dicka shume e bukur dhe ngazelluese teksa ua kujton kete gje te vecante.

Pra te te flasin ne emrin e personazhit, padyshim eshte nje vleresim i padiskutueshem. I skalitur ne memorien e nje shoqerie te tere do donte te ishte kushdo aktor. Ja ashtu pa zhurme, teksa zgjedhin te ecin per xhiron e tyre ne njeren prej aneve te bulevardit ata. Ata! Aktoret e Teatrit Kombetar. Duke marre me vete edhe rolin. Personazhin. Mandej ulen dhe pine te qete nje kafe. Ndonjehere ua paguan dikush nga tavolina perkarshi, apo nje spektator rastesor. Nuk eshte drame qe luhet me nje akt. As edhe komedi. Eshte realiteti qe ndeshim cdo dite teksa nxitojme ne punet tona.

Ja keshtu e shihja edhe une ate. Vanin. Jovan Bregun e "Pallatit 176". Pothuajse cdo dite aty. Ne nje cep te tendave tek West-i i Dy Kullave. Sa here e shihja me vinte per te qeshur me batutat e tij te pavdekshme. Ato te nje montatori qe nuk u be kurre magazinieri qe aq shume lakmonte, por krushku i vete drejtorit.

Mandej vetiu me vinin ne mend sa e sa role te tjere. Te gjitha per nje moment sa hap e mbyll syte. Dhe Ai, Vani i shkujdesur me bashkeshorten e tij gjerbte kafene i qete. Tymoste edhe ndonje cigare dhe mendonte. Diku tej ne Lane apo ne Bulevard e hidhte veshtrimin. Ndoshta e dinte qe shume sy e ndiqnin dhe e admironin.

Te gjitha per ate qe dha ne skene. Por qe padyshim fillonin dhe mbaronin me personazhin "Vani" te Adelina Balashit. Nuk ka per te patur me kryeveper te tille komediano-satirike ne skenen e Teatrit Kombetar. Nuk ka per te patur e them me bindje sepse nuk do te jete ai. Ne hyrjen e "pallatit 176" nuk do te luhet me asnje akt. As ne katin e pare ku banonte Vani. Dhe as ne katin e siperm ku banonte krushku i tij drejtor. Askush nuk do te marre persiper te luaje ate qe ai luajti, aktor si te ishte vertet kandidat per magazinier. I gjalle si ne ditet e sotme. Ndaj roli, personazhi nuk vdes kurre! Aktori po! Fizikisht! Si shume te tjere...

No comments:

Post a Comment