Wednesday, May 15, 2013

Veneto Banka dhe Juventus

Klubi i Juventus u shpall per heren e dyte rradhazi kampion i Serise A ne Itali, ne sezonin 2012-2013. Pas nje sezoni dominues, qe ne ndeshjet e para te kampionatit, bardhezinjte e Juve-s ri-konfirmuan superioritetin e tyre ne nje nga kampionatet e futbollit me te forte ne bote, atij italian.

Klubi i Juventus-it luajti gjithashtu gjate ketij sezoni me sukses edhe ne Kupen e Kampioneve. U eleminua ne cerekfinale nga Bayern i Mynihut, ekip ky i cili do te luaje edhe finalen e madhe te Champions.

Nderkohe Veneto Banka ishte sponsor i Juventus edhe kete kampionat 2012-2013. Me sakte eshte viti i trete rradhazi, ku duhet permendur fakti qe jane plot dy sezone qe Juventus shpallet kampion i Serie A me sponsor zyrtar nje nga bankat me te medha ne Itali, Veneto Banka.

Gjate ketyre tre sezoneve, Veneto Banka ka zhvilluar edhe fushata te ndryshme publicitare me futbollistet e Juventus-it. Perpos faktit qe logo e Veneto Banka eshte prezente ne cdo ndeshje qe Juventus luan ne "shtepine" e vet ne Torino.

Edhe sezonin e ardhshem 2013-2014 sipas te gjitha gjasave, Veneto Banka do te jete serish sponsor zyrtar i Juventus. Nen moton e sloganit "nje titull i fituar i hap rrugen tjetrit", Veneto Banka do te rikonfirmoje mbeshtetjen e saj ne klubin me te madh ne Itali "Zonjen e Vjeter", Juventus.

No comments:

Post a Comment