Thursday, March 21, 2013

"Veneto Banka dhe të rinjtë e Kavajës"

Kontributi i rradhës i Veneto Banka në Shqipëri, në territoret ku banka operon ishte në Kavajë, me ekipin e qytetit Besa. Sponsorizimi me materiale sportive ekipeve të moshave në futboll U-19 dhe U-17, është një iniciativë mjaft e vlefshme për promovimin e sportit dhe talenteve në qytete të tilla si Kavaja.

Aktualisht ekipi i Besës së Kavajës renditet në vendin e parë të kampionatit shqiptar U-19. Uniformat e reja me logon Veneto Banka e njohur tashmë në ambientet sportive kryesisht në Itali si sponsor zyrtar i ekipit te Juventus-it, është një risi shumë e bukur për t'u parë në cdo stadium në Shqipëri, ku luajnë dy ekipet U-19 dhe U-17 të Besës së Kavajës.

Shënim: Artikulli do të botohet në Revistën "Bankieri", botim i Shoqatës Shqiptare të Bankave

No comments:

Post a Comment