Sunday, March 24, 2013

"Duke lexuar programin..."

Mbeten edhe pak dite nga 23 qershori qe do te na jape formatimin e nje qeverie te re. Une po flase si shume njerez apo votues qe do te votojne ate dite. Pra cka do te thote se po flase dhe po flase vetem per nje qeveri te re. Kush do te jete ajo? E majte (ka me shume gjasa). E djathte (e ri-konfirmuar). Pra te dyja keto pretendente, dhe tre te tjera ne "liste pritjeje" per ne avionjn qeveritar te 23 qershorit.

Pra te pesta forcat faktore aktuale kane nje program qeverises. E majta (Partia Socialiste) thote qe kam nje program per cdo sektor. E djathta (Partia Demoktatike dhe satelitet bashkeqeverises) po ashtu thote e kam nje program, me shume ri-konfirmimi dhe vazhdues reformash. Pavaresisht se nje "due diligence" nuk ka bere ende mbi ato cka premtoi ne programin e 2005 dhe cka realizoi keto 8 vite qeverisese. Madje edhe e majta nuk ka nje ndryshim programi. Me sakte ate cka nuk realizoi dot si premtim ne tentative ne 2009 dhe sot vetem pak muaj para qershorit te 2013-es.

Dhe per me teper qe te tre partite e tjeta aktuale satelite nuk kane programe te mirefillta por vecse te lexuara dhe te kuptuara nga llogjika e elektoratit e perkthyer ne vote, si "mbushese topi". Anipse ky term perkon me mbiemrin e njeres prej partive qe pritet te marre vota per te bashkeqeverisur. Per te mos thene me larg per partine qe u ngrit mbi doza te larta patriotizmi, a thua se ky nocion ploteson shporten e mireqenies post-ozhrashot te tranzicionit te ster-zgjatud shqiptar.

Te gjjtha keto per te arritur ne perkufizimin se forcat politike ne Shqiperi, aktualisht perpara 23 qershorit 2013, nuk e kane nje program. Perse them qe nuk e kane nje program? Sepse program per shqiptaret do te thote: 1. ku do punoj? ku do jetoj? si do jetoj? ku do kurohem? do iki jashte apo do me pelqej te punoj ne atdheun tim? ku do shkollohem? ku do vdese?

Keto pyetje lindin vetvetiu tek une qe di ta lexoj programin. Imagjinoni nje banor qyteti te larget. Nje fshtar te nje zone te thelle. Ai e kupton programin tek ardhja si dikur i "gjermanit" ne kohen e "xhaxhit" per export. Mjekut ne familje qe sajdisej me nje gote raki dhe me nje qese arra. Viziten mjekesore ne qytet pa paguar bakshish dhe pa u diagnostifikuar tek privati per veshka dhe operuar per apandesit. Vendin e punes jo si militant partie por si detyre per punesim. Mbrojtjen e rendit edhe pa police. Jeten e njeriut qe asnje prej partive nuk e ka ne axhende. Shkollimin tek privati apo shteterori. Hyrjen ne spital pa paguar tek roja. Marrjen e nje vertetimi tek nje zyre.Jo ne 7 zyra nga 2 mije leke te vjetra. Punesimin pa nderhyrje me telefonata apo me sms. Ashtu sic duhet te jete. Konukrence!

Keto jane me se shumti ato qe kerkojne te shkruhet per t'u lexuar nje program qe ka nevoje te lexohet dhe jo te ngelet ne leter. Te kuptohet dhe te votohet. Ate qe na sugjeron Europa. Cka do te sjelle parandalimin e provincializimit te Shqiperise. Vetem keshtu populli di te lexoje dhe te votoje nepermjet votes se tij. Lule. Prezantime. Lloj germash. Numri. Foto. Te gjitha keto rezervojini per nderkombetaret. Si dhe per te gjithe ata qe thone se e ka nje program. Duhet thjeshtesi. Cfare ofron. Jo qoka. As salltanete. Ato duhen, e perseris, per "monitoruesit" e programeve. Ata qe vijne rendom per qoka gezimi apo vakie.



No comments:

Post a Comment