Teksa degjoja kryeministrin e ardhshem Rama, te ri-perseriste tek Harizaj nga Vlora i "shqiptarja.com" se pas 23 qershorit do te qeveriste me tekniciene dhe jo me politikane, m'u kujtua per nje moment prof. i Bocconi-t, Monti. Pra ish-kryeministri italian qe qeverisi me tekniciene nje Itali te renduar nga politika, dmth. me asnje partiak. Madje me ndonje minister qe ishte dhe shok i ngushte me te dhe per kete zgjedhje personale te prof-it., nuk iu tha as "plaç me goje".
E pra te tille format qeverie duket se do te na ofroje kryeministri i ardhshem i socialisteve, Rama. Nje qeveri ku me shume sipas gjasave do te kene nga nje post ministror te perzgjedhurit e tij. Ç'ka do te thote se nisur nga ajo qe modeli Rama ofroi ne Bashkine e Tiranes, nuk eshte aspak e veshtire te kuptojme se socialistet qe do te bejne fushate elektorale, ata qe do te djerdhin djerse duke numeruar votat me dite te tera neper palestra shkollash 8-vjecare apo te mesme, nuk do te jene te pranishem ne nivelin e pare te qeverisjes. Por ndoshta edhe ne te dytin. Per te mos e bere tragjike situaten ndoshta mund ta gjejne veten ne te tretin nivel qeverisje.
Pra ministrat do te jene tekniciene dhe ndoshta jo-partiak. Kjo e fundit ende e pa-thene zyrtarisht nga kryeministri i ardhshem, Rama. Serish nisem nga fakti qe ne gjithe vitet qe Rama drejtoi Bashkine e Tiranes, pothuajse asnje prej drejtoreve ne Bashki nuk ishte socialist. Se cfare ndodhi me pas me ta kete tashme te gjithe e dime. Eshte zgjedhje e tij, e tyre, ndoshta dhe e jona si socialist. Vertet qofshin te mireseardhur ne "shtepine" tone socialiste.
Te qeverisesh me jo-partiak ne Shqiperi eshte vertet nje ndermarrje shume e guximshme. Ndoshta opinioni i gjere, me se shumti apatik kohet e fundit me politiken, do ta mirekuptoje kete vendim te Rames (Berisha besoj se s'do ta eksperimento kurre). Nisur nga ajo qe ne Itali u provua dhe per aq sa zgjati, qeverisja me tekniciene nuk ishte fundi i botes dhe sipas rrethanave qe u krijuan nuk funksionoi keq.
E pra ne gjithe kete skenar qe pritet te ndodhe, sipas gjasave qeveri e re qe do te dale me votat e elektoratit qe do te votoje Partine Socialiste do te jete tekniko-profesioniste. Pra nje qeveri jo me deputete, por me tekniciene, profesionist, te zanatit, te fushes, te spikatur, menaxhere, dhe ndoshta jo-partiak. Nderkohe qe po e mendoj me kujtohet deklarata e Berlusconit para disa muajsh. Ishte deklarata me e bukur dhe me e goditura e tij pas doreheqjes se fundit nga kryeminister. Dhe i parapriu asaj qe realisht do te ndodhte me pas. Pra fundin e qeverisjes se prof. Montit me tekniciene dhe ardhjen ne qeveri te partiakeve nga te gjitha spektret dhe ngjyrat. Ajo deklarate e "Cavalliere-s" eshte kuptuar dhe ri-prodhuar tekstualisht keshtu prej meje keshtu:
"Per ç'fare merremi me politike ne partite italiane? Ç'fare do t'i themi elektoratit italian, hidhe voten ne kutine e votimit per partine se do qeverisesh nga teknicienet? Duhet ta zgjidhim menjehere kete gje ne favorin tone. Vetem politika prodhon pushtet dhe qeverise!"
Pra nga e gjitha kjo qe pritet te ndodhe une arrij ne konkluzionin se te gjitha energjite qe po harxhohen nga simpatizantet e PS-se sot, dhe ndoshta te PD-se neser, votat e tyre dhe te publikut do te shkojne drejt nje qeverisje nga teknicienet. Atehere me te drejte lind pyetja: perse gjithe keto shpenzime energjish, parash, kohe te cmuar per t'i vene ne sherbim te politikes kur politikes nuk i pelqen te qeverise, ashtu sic edhe ka misionin? Per misionin per te cilen edhe paguhet nga taksat e shqiptareve. Pra vertet perse bejne politike shqiptaret kur perfundimi dihet... Perse kane kaq kohe te tepert te merren me te?

No comments:
Post a Comment