Tashme eshte zyrtare, jane dy filialet e reja te Veneto Banka qe priten te ofrojne sherbime bankare shume shpejt.
Nje nga filialet e reja eshte ne Korçe tek ish-Turizmi duke u bere keshtu filiali i dyte i Veneto Banka ne nje zone deri tani te pa-mbuluar me sherbimet e saj bankare.
Filiali tjeter i ri i Veneto Banka ndodhet ne Shkozet - Durres, ne zonen e dyte me te madhe industriale te Shqiperise, pas asaj te autostrades Tirane-Durres, ku operon nje tjeter filial i Veneto Banka (rruga dytesore, pa shkuar tek QTU, km.3).
Pra rrjeti i filialeve te Veneto Banka po zgjerohet. Teksa kane mbetur edhe shume pak qytete ne territorin shqiptar pa u mbuluar me sherbimet tona bankare. Aktualisht Veneto Banka operon ne Tirane (me 5 filiale), ne Vlore, Fier, Shkoder, Durres, Kavaje, Elbasan dhe Lezhe.
Veneto Banka, se shpejti kudo!

No comments:
Post a Comment