si cdo te djele une shkruaj dicka per te kujtuar Dori Kekon. edhe sonte teksa me doli perpara ftesa e pervjetorit te 10-te ndarjes se tij nga jeta. ne kopertinen e kesaj ftese te pergatitur nga stafi organizator i kesaj perkujtimoreje, dhe me bekimin e Xhuli Shkurti Keko dhe djemve, eshte nje foto e bukur e Dorit teksa mediton ja ashtu si per te na thene kumbueshem me zerin e tij te embel, te dashur:
"cfare prisja une te me sillte demokracia?! nje kale nje qen. nje shtepi ne plazh".
Por te gjitha ato pak gjera c'ka kerkoi Dori ajo, demokracia, nuk ja solli. ajo qe ai "perkundi" lehte si nje femije ne djep". ajo qe Dori u kujdesua te na vinte te gjithe neve, me e bukur nga ajo c'ka ne e mendonim. Teksa e teproi disi me llastimin e sinqerte te Dorit i solli atij merzitjen. brengen. marazin. Dhe te gjitha keto Dori i "trazoi ne nje koktejl alkooli", per te na dhuruar ne te gjitheve ndarjen nga Dori fizikisht, por jo nga poezite e tij.
ndaj dhe une sonte zgjodha nje poezi qe i shkon per shtat prezences se tij te bukur tek ne:
"I bukuri njeri" - Peisazh
Hene e verdhe si buke e pjekur
qendron mbi fushe e derdh nje tis mielli.
Tani furrtari diku eshte duke fjetur,
ere buke mban i gjith qielli.
Diku eshte mbeshtetur i lodhur nga puna,
djersitur nga afshi i furres.
Dhe, ja, tek po zgjohet me brume der' ne berryla,
me vesen ne floket e grunjes.
Nje buke me te madhe do te bej kur agon,
nje buke te bardhe qe ngroh toke e njerez.
Dielli do ta vere me ngadale ne horizont
i bukuri njeri i punes e i djerses.
Teodor Keko, 1986

No comments:
Post a Comment