Sikur ate dite te premte te "flijimit te se shenjtes Mari", ne trotuar do te ishin permetaret, te çdo lloj besimi, dhe jo vetem palet ne konflikt. Me sakte te pajtuara nga bashkia e Permetit per t'u konfliktuar. Atehere une nuk do te kisha thene asnje fjale te vetme. Do te isha mjaftuar vetem me fjalet qe aq shume kemi memorizuar: "fali i madhi zot se ndoshta nuk dine ç'bejne!".
1. Katedralja "Ngjallja e Krishtit" ne Tirane. Jam i sigurt qe nese do t- mendoni thelle-thelle ate se c'ka po kerkoj te them ne kete paragraf te pare, do te me japni te drejte. Katedralja e Tiranes, e ndertuar nga Kryepeshkopi i Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise, eshte nje veper madheshtore qe i sherben. Ose me sakte i meshon fort ekzistences se Shqiperise si pjese e pandare e Europes. Me ndertimin e saj. Me madheshtine e saj, padyshim qe dikush do te merrej per te ri-nisur serish sulmet ekstremiste ne drejtim te klerit me te larte te Kishes Autoqefale Shqiptare. Qindra mijera njerez ne festimet e fundit si ajo e Pashkes se Madhe apo te Krishtlindjeve, i shumezojne me 0 perpjekjet per te futur ne polemika per nje truall qe ka ekzistuar kishe qe prej shekullit te 17-te ne Permet. Dhe kete e dine te gjithe permetaret, kelcyrjotet. Te gjithe besimtaret e çdo lloji ne Permetin e qete. Madheshtia e Katedrales se "Ngjalljes se Krishtit" ne Tirane, "shqeteson...".
2. Besimi "ortodoks" ne Shqiperi. Me po te njejten shkak. Me po te njejten shqetesim nga qarqe te caktuara. Sepse eshte nje besim i bukur. I patrazuar. Pa shqetesuar askend. Per me teper eshte aq i bukur. Perse? Sepse nuk urren askend. Pervecse shtohet cdo dite. Me me shume besimtare per festimet. Me me shume njerez edhe te besimeve te tjera. Sepse eshte i bukur. Mjafton te shihni se sa qindra mijera njerez jane ne kishe diten kur mbushet "uji i bekuar". Eshte nje besim qe nuk perjashton askend. Nuk krijon ndasi. Nuk ben dallime. Ndihmon si te varfrin e krishtere ashtu edhe ate te nje besimi tjeter. Per me teper u krijon mundesi besimtareve te tjere edhe te flasin sikur te jene te ortodokse. Dhe gjithcka e ndertuar dhe e misheruar mbi baza te larta te besimit te paster. Ashtu sic duhet te jete ne te vertete. Madheshtia e besimit ortodoks ne Shqiperi shqeteson..."
3. Kryepeshkopi i Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise, Anastasi. Nuk eshte hera e pare qe merren me Hiresine e Tij. Madje do te ishte e kote nese do te shkruaja qofte edhe nje fjale per te. Perse? Sepse e para kryepeshkopi Janullatos nuk deshiron te flitet per te. Per te flet vepra e tij ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare. Flet besimi dhe shpresa qe ka shperndare jo vetem tek ortodokset shqiptare. Ndihmat. Te semuret. Shkollat. Klinikat. Spitalet. Jetimet. Objektet e kultit. Se fundmi Katedralja e Tiranes. Kujdes! Nese do te ishte kryepeshkop "grek", do ta kishte ndertuar ne Athine. Nese do te ishte ne sherbim te Greqise sic mundohen ta quajne, nuk do te ishte vec sherbetor sipas rregullave te kishes ne Himare gjithe keto 3 vite te ceshtjes "Guma". Per me teper qe vec vitin qe shkoi vizitoi Himaren duke mbajtur nje meshe.
Pra gjithcka flet vete. Edhe ne heshtje. Pa u marre me panoramen se c'ka ofrojne besimet e tjera. Me vrasje deri ne zyre te klerit me te larte. Apo me akuza te ndersjellta per fonde te grabitura. Troje. Ndertesa. Perse merren me krypeshkopin? Sepse nuk e ndare kurre besimtarin ortodokse nga ekzistenca e tij me se pari si shqiptar. Nuk i ka thene kurre besimtareve ortodokse se ata qe me se shumti merren me te, nuk i perkasin fese ortodokse, por nje feje tjeter. Ata, pra jo-ortodokset qe votojne online nese duhet te jete ai apo ndonje tjeter ne krye te besimtareve ortodokse. Nderkohe qe jane keta te fundit ata qe duhet te shqetesohen apo jo se nga kush do te drejtohen. E pra gjithcka e ka kaluar ne heshtje. Perse ka zgjedhur heshtjen dhe jo te ngreje zerin me njerez qe nuk merren me ceshtjet e besimit te tyre? Sepse ka krijuar nje besim qe t'i perkase te gjitheve. Nuk ka sherre mes klerikeve. Njerezit shkojne ne kishe dhe sherbehen prej njerezve te detyruar per te sherbyer. Ate se c'ka Kryepeshkopi Anastasi u ka kerkuar diten kur u ka dhene deshmine e "sherbetorit te puneve te perendise". Madheshtia e institucionit te Kryepeshkopit te ortodokseve shqiptare Anastasi "shqeteson...".

No comments:
Post a Comment