"Veneto ne Himare. Historia ri-perseritet" - Lefter Cipa.
Kaq tha mjeshtri i madh i fjales bregase, Lefter Cipa nga Piluri kur pa logon e pandare te Veneto Banka ne Himare ne festimet e celjes se sezonit turistik 2013.
Jo se logo e Veneto Banka nuk ka qene prezente, ne stadium apo ne sallen e lojerave me dore. Ne stadium duke mbeshtetur ekipin e futbollit Himara, kete sezon ne vendin e 6-te te kategorise se pare. Ne sallen e lojerave me dore, duke qene sponsor i vetem i ekipit te vajzave te reja te Himares ne volejboll. Vajza te cilat drejtohen nga mjeshtri i rrjetes himarjote, prof. Kristo Rondo.
Dhe per te dale nga ambienti i mbyllur, ku eshte prezente logo duhet te vinte momenti i celjes se sezonit turistik. Veneto Banka ishte nje nga sponsoret e ketij aktiviteti qe u promovua me se miri nga ana e Bashkise Himare, kryetarit te saj, Jorgo Goro. Kudo ishte prezente. Ne manifeste. Ne rruge. Neper tryeza me materialet e saj publicitare.
Si per te vertetuar ate qe tha "mjeshtri i fjales" Cipa. Kur djem nga Himara niseshin neper det per ne Venedik per te dorezuar kuroren mbretit. Kur anijet venedikase ankoroheshin ne Spile si je shtepine e tyre duke gjetur mikpritjen himarjote. Dyerte e tyre te hapura. Ja perse themi:
"Veneto ne Himare, historia ri-perseritet"

No comments:
Post a Comment