Eshte bere tradite tashme me ardhjen e kryetarit te Bashkise Goro ne krye te puneve ne Himare, organizimi i celjes se sezonit turistik. Ashtu si vitin qe shkoi edhe kete vit ne Himare do te organizohen aktivitete te ndryshme social-kulturore. Gjithcka do te ndodhe ne daten 11 maj 2013, si tradite organizimi nje jave pas pashkes se madhe.
Pra diten e shtune me 11 maj 2013, Himara do te kthehet ne nje qytet argetues, shume atraktiv per te gjithe ata qe do te zbresin nga Qafa e Llogarase drejt plazheve te Himares. Shetitorja kryesore e Himares do te kthehet ne nje mini-panair duke promovuar produktet qe do te konsumohen me se shumti gjate muajve te veres. Jane te shumta kompanite shqiptare qe do te ofrojne produkte ne kete dite me shume njerez ne Himare, ku vlejne te permenden Kompania "Neranxi". Birra "Korca". "Pepsi". Birra "Stela". Te gjitha keto partnere te perhershem te organizimit te eventeve te ndryshem ne Himare. Dhe per here te pare "Primitivo Wine Cellar" me vererat e saj prestigjioze nga Italia.
Keto jane pak a shume emrat qe do t'i japin jete paradites tregtare ne shetitoren e Himares. Te mbeshtetura nga dy partneret kryesore dhe te pandashem ne aktivitetet e Bashkise se Himares. Veneto Banka dhe Vodafone Albania. Si dhe "Dajti Ekspres". Gjithcka e mire-organizuar dhe e kuruar nga Agjensia e Publicitetit "Connext Albania", me stafin e saj te perkushtuar qe do t'i japin perfeksion ketij aktiviteti te shumepritur ne Himare.
Veneto Banka vjen ne kete aktivitet ne Himare, te celjes se sezonit turistik 2013 pas nje bashkepunimi te suksesshem ne disa aktivitete kulturore-sportive. Tashme si sponsor zyrtar i ekipit te volejbollit te te reja te Himares per femra, dhe prezences me publicitetin e Veneto Banka ne stadiumin e Himares "Petro Ruci".

No comments:
Post a Comment