Sunday, December 2, 2012

Veneto Banka ne Pervjetorin e 100 te Pavaresise

Kjo jave e fundit e nentorit 2012 ishte e mbushur me plot madheshti per popullin shqiptar. Kudo, ne cdo treve te shqiparise festohej. Festohej 100 vjetori i Pavaresise se Shqiperise, ne 28 nentor 1912 kur ne Vlore u ngrit flamuri shqiptar nga padyshim figura me e ndritur e historise se nje kombi te tere, Ismail Qemali.

Pjese e ketyre festimeve u be edhe Veneto Banka Albania. Ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", aty ku ndodhet selia qendrore e Veneto Banka tek Kullat Binjake, nje flamur i madh kuq e zi zbukuroi fasaden. Gjithashtu gjate muajit nentor 2012 ne filialet e Veneto Banka u hap ekspozita me fotografi e artistit vlonjat Fate Velaj, "100 vjet pavaresi".

Nje tjeter risi e atmosferes se ketyre diteve jubilare per popullin shqiptar kete 100 vjetor te pavaresise, ishte edhe pjesmarrja e Veneto Banka ne Panarin "Klik Expo 2012" qe u mbajt ne Tirane.

Por me te bukur e beri atmosferen e ketyre festimeve urimi per popullin shqiptar nga Italia i kolegeve te Gruppo Veneto Banca: Gezuar Festen e 100 Vjetorit te Pavaresise populli shqiptar!



No comments:

Post a Comment