Sunday, December 2, 2012

Sikur Marchisio...

Sikur Shqiperia ta kishte te shkruar shkelqimin e talenteve ne sport, natyrisht qe shkallet e stadiumeve apo pallateve te sportit do te ishin plot. Familjaret e tyre do te gezoheshin pafundesisht, dhe emocioni do ishte i papershkrueshem. Bukur te shohesh ate qe "mbolle" teksa lartohet plot fame dhe sukses.

Por kjo ne Shqiperi nuk ndodh. Nuk ndodh per shume e shume arsye. E para per shkaterrimin e atyre pak shkollave mjeshtrie nga ku dilnin talentet e sportit shqiptar. Shpesh qellonin te vinin prej ketyre shkollave, po shpesh edhe prej fushes ne lagje. Apo shokut. Nuk ishin kohera qe kishte "gjuajtes talentesh" ose sic quhen sot menaxhere.

Megjithate sporti shqiptar sot vuan vertet per talente. Edhe ato pak qe jane zhgrryhen neper "anekse" stadiumesh plot balte dhe pa investime. Ne pritje keto per t'u kthyer ne fusha futbolli. Nuk kane kushte minimale as per t'u nderruar. Madje edhe fanelat deri tek topi e blejne vete me parate e prinderve, te cilet ndoshta enderrojne te shohin teksa rritet nje talent. Te tjere prinder qe i cojne ne "sport" edhe per te levizur. I cojne tek profesoret e sportit, dikush ish-lojtar qe nxjerr buken e gojes me rroge te sajuar nga leket e talenteve te reja. Ose dikush per kenaqesi dhe kaq.

Kaq. Kaq sepse kaq mund te bejme. Asgje me teper. I mesojme keta femije qe te vegjel me veshtiresi. Ndoshta bejme mire pasi keshtu duhet, sepse rriten, mesohen. Po une them qe po i mesojme keq. Keq sepse me mire do ishte nje top poshte pallatit se sa te keq-edukohen. Te keq-mesohen. Madje edhe te bien te vdekur ne fushen e lojes si djaloshi futbollist 17 vjecar i te Rinjve te Kukesit dy dite me pare. Per dy analiza. Per nje konsulte mjekesore. Per nje kartele. Dikush tha edhe per nje ambulance qe nuk ishte ne stadium, familja humbi gjene me te shtrenjte. Femijen e saj.

Serish them qe s'ka cna duhet nje sport i tille kur nuk e kemi te shkruar te nxjerrim talente. Ku? Ne fushat me balte? Apo ne "anekset" e stadiumeve qe pritet te behen pallate. Kur talentet sot bie fjale ne kombetaren e futbollit vijne totalisht nga jashte Shqiperise. Te rritur atje me nje edukate tjeter per sportin. Larg nderhyrjeve "eshte djali i filanit". Atje, ne Europe te barabarte te gjithe. Ja ku eshte fusha. Ja tapeti. Trego zotesine tende. Talentin tend. Madje shpesh, doja ta shtoja kete detaj refuzojne edhe te veshin fanelen kombetare. Ndoshta sepse ndikohen nga prinderit e tyre. Ata me mire se kushdo vendosin sot. Jo me kot futbollistet me te mire ne bote kane per menaxher familjaret e tyre.

I hodha keto rreshta sot teksa ndiqja me vemendje komunikimin e Familjes Marchisio me fansa-t e Claudios ne rrjetet sociale. Shume krenar per djalin e tyre sot talent i padiskutueshem i futbollit italian, me dinamizem pasuronin profilin e Claudios. Marchizio mbremjen e djeshme ishte "heroi" i derbit te Torinos me nje dygolesh. E kerkonte kete te ndodhte dhe i ekzaltuar me pas te gjithe ja dedikon familjes. Familja e cila e ndjek ngado qe shkon. Per t'i treguar qe eshte e lehte te lindesh talent po sa e veshtire ta konkretizosh ate.

E pra i ndryshem realiteti me talentet tona. Per te mos ta dramatizuar akoma me shume fatalitetin me rastin e djaloshit nga Kukesi qe humbi jeten diten e djeshme ne fushen e lojes. Qe te jesh talent duhet shume pune. Me teper edukate. Kulture. Element te cilet fatkeqesisht ne mjedisin sportiv shqiptar mungojne. Me e shumta dhe me tragjikja konkurenca. Ajo qe ndryshe mund te jete ADN-ja e sportit. Kultures. Gjithckaje ne Shqiperi. Nje talent qe vjen dhe rritet mbi baza te drejta konkurence neser kthehet ne nje ikone. Ne nje ikone vlerash. Sfidash. Suksesi.

Jo pa qellim Veneto Banka psh. ka zgjedhur per imazh te saj Marchizion. Sepse eshte nje djale i forte. Vizionar. I qete. I ekulibruar. Me baza te shendosha familjare. Sfidues. I suksesshem. Fitimtar. Ndoshta do te duhej te ishte ndonje talent shqiptar? Ndoshta, por nje dite sikur talentet te kishin te pakten nje kartele mjekesore me emrin dhe mbiemrin e tyre. Ku analizat t'i kishin bere ata jo "presori" me stilolaps. Sikur madje edhe ambulanca te ishte ne nje cep te fushes jo te vonohej kur duhej. Ja keshtu rriten dhe behen talentet ne sport... jo me sikur-e!

No comments:

Post a Comment