Ishte ora 24.01 e dates 28 nentor 2012. Me mbrokullat e nje telefoni, jepja e merrja mbi layout-in e nje imazhi urimi te bankes sime italiane per 100 vjetorin e pavaresise. Kerkoja ta nxirrja sa me bukur dhe t'ua servirja kolegeve te mi italiane, mjeshtra gustosh, Shqiperine te bukur dhe madheshtore. "Si nje predhe qe ngrihet lart ne ajer", e pershkroi Franco kete imazh. Ishte urimi i bankes sime per kete 100 vjetor. U ndjeva krenar. U emocionova...
Vjen mengjesi. Perlotem teksa shoh Vloren time me qindra mijera njerez ne shesh. Ndoshta me shume se ate dite qe erdhi Tosi i Nanos ne vitin e mbrapshte te '97. Nuk dua ta zgjase me shume. U perlota. U emocionova. Perse dua ta shkruaj ate qe ndjeva?! Qe te tregoj se jam shqiptar i vertete? Apo se e dua shume atdheun tim. Mos harroni! Dashuria per atdheune nuk ka mase matje. Eshte detyre.
Me pas dola. Dola te shihja c'ka ndodh. Me pelqen ta shohe Tiranen duke festuar. Ndoshta bej edhe krahesimet e mia. Si ishte para nje viti. Para nje feste. Shkova te pija kafe. Plot gjithandej. U ndala tek lokali i prones se rikthyer te nje kengetareje ish-pronare. "Nuk lejohet hyrja me karroce". Ishte lajmerimi i menaxherit te lokalit per ne oborrin me tavolina. I skandalizuar u largova me femijen tim. Artisten-kengetare e bezdisin femijet kete 100 vjetor te pavaresise. 100 vjet mbrapa...
Nejse, erdhi pasditja. Serish ne panair ku kam nje publicitet sa per te thene qe jam. E dija nga panairet e tjere qe keto dite te fund-nentori shqiptaria kujtohet per shqiptarine. Per te mos prishur ritualin, mora pjese serish por modestisht, fare modestisht.
Gjithcka duket e bukur, rituale ne kete panair. Me pelqen qe rituali na con edhe drejt punes, biznesit. Pak njerez. Shqiptaria eshte e zene me festime. Ne cepin e hyrjes dy cadra me pije energjike shtazore. Tinguj muzike te larte. Njerez qe kane ngaterruar panairin me defrimin. Punen me ahengun. M2 per pavione qe paguhen me euro, me qyfyret. Fotot per wall-e facebook-u.
Kjo eshte Shqiperia qe duhet te punonte. Defren. Luan. Ben zhurme. Dehet. Ekstazohet. Aty, perkarshi te vetmit vend qe presupozohet se duhet te vinte puna. Zhvillimi. Bashkepunimi. Shkembimet tregtare. Kontratat. Vendet e punes. Investimet e huaja. Pagat. Kredite. Financimet. Aty ku ka sot shume tregtare. Investitore. Te huaj.
Ne zgjedhim ahengun. Zgjedhim te shqyhemi dhe te vritemi ne rradha per nje torte. Per dy deshe. Per te dale ne foto me Rita Oren. Realitet i ndryshem me ate qe me pane syte kete pasdite teksa perpiqesha te caja turmat per te dale nga panairi. Turmat te cilat do doja te ishin ne panair. Te aplikonin per pune. Te shuanin kureshtjen se cfare ndodhte ne cadren e Luanit te Panaireve perpara stadiumit kombetar.
Por jo. Shqiperia ka zgjedhur te festoje. Ca ne shesh dhe ca ne Pallatin e Kongreseve. Ca ne kostume dhe ne konkurse veshjesh te grave te burrave dhe te burrave te grave. Pse jo edhe te dashnoreve. Tjeter aheng ky. Gjithe class dhe shik. Muzike klasike. "Kuptojne shume". I njohin notat muzikore. Autoret. Europen. Ate qe aspiron "europianet" me birra dhe pije energjike 50 lekshe ne shesh dhe europianet e kostumeve ne pallat te kongreseve.
Ndoshta Europa kur te na pranoje nuk do bej dallim mes injorantit dhe class-it. Te dy do t'i rrembeje ne gjirin e saj. Dhe do t'ja shtoje flamurit blu nje yll tjeter te verdhe. Si europianet e pallatit te kongreseve ashtu edhe europianet e sheshit nga "xhami i nje lambo".
"Mos e pate gje Rita Oren, se na thane qe kaloi ketej?". Me nderpreu tregimin e ketij 100 vjetori zeri i nje adoleshenti. Me qetesi mora motorrin tim te lagur nga shiu dhe u drejtova per ne shtepi. Ishte nje dite e gjate e treguar vetem ne nje faqe. Te ishte dikush tjeter ndoshta nuk do kishte shkruar kaq gjate. Ose nje roman te tere. 100 vjet i iken shkuan Shqiperise pare "nga xhami i nje lambo". E bukur e uruara. E begatuara. E shemtuar. Si kjo kenge qe te duket e shemtuar por me pas te hyn ne zemer. Te behet e bukur... Si Shqiperia! Kjo eshte...

No comments:
Post a Comment