Sunday, December 2, 2012

Veneto Banka ne Panairin "Klik Expo 2012"

Eshte viti i 5 rradhazi qe Veneto Banka nuk i thote "JO" fteses se organizatoreve te panairit me te madh qe organizohet ne Shqiperi, "Klik Expo Klik". Madje 4 vjet me pare Veneto Banka (ne ate kohe BIS Banca), ishte sponsor zyrtar i panairit.

Ky vit jubilar i 100 vjetori te pavaresise natyrisht do te ishte i nje dimensioni tjeter per panairin "Klik Expo 2012". Shume kompani pjesmarrese, natyrisht shumica e tyre me mjaft interes ishin per here te pare ne Shqiperi, per te gjetur partneret e bashkepunimit. Edhe pse ne momentet e fundit vendi i organizimit te panairit u ndryshua, interesi ishte mjaft i madh nga ana e kompanive te ndryshme shqiptare per kete panair. Si dhe nga ana e publikut te shumte, vizitoreve, te cilet gjate diteve qe panairi qendroi i hapur ishin te shumte.

Veneto Banka erdhi ne kete panair me nje stende promocionale, me layout-in e saj e orientuar drejt interesit te depozitave. Vlen te permendet fakti qe interesat qe aktualisht Veneto Banka ofron jane nga me te lartat ne sistemin bankar shqiptar. Kjo ka ardhur si pasoje e nje strategjie mjaft efikase qe ka ndjekur Veneto Banka keto vite duke qene per disa vite rresht sipas raportit te Shoqates Shqiptare te Bankave si banka me rritjen me te larte te volumit te depozitave. Nderkohe e njejta gje duhet thene edhe per kreditimin si dhe per rritjen e numrit te filialeve ne Shqiperi.

Te gjitha keto elemente ishin edhe pjese e promovimit ne panairin e fundit "Klik Expo 2012", duke ngjallur mjaft interes nga ana e vizitoreve apo kompanive te kontaktuara nga ana e stafit qe u morr me promocionin ne kete panair.

Nderkohe interes mjaft te vecante per stenden e Veneto Banka, pati kryesisht nga kompanite italiane te cilat ishin prezente ne kete panair. Si dhe ato kroate, vend ne te cilin operon Gruppo Veneto Banca prej vitesh me Veneto Banka Croazia. Gjithashtu interes pati edhe nga ana e Dhomes se Tregtise se Kines, nga ku nje delegacion ishte per vizite ne Seline Qendrore te Veneto Banka ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit", Kullat Binjake.

No comments:

Post a Comment