Sunday, December 16, 2012

"Ne qe nuk dime te qajme"

Krimi makaber i diteve te fundit ne nje shkolle fillore ne SHBA, ka tronditur mbare boten. Femijet-engjej te vrare nga nje i diagnostifikuar si "i semure", ne nje dere shkolle qe u gjet e hapur, na perloten. Kjo ndodhi ne nje vend i cili e ka jeten e shtetasit shume te shtrenjte. Nje shtet i cili nuk nguron t'u dergoje edhe e-mail qytetareve te vet ne vende te huaja edhe per lokalin se ku keshillohet te mos pihet kafe. Madje dergon edhe luftanije, helikoptere per t'i shpetuar nga cdo lloj kercenimi. E kemi pare te ndodhe shume here edhe ne Shqiperi. Madje ne to kane hipur dhe shqiptare me green-card.

Eshte kjo arsyeja perse ndiqet me shume prognoza e ngjarjes ne ate se c'ka do thote presidenti i shtetit me te fuqishem ne bote. Them me i fuqishmi per arsyen me te forte se di t'i mbroje qytetaret e vet. Ndaj edhe i vetmi ze qe ata degjojne eshte presidenti i tyre. Shtepia e tij e Bardhe ku vendosen lule dhe ndizen qirinj per mort.

Eshte institucioni ku ata besojne. Nuk akuzojne as shtetin e tyre. Masat e sigurise. Psikologet. Punonjesit social. Por luten. Luten qe te mos kete viktima. Te mos kete ngjarje te tilla. Luten dhe perloten. Perloten sepse shohin te perlotet "prej verteti" i pari i shtetit te tyre. Shtetit me te forte ne bote. Jo me lot "krokodili". As me premtime boshe se shpenzimet e varrimit do t'i mbuloje qeveria. Kur dihet qe gezimi dhe morti ne Shqiperi, si tradite e kahershme eshte nder per kedo ta bej, qofte njeri i afert apo i larget i familjes.

Por ja qe jemi ndryshe nga SHBA-ja. Jemi ndryshe jo se nuk kemi tragjedi te tilla, me vrasje ne numer te madh njerezish, pasi dihet pazari jemi te gatshem per vetegjyqesi, madje edhe me fis larg qofte po te na ndodhe. Por e kam fjalen qe jemi ndryshe per jeten e njeriut. Ato merren cdo dite ne province. Lokalitet. Qender. Qytet. Krahine. Fshat. Babai. Nena. Motra. Gruaja. Madje edhe kur eshte shtatezane. Ka raste qe ne nje muaj te vetem jane po aq sa ishin ne nje dite te vetme ne SHBA.

Dhente zoti mos te kete me gjema te tilla. Njeriu sado qe i peshon planetit toke, prape eshte i bukur. I shkon shume asaj. Tokes. Edhe ajo i shkon njeriut. Edhe pse ky i fundit ca gjera i ben per sy e faqe. Me se shumti per oportunizem. Ky i fundit eshte bere i modes. Jo me kot Dori Keko thote ne vargun e tij:

"O miku im oportunizem.
ma hengre koken.
ma bere gropen.
Me mire po ike te pleheroj boten"

Ndaj edhe doja te shkruaja keto rreshta. Me se shumti per ate qe jemi shume larg. Shume larg realitetit amerikan. Sidomos per jetet tona. Sigurojme makinen. Dhe jo jeten. Ngushellohemi se flet dikush dhe thote: duhen denuar! Po kaq dhe aty ngelet problemi. Dhe ngjarjet e tilla ndodhin cdo dite. Ndoshta edhe per faktin qe tek kryeministria apo presidenca nuk te lene as per te vene lule dhe as te ndezesh qirinje. As ne oborrin e ndonje partie. Tek te gjthe selite e "hyzmeqareve" te kesaj dasme viktimash qe keputen cdo dite.

Me sa duket jemi te destinuar as te dhimbim. Po flase per dhimbjen me se shumti pasi gezimin na e kthejne shpesh edhe ne flamuj apo ngjyra kuqezi. Ne gara se sa e duam Shqiperine. Ndoshta kjo vjen edhe sepse ne nuk dime te qajme. As vendin se ku duhet te qajme nuk e dime se ku duhet te jete. As gjuhen e lotit dhe te dhimbjes nuk na e perktheu kush. Vec ne titra filmash ku na nxjerrin vrases. Rrembyes. Gjakatare...

Vertet mos kemi harruar te qajme?!

No comments:

Post a Comment