Monday, December 3, 2012

"Alba Fire" dhe Veneto Banka

Nje investim strategjik i kompanise "leader" ne Shqiperi ne fushen e armeve te gjahut dhe te fishekzjarreve "Alba Fire", ne Peqin. Gjithcka ndodhi kete fundjave ne prani te autoriteteve me te larta te vendit tone dhe atyre italiane. Investimi i kompanise "Alba Fire" ne qytetin e Peqinit eshte i pari i ketij lloji. Nje sipermarrje tipike "fason", te cilat kohet e fundit jane nga te paktat ndermarrje qe punojne, fale korrektesise se nje partneriteti bashkepunimi me porositesin kryesisht ne vendet e Europes.

Jane keto elementet te cilat plotesojne kuadrin e gjere te investimit financiar qe Veneto Banka ka realizuar me kliente investitore qe nga koha kur operon ne sistemin bankar shqiptar. Edhe ne rastin e investimit te sapo-startuar ne qytetin e Peqinit te kompanise "Alba Fire", u ndoq i njejti model. Jane keto ndermarrje te cilat sot po i japin nje dinamik mjaft te rendesishme ekonomise shqiptare, kryesisht ne exportet.

Investimi i kompanise "Alba Fire" ne Peqin sapo startoi me nje numer punonjesish per t'u vleresuar, i cili do te ndihmoje kete qytet ne rritjen e numrit te te punesuarve. Partneriteti me tregun italian fale korrektesise dhe garancise qe ofron ky investim nga ana e kesaj kompanie, natyrisht qe do te pasoje me investime te tjera, si pjese e planeve strategjike te drejtuesve te kesaj kompanie. Dhe sigurisht qe Veneto Banka eshte gjithmone prane duke mbeshtetur investime te tilla afatgjata dhe mjaft fitimprurese.

No comments:

Post a Comment