Tuesday, November 6, 2012

"Historiku i Veneto Banka" - Publikim

Në vitin 2005 Banca Popolare Pugliese së bashku me familjen Mariano nga Lecce (Itali), blejnë aksionet e bankës e cila i erdhi në ndihmë luftës së Kosovës, “Dardania Bank”. Banka merr emrin Banca Italiana di Sviluppo (Banka Italiane e Zhvillimi ose BIS Banca), një bankë që do të shërbente si urë bashkëpunimi mes biznesit Italian dhe atij shqiptar. Në atë vit (2005), banka kishte një rrjet modest prej 2 filialesh. Në po këtë vit u implementua edhe shërbimi i kartave lokale BIS Banca, për tërheqjen e parave cash nga ATM-të e vendosura nga banka, e dedikuar vetëm për klientët e saj.

Në vitin 2007 Banka Italiane e Zhvillimit zgjeron rrjetin e saj me dy filiale të tjerë, perkatësisht atë të Vlorës dhe Durrësit. Po në këtë vit kryhet një investim mjaft inkurajues në atë kohë për gjithë sistemin bankar shqiptar, ai i Internet Banking, për t’u ardhur në ndihmë klientëve të kryejnë operacione online nëpërmjet internetit. Në vitin 2007 u rrit edhe numri i ATM-ve të BIS Banca duke arritur kështu në 4.

Në vitin 2008, banka vazhdon zgjerimin e rrjetit të filialeve duke I besuar projektit të saj për të qenë prezente në qytetet më kryesore të vendit, kryesisht ato në Shqipërinë Perëndimore, qytetet të cilat janë në bregun përballë partnerit kryesor të ekonomisë shqiptare, Italisë. Filialet e Fierit dhe filiali në Qendrën Tregtare “Casa Italia” në Tiranë, shënuan arritjen më të madhe të BIS Banca në Shqipëri, duke arritur kështu në 6 numrin total të filialeve.

Në vitin 2009, aksionerët e saj Banca Popolare Pugliese dhe Familja Mariano vendosin një akord shitjeje me Gruppo Veneto Banca (Trevizo – Itali), në atë kohë një grup ambicioz që kërkonte zgjerimin e rrjetit të tij. Grupi në ato vite po kryente pothuajse cdo vit blerjen e bankave të ndryshme në shumë Rajone të Italisë si dhe në Europën Lindore. Gruppo Veneto Banca kontrollonte rreth 4 banka në Itali dhe 3 banka në Europën Lindore, si në Rumani Banca Italo-Romena, në Moldavi Eximbanka dhe në Kroaci Veneto Banka d.d., si dhe kishte disa zyra përfaqësimi si në Irlandë dhe në Kinë.

Në po atë vit (2009), zyrtarizohet edhe ndryshimi emrit të bankës nga Banca Italiane e Zhvillimit (BIS Banca), në Veneto Banka Albania, ku Gruppo Veneto Banca zotëronte  95% të aksioneve.
Në vitin 2009, rrjetit të filialeve në Shqipëri iu shtua edhe filiali i ri i Shkodrës, duke shënuar kështu edhe zgjerimin e rrjetit të saj edhe më në veri të vendit.

Nga viti 2009, vit në të cilin Banka Italiane e Zhvillimit kishte një rrjet pej 6 filialesh, hyrja e Grupit Veneto Banka pasoi me një dyfishim të prezencës së filialeve në qytetet më kryesore të Shqipërisë. Numri aktual i filialeve është 12, pra 7 më shumë në vetëm 3 vite ku vlen të përmendet fakti që kapitali i bankës është pesë fishuar.

Ndërkohë vlen të përmendet fakti se Veneto Banka prej tre vitesh, sipas raporteve zyrtare të Shoqatës së Bankave është një nga bankat me rritjen më të madhe në sistem, (aktiveve, depozitave dhe financimeve).
Në vitin 2009, President i Veneto Banka emërohet dott. Flavio Trinca, i cili mban po të njëjtin post edhe në krye të Veneto Banca Holding.

Në vitin 2010 rrjeti u zgjerua me një tjetër filial në qytetin e Tiranës duke shkuar në 4 numri total i filialeve në qendrën më të madhe të ekonomisë dhe zhvillimit në Shqipëri. Në po këtë vit startuan së funksionuari edhe shërbimi VISA për kartat e debiti dhe të kreditit për klientët e Veneto Banka. Në po atë vit banka kryen një investim mjaft të rëndësishëm, atë të “adoptimit” me këtë sistem duke unifikuar të gjithë ATM-të aktualë si dhe blerjen e ATM-ve të tjera.

Në vitin 2010 Veneto Banka kryen një tjetër investim mjaft inkurajues, atë të implementimit të sistemit të ri E-banking, një nga shërbimet aktuale më profesionale në sistemin bankar shqiptar.

Në vitin 2011, Grupi Veneto Banka autorizon fillimin e projektit të zgjerimit të rrjetit edhe me dy filiale të tjera të reja. Po kështu përurohen filialet e Lezhës dhe filiali i Kavajës, në dy nga qendrat më  kryesore të zhvilliimit potencial në Shqipëri.

Në po këtë vit kryhet një spostim i një filiali, ai i Veneto Banka - Casa Italia, në një godinë nga më prestigjiozet që ndodhet në autostradën Tiranë – Durrës, km.3, zona më e madhe e zhvillimit tregtar në vend, me një numër të konsideruëshëm biznesesh që operojnë në të dyja anët e autostradës.
Në vitin 2011, në krye të Veneto Banka sh.a., Veneto Banca Holding emëron si Drejtor të Përgjithshëm, bankierin me mjaft eksperiencë në sistemin bankar italian, Dr. Lucio Gaita, i cili vjen në këtë detyrë pas një eksperiencë të gjatë si zv. Drejtor I Përgjithshëm i Banca Apulia, një nga bankat më të mëdha dhe më solide në Rajonin e Puglia-s, Itali.

Në vitin 2012 Veneto Banka zgjeron aktivitetin e saj me plot tre filiale të tjerë, dy prej të cilëve në qytetin e Tiranës, në Rrugën e Kavajës dhe në Tiranën e Re afër Stadiumit “Dinamo”, duke arritur në numrin prej 12 filialesh në total dhe me një rrjet prej 13 ATM-sh në qytetet më kryesore të vendit.

No comments:

Post a Comment