Është mbrëmje. Vajza ime e vogël sapo ka filluar të kuptoj c’është muzika. Bota ka ndryshuar. Shoqëria ka evoluar. Muzika tashmë nuk është më detyrë shtëpie. Si e tillë do perceptohej lirshëm në timbrin pse jo muzikor të një qenie sado e vogël. Në këtë rast një fëmije të vogël. Një fëmije të vogël që dëshiron të njohë notat. Notat prej nga ku gjyshi i saj I jepte kuptim një partiture.
Por sot gjyshi ka “mbetë në klasë”. Nuk përkthen dot nota. Jo se nuk ja thotë. Madje i njeh me gishta ato. Notat. Por në piano. Aty në tastier ku ai luani si askush. Në letër e ka të vështirë. Më sakte “sikletoset”. Sepse nuk I përkthen dot. Nuk I bën dot ato të shpjegueshme. Të perceptueshme. Të kuptueshme. Dramë!
Ai vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Gjithcka ka shkuar. Goditje e memories. Por në këtë rast bëhet më dramatike. Për faktin e vetëm se gjyshi nuk prodhon më muzikë. Muzika e ka lënë. Dhe kur sot...
Sot kur mbesa e vet kishte nevojë për të. Por gjyshi nuk ka harruar reflefksin. Refleksin e një udhe të gjatë mes notash. Si një i verbër, ushëtar jo I rastësishëm I pot ë njëjtës rrugë. Rrugëtim. Aty ku di të hedhë hapin. Ndoshta ku ka dhe ngritje apo ulje lartësish. Sadopak të vogla. Ai di të hedhë hapin e duhur. Si një notë e hedhur në pentagram. Por jo në letër. Aty ai nuk kujton asgjë. Madje notat I duken dicka e huaj. E paparë kurrë më parë. Ato nota që kërkon mbesa e tij të njohë.
Ajo është një fletore notash. Me shumë viza që kërkojnë të kenë mbi shpinë nota muzikore. Nota të cilat duhet dikush t’I hedhë. Për të ngelur aty. Sot edhe përherë. Por gjyshi vendos të luajë muzikë. Ndoshta muzika e bukur nuk ka nevojë për nota. Nota që të shkruhen në fleta fletoreje. Pak janë ato por prodhojnë shumë. Më saktë emocion pa fund. Atë emocion që ndonjëherë nuk e gjen në viza pentagramesh. Por në mendje dhe në zemër. Nuk ka gjë më të bukur se sa kjo. Por gjyshi nuk shkruan dot. Ai vec melodon. Në atë piano të pozicionuar ndanë dritares së kësaj shtëpie në rrugën plot gjethe.
Është vjeshtë. Ashtu si kjo vjeshtë që nuk pati shpirt dhe I uli gjethet prej peme dhe I shtroi qylym të blertë zverdhje në rrugë. Po sërish është bukur. Kjo rrugë plot gjethe dhe pa nota në pentagram. Por në mendje dhe në zemër. Melodia ndonjëherë nuk pyet për formalitetet. Lind natyrshëm si kjo vjeshtë që nuk pyeti kush. Për të shtruar këtë rrugë gjethesh. Si një fletore e gjyshit pa nota muzikore por nën tinguj, teksa gjethet bien.

No comments:
Post a Comment