Tuesday, November 6, 2012

"Fate Velaj dhe Veneto Banka së bashku në Expo-n e Fierit"

Fate Velaj nuk është më një emër i panjohur për mjedisin kulturor shqiptar. Pas projektit të suksesshëm “Europa Plaza” në Pogradec, artisti vlonjat Fate Velaj spostohet më në jug të vendit. Aktualisht ndodhet prej disa kohësh në Fier, për t’i dhuruar publikut fierak një tjetër punë të tij, europiane, sic dëshiron ta quajë Fate. “Europa Plaza” në Fier. Përse? Sepse artisti Velaj ka luksin e të qenit “Qytetar Nderi i Europës”. Titull i dorëzuar pak kohë më parë në Tiranë prej euro-parlamentarëve të cilët “zbarkuan” atë pasdite për t’i dorëzuar këtë titull në dorë Fates.
Piktor. Fotograf. Artist kreator. Zbatues idesh deri në detaj. Ky është mjeshtri i madh Fate Velaj, përfaqësues i akademisë vlonjate të piktorëve si Kamberi, Jonuzi, Shabani, Sulaj, etj. Janë ata mjeshtra të cilët pasi “tronditën” artin shqiptar, dhe po vazhdojnë ta bëjnë atë me mjeshtëri edhe sot në Europë apo në mbarë botën me cmime pa fund. Ndaj edhe Veneto Banka i besoi projektit ambicioz të Fate Velaj në Fier. E mbështeti Faten në hapjen e ekspozitës së tij vetjake në Fier, aty ku Veneto Banka ka një filial prej disa vitesh në qendër të qytetit.

Vërtet kjo Expo e Fates e zbukuroi Fierin këto ditë në vigjilje të përvjetorit të 100 të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Në Vlorën që lind mjeshtra të tillë si Fate Velaj. Por më e bukur do të jetë puna e re europiane e Fates: një tjetër “Europa Plaza”, tashmë në Fier.

Po Europa Plaza tjetër e Fates, ku do të jetë ? Ku i dihet shtegtimit të rradhës së mjeshtrit Velaj. Dhe natyrisht që Veneto Banka do të jetë sërish bashkë me të.

Udhëtimi ynë modest përkrah Fate Velaj sapo ka filluar.


 

No comments:

Post a Comment