4 nentor 2012. Pak dite nga ngjarja me e madhe e shqiptarise. Ngritja e Flamurit ne Vlore dhe shpallja e Pavaresise. Ne Vlore. Ne Vloren e sa e sa ngjarjeve te medha. Pikerisht ne Vloren time ku mesova se c'eshte revolucioni. Ku dhe kush duhet gjuajtur me gure. Jo me falni. Me re guri. Bresheri.
Pikerisht ne Vloren time ku une u rrita pasi kisha ardhur nga Himara. Qyteti i vogel qe priste me ankth cdo vinte nga xhadeja qe gjarperonte neper shpatet dhe monopatet e nje mali. Nga Vlora te cilen enderronin te kishin nje shtepi prinderit e mi. Per t'iu larguar jetes pa shume personazhe te nje limani me vetem 60 dite jete. Vec ne ato dy muaj vere.
Per ne Vlore. Qytetin qe sic e thashe me lart, me mesoi te hidhja gure. Te revoltohesha. Te behesha pjese e pakenaqesise edhe kur ajo shfryn me gure. Qytetit ku kisha nje Shtepi Pioneri ku do kaloja pasditen. Detin e gjere pa stacione plazhi pas Ujit te Ftohte. Kuzbabane ku hahej mire dhe mund te sodisje dritat dhe shtrirjen e qytetit. Belvederen. Muzeun. Pak me lart galerine me piktoret e akademise vlonjate te piktoreve. Rojen e nderit cdo 5 maj. Monumentin e Pavaresise. Pjedestalin e madheshtise se saj. Teatrin me parodistet e saj. Stadiumin me lojtaret talente qe tronditen Europen. Kampin e Punetoreve dhe ate te Pionereve. Ah se harrova, edhe kampet e ndermarrjeve.
Kjo ishte Vlora qe duhet te ishte dhe qe sot nuk eshte. Nuk eshte sepse ajo, Vlora, qe mesoi mua adoleshent te godisja me gure revolten time, nuk eshte me. Nuk eshte me sepse e zhbene debatet pa lidhje. Pa shkak. Sepse inatet ne lidhje me te, nuk kane te bejne vetem me nje date. As me nje pervjetor. Qofte ai i 100 ne rradhe. Ato kane te bejne me shpirtin e Vlores. Ai shpirt qe te con ne kembe dhe nuk te le te ulesh ne toke prej madheshtise se saj. Kujdes kur shfryn. Eshte si nje dallge e madhe... Te perlan!
Per cfare e do Vloren? E do per artiste? Ja ku i ka artistet e saj. Piktoret. I fundit Agim Sulaj dhe Fate Velaj. Njeri me cmime ne cdo konkurs ne bote tjetri no.1 ne Europe. Apo per Ermonelen (Jaho), qe po trondit skenat e operave boterore. Per parodistet qe edhe sot kur i fton "Portokallia" te gozhdojne me talentin e tyre. Apo per Anita Bitrin, zerin e ish-bukuroshes vlonjate. Apo per Tor Tahirajn ne Itali qe vec shkruan per ty o Vlore. Bujar Asqeriun, te vetmin "Muzake" dhe "Avni Rustem". Timo Fllokon qe thote cdo dite: "e dua Vloren". Bert Mingen qe godiste me grushta autobuzin e TVSH-se nga gezimi golit live ne transmetim.
E pra sot ne emer te tyre duhet te flisje ti, Shpetim (Gjika). Askush s'do te qortonte. Madje as Saliu. Vetem kaq ti thoshe: ja ku e kam muzeun e gjalle te Vlores. Eja ta vizitosh. Date 28 nentor. Pike!
Per cfare tjeter? Sot ne daten 4 nentor 1912, kemi ende nje date rekord historike. Ne futboll. Ai, Vasil Ruci qe sot gjerb nje frappe pa sheqer ne klub te Dhermiut, larg Vlores, thyeu nje rekord. Turin e trete te ne skuadre shqiptare ne Kupat e Europes. E pra me nje gol me fanellen e leshit te NPV-se. Me kepucet qe mund t'ja kishte marre borxh Sul Demollarit nga Tirana apo Cim Muces. Apo edhe Agustinit (Koles). Dhe solli Barcelonen serish pas nje viti. Aq sa i ben katalanasit per barsolete ne Vlore: "po pse prape ju do rrahim ne atccc".
E pra ti Shpetim per Flamurtarin sot per 100 vjetor nje muze nuk e ke. Muzeun "Flamurtari". Me foto. Ja me ato foto qe i ka sot muzeu i Barcelones ne Katalonje. Muzeu i Partizanit. Jo ai i Xhanit po ai i hasmit, serbeve ne Beograd. E dini cme tha nje serb para nja 10 vitesh? Isha me Flamurtarin ate ndeshje se jam tifoz i Zvezdes (Cervena).
Pra per kete muze te siguroj qe do vinte Saliu ne Vlore edhe ne date 28 nentor. Do vinte se ja donte puna. Ja donin votat. Ishin lojtaret e Vlores qe e sollen ne Vlore me "pishtar te demokracise". Madje e ngjiten edhe ne podium. Njeri prej tyre sot deputet. Madje i Saliut. Kreshniku. Cipi kapiten.
I dashur Shpetim. Te siguroj qe me art dhe me sport do ta kishe mundur sot Berishen. Nga arti e di qe nuk ja thua shume, por nga sporti mos harro ato ndeshje kur pas fitoreve historike ishe me ta. Gezoje si nje femije. Mburreshe madje neper Tirane se i kishe shok. E pra sot nese do kishe artin dhe sportin aleat, ta them me bindje se Saliu do te ishte bindur si Cecua. Do vinte ne Vlore me nje kembe. Nderkohe qe nuk do te thoshte askush: "pse nuk e bere unazen? As rrugen qe te con ne Plazh. As trafikun s'do ta bezdiste askush.
Ti Shpetim, sot do kishe aleat ata qe duhet te kishe. Artin dhe sportin. Ata, pra qe e sollen dhe e ri-sollen Saliun ne Vlore. Ta them serish qe vetem prej tyre do t'ja lije topin ne dere ne Saliut. Ate top qe Vasili e fuste ne porte te "Zubiut" ne Skele te Vlores. Aty ku sot nuk ka nje muze per ata "heronjte" e tu. Per ata pra qe sollen Saliun ne Vlore...

No comments:
Post a Comment