Mbremjen e djeshme mbylli siparin e tij Festivali i Filmit Shqiptar. Ne pamje te pare duket gjithcka normale. Nje vend qe kerkon te hyje ne BE me kaq ngulm dhe aspirate, normal qe e meriton te kete nje festival filmi. Anipse nuk ka filma. Por vertet qe na duhet festivali. Duhet per t'i dhene temp kultures. Duhet per 100 vjetorin e Pavaresise. Ndoshta duhet edhe per shtrimin e tapetit. Dekorin e te tjera si keto. Duhet per te pare se si do vishen artistet. Me ke do shoqerohen. Kush do vije nga paria e vendit. I ftuari i nderit, packa se eshte "Tano Karridi". Madje edhe sikur te ishte vete "Komisar Katani". Duhet edhe per gazetaret e "gossip-save". Per gjithcka duhet.
Por per filmin c'ka do thuhet? C'ka do duhet? Filmi shqiptar ka kohe qe vuan per te qene diku. Diku ne kinema. Ne ekran. Me spektatore. Jo me kot regjizor si mjeshtrat Anagnosti apo Xhuvani, shfaqen rralle ne sheshet e xhirimit. Me sa kam kuptuar: nuk duan te behen "boze". Madje as "dhalle". Te tolloviten lart e poshte per ca para me teper dhe duke mos prodhuar art. Do ndiheshin shume fajtore me veten e tyre.
Mungon gjithcka. Paraja e para qe me vjen nder mend. Ndoshta mungojne edhe mjeshtrat e fotografise. Ndricimit. Skenografise. Skenarit. Grimiere. Kostumiere. Ndaj edhe kohet e fundit ne titrat qe shfaqen ne filma shohim emra te huaj. Sepse keta te fundit qe benin filmin te shfaqej i harruam. Kushedi ca profesioni u ka rene siraja te bejne.
Filmi nuk eshte gallate. As i lehte per t'u prodhuar. Ndoshta i lehte per t'u pare. Madje per te organizuar per te edhe festival, packa film nuk ka. Kjo pasi sot kinemaja shqiptare vuan per nje film. Dikur ne nje vit, me plan kishte deri ne mbi 10 filma ne vit. Epo dikur ishte dikur, anipse sot fituesi i cmimit "aktori me i mire", atehere kur beheshin mbi 10 filma, ishte gaztor ndermarrjeje.
Por ne te vertete nuk eshte se vetem kinemaja shqiptare po vuan. Vuan edhe kinemaja italiane. Edhe ajo franceze. Po tjeter vuajtje ajo. Ajo, kinemaja europiane eshte ne krize per nje cmim. Ka konkurence. Sot ato konkurojne me kinemane afrikane. Aziatike. Arabe. Iraniane. Sepse konkuron skenari dhe regjia e nje filmi. Subjekti. Aktoret pak me pak. Kur ka film po themi. Ne te kundert nga kinemaja jone. Ata kane film po nuk kane cmime. Ne dhe ato filma qe kemi, kane si subjekt gjakmarrjen, vellavrasjen, trafikimin, vjedhjen. Duke na nxjerre keshtu si "pacavure" ne syte e botes.
Ka shume vite qe italianet nuk fitojne nje "Oscar". Qe nga koha kur Beningni luante "La vita e' bella". Nje super film ku gershetohet personazhi komik gjate luftes se II-te boterore. Komik si Fadili...
Pra kur sot kinemaja italiane ndihet e deshtuar, kritiket e artit e kane gati penen per te "nxire" gjithcka packa se kinemate italiane jane plot. I fundit film qe thyeu rekord per numrin e shikuesve: "Benvenuti al sud". Pesha e fajit ndihet e rende per mos-fitimin e nje Oscar-i e apo te nje cmimi ne Festivalin e Venezia-s. Por c'duhet te themi ne per kinemane shqiptare qe organizon festivale pa filma? Kritiket e artit. A kane "pene" per te hedhur nje kritike ne leter, gazete a reviste?
Kohet qekur filma te tille si "Gjoleka, djali i Abazit", "Dasma e Sakos", "I dashur armik", "Letra ere", "Lindje, Perendim, Lindje", "Parrullat", "Trishtimi i Zonjes Shnajder", filma tipik shqiptar nuk perben interes per jurine e ketij festivali, treguan qe ky festival ishte nje qok i rradhes. Kujdes! Jo me filmin. Jo me filmin per shkakun se publiku shqiptar e di mire se sa peshon bobina e filmit, bie fjala ate te "Mao Ce Dun" me ata qe permenda me siper. Sepse nese ky i fundit per jurine prodhon emrin e nje fituesi si "aktori me i mire", c'duhet te themi per aktore te tjere me te spikatur vitet e fundit. Per Ndricim Xhepen. Bujar Asqeriun. Xhevdet Ferrin. Apo Artur Gorishtin? Aktore qe do te konkuronin denjesisht mes tyre ndoshta edhe pa ndihmen e nje jurie te sajuar. Nje jurie qe e detyron anetarin e saj, regjizorin e mirenjohur Muharrem Fejzo, te votoje per Muharremin ne "Cmimin e karrieres".
Dhe te gjitha keto ne nxitim e siper per te sajuar nje festival filmi pa filma. Pa fitues. Vetem stisje dhe aspak emocion. E ngjashme me jurite e asaj kohe ndoshta, te cilat ishin ne presion te votonin filmin apo njeriun e partise.
Duke mbetur tek fenomeni "njeri". Sa here qe degjoj festival filmi, me kujtohet thenia e te madhit Sander Prosi per filmin "Njeriu i mire", fitues i Kupes se Festivalit te Filmit te atij viti: "i bukur filmi e meriton kupen po "njeriu i mire" pse nuk e morri nje cmim?". Kjo pasi aktori kryesor, vlonjati Bujar Asqeriu me rolin brilant te Telos, nuk e morri nje cmim.
Edhe ne kete festival pame gjithcka. Pame shume njerez. Shume aktore. Te zote apo jo. Shume VIP-a. Vec filmin, ne te kundert te asaj qe tha i madhi Sander Prosi, filmin nuk e pame asgjekundi. Sepse edhe ky festival filmi ishte cudia e rradhes ne Shqiperi. Anipse filmi, dhe ne teresi arti nuk e meriton te jete komik, te tille sic e katandisen kete fundjave pervjetori pavaresie ne Tirane, teksa na dhuruan:
"Nje festival filmi pa filma".

No comments:
Post a Comment