Tuesday, November 6, 2012

"Marina e Orikumit. Lundrimi per argetim dhe turizmi detar"

Në fund të muajit tetor 2012, Ambasada Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Italisë në Shqipëri, dhe me mbështetjen e Veneto Banka, organizoi një konferencë për zhvillimin e turizmit detar. Kjo duke marrë shkas nga projekti "Marina Orikum", një investim mjaft i dobishëm dhe shumë i vlefshëm për zhvillimin e turizmit si dhe lundrimin detar në Shqipëri.

Kanë kaluar disa vite kur në prezencë të autoriteteve më të larta të dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë, u inaugurua Marina e Orikumit, një port mjaft i dobishëm dhe ambicioz për ankorimin e jahteve dhe barkave kryesisht turistike. Në pamje të parë me zhvillimin që po karakterizonte në atë kohë sektorin e turizmit, u duk se ky port do të ishte një sukses i pritshëm. Por ndoshta më tepër për shkaqe të ndryshme të cilat kanë të bëjnë kryesisht me marketingun e kësaj Marine, gjërat nuk shkuan edhe aq mirë.

Është ky shkaku se përse Ambasada Italiane dhe Dhoma e Tregtisë Italiane e Tregtisë, me mbështetjen e Veneto Banka, organizoi në Orikum këtë konferencë, për të promovuar kështu interesin që Marina e Orikumit paraqet vecanërisht për Italinë, si porti më i afërt në distancë milje nga Italia. Aktualisht në këtë port ankorohen shumë barka turistike, vecanërisht në muajt e verës, të cilat vijnë kryesisht prej porteve qe ndodhen më afër me Shqipërinë, si Otranto, Brindisi apo Bari.

Pozicionimi mjaft i favorshëm i kësaj Marine në Orikum, me marketing dhe promocion më shumë, mund të përbëjë akoma me shumë interes për turistët italianë, pse jo edhe ata europianë. Puna promocionale sapo filloi me këtë konferencë të parë dhe pritet të pasojë me të tjera aktivitete mjaft me vlerë për promovimin e Marinës së Orikumit.


No comments:

Post a Comment