"Mos u nxito... mos u gabo", me tekstin e kenges prej se ciles Anita Bitri, kengetarja vlonjate, tronditi dashurine e "ndryshkur" te ardhur prej atij sistemi. Ate dashuri qe Anita e perjetesoi per te qene me e bukur, ashtu siƧ ne te vertete ajo ishte. Ate dashuri qe nuk i la kohe ta gezonte djalin e nje udheheqesi qe dashuronte nje volejbolliste me biografi te keqe. Apo djalit te nje shitese qe per fatin tij te keq dashuroi vajzen e shkrimtarit te preferuar te Bllokut.
Nderkohe ti Anit, arrite ta ngrije ne pjedestal dashurine. Sepse te buronte nga shpirti melodia. Natyrshem, dashuria e meritonte vertet zerin tend. Te ishte e bukur ashtu sic eshte. Ndoshta edhe pse erdhe nga deti. Andej prej nga vijne pa paralajmeruar askend sirenat. Ah, edhe anijet e shpreses, packa se ata bejne zhurme me sirenat e tyre, oshetim. Ja ashtu erdhe edhe ti. Gjithe "dallge tallaz". Ne skenen e Tiranes te cdo festivali. Ne fund dhjetori apo kur vinte pranvera. I kendove "dashurise se pare". Ne ato vite kur ky komb kishte nevoje per dashuri.
Ah, mjere nje komb qe nuk dashuron.
Dhe kenget e tua u ben vertet himn i dashurise. Shprese. Kush nuk i kendoi ne ato vite. Ku nuk u degjua zeri yt. Rrugeve. Shesheve. Vinim nga diktatura dhe kishim nevoje per dashuri. Ne qeniet tona ku kishim ende simptoma urrejtjeje. Spiunime. Lufte klasash. Internime. Aspak kohe. Aspak kohe per dashuri.
Dhe ti burove. Derdhe mbi keta njerez, mbi kete rini, pasionin tend. Muziken. Ua perktheve dashurine te bukur, ashtu sic eshte. I kendove me zerin tend. Deri sa u lodhe dhe ike. Ike dhe gabove. U nxitove. Na "dhurove" ikjen tende nga kjo bote kur kishim nevoje per ty. Tani me shume se kurdo.
Vertet, ti u nxitove Anit, duke na "dhuruar" ikjen tende... Gabove!!!
R.I.P. Anita Bitri. 19 tetor 2004

No comments:
Post a Comment