Wednesday, November 30, 2011

"Një DJ për Partinë Socialiste" - Publikuar tek "shqiptarja.com"

Kjo është ajo që po i ndodh aktualisht kryetarit të PSSH-së. Si një DJ i vërtetë, profesionist, ka vendosur kufjet në vesh dhe nuk dëgjon aspak se çfarë mund t'i thuash. Mikson programe. Ide. Fabrika. Dialogje. Kuvendime. Çadra. Forcë. Të gjitha këto me shijet e veta. Ekipe ekspertësh. Komisione. Kush do flasë. Kush do shkruajë. Kush do bëj debat. Asamble. Kryesi. Tonin dhe mixerin se si do të sillet me pozitën. Me BE-në. USA-n. Gjithçka sipas asaj që Rama mendon se vlen. Më kryesorja se si do të vijë në pushtet. Dhe për më tepër që tani ka dhe një pakt dhe ulje "bass-i" me Berishën, pra në listen e miksimeve që do t'u servirë shqiptarëve. Ah harrova! Edhe një libër.

Të gjitha këto, janë elementët që më shtynë ta quaj DJ kryetarin e PSSH-së, partisë sime. Ai vendos muzikën që do dhe ne si klientë të një diskoteke apo pub-i të madh, plot opinione dhe mendime, pro apo kundra, pse jo edhe ndryshe na mbetet të tundemi nën ritmin e kësaj muzike. Por kjo mendoj se nuk është në të mirë të PSSH-së. Nëse do të ishte një parti tjetër, kushdo qoftë ndoshta do ishte një gjë e zakonshme. PSSH është partia më e madhe e shqiptarëve dhe mban brenda saj të gjitha llojet e shtresave. Edhe fshatin. Ose periferinë. Aty ku PSSH po humb rast pas rasti, çdo herë e më shumë vota. Arsyeja është e ditur për të gjithë ne. Në të gjitha dialogjet apo kuvendimet që Rama ndërmorri në bazë, nuk arriti të evidentonte handikapin që kjo parti kishte krijuar. Dhe kjo vetëm nëpërmjet njerëzve.
 
Sëmundja e parcelizimit dhe aleancat fluide dhe të momentit, duke promovuar njerëz të panjohur, me fatura të papaguara me elekoratin, kryesisht me moral jo të pëlqyeshëm, ishin padyshim ato qe Rama nuk arriti dot të kuptonte. Dhe për më tepër t'i jepte zgjidhje. Kriza e burimeve njerezore pas levizjeve drejt metropolove, duket se është ajo që nuk funskionon në PSSH me mungesë kandidaturash dinjitoze dhe si rrjedhojë edhe rrjedhje votash. Kjo u pa edhe në Asamblenë e fundit të PSSH-së. 

Moszgjedhja e njerëzve të cilët votohen më shumë prej emrit se sa prej siglës në këtë asamble, tregoi se Rama vazhdon të ketë probleme me njohjen e bazës së PSSH-së. Për të mos folur për atë që sipas meje është një gabim shumë i rëndë i tij. Fenomeni i shitjes së votës nga ana e këshilltarëve socialiste. Kjo pasi këta këshilltarë kanë më shumë lidhje familjare me deputetët se sa lidhje me PS, andej prej nga duhet të vinin. Për të mos arritur tek mënyra e përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarë të këshillave bashkiake. Dikur nga baza, sot nga Tirana. Pa CV dhe deri diku edhe pa asnjë lloj lidhje me PSSH. "Ç'do mbjellësh, do korrësh".

Pothuajse shumica e deputetëve jetojnë në Tiranë. Shumë mirë, por partia apo fuqizimi i jetës së saj nuk bëhet nga Rogneri apo Sheratoni. E njëjta edhe me Asamblenë Socialiste. 90% e saj u popullua më së fundi nga "tiranas" të natyralizuar dhe bie rasti që nga Vlora deri në Delvinë, baza ka vetëm një përfaqësues në Asamble. Mos vallë PSSH nuk ka nevojë për votat e elektoratit të këtij qarku? Disa prej kryetarëve të Bashkive apo Komunave, si dikur Rama, është e sigurt që do ishin burime pafund votash nëse do të ishin anëtarë të saj. Pra të përfaqësuar. I tillë ishte edhe Gjergji Goro që mori vota më shumë se partia. Po si Goro i Himarës, ju siguroj se ka shumë të tjerë.

Përse Rama zgjedh ta bëjë partine kompetitive me njerez të provuar "sukses me dështim", dhe deri diku pa moral fituesi në elektorat? Unë këtë pyetje nuk arrij ta bëje “live”. Me artikuj e kam bërë shpesh. Por përsa kohë, kryetari Rama ka zgjedhur të vendosë kufjet në vesh dhe të mos dëgjojë se fitohet vota e periferisë, fshatit, apo provincës, atëherë mua s'më mbetet gjë tjetër veçse ta quajë atë DJ. Muzika të vazhdoje! Por edhe 2013 po afron. Sa shpejt erdhi?! Si muzike ritmike, dance apo trance. Këtë e di vetem DJ.

Tuesday, November 15, 2011

“Rama që qesh”


Pas fjalimit në kongresin e fundit të kryetarit të PSSH-së Edi Rama, pamë që tonet e tij ishin shumë të zbutura. C’ka lë të kuptojë se ky qëndrim duhet parë në të dyja anët e medaljes, Ramën pa pushtet, jo më kryetar i bashkisë më të madhe në vend. I zhveshur nga interesat që ndërthureshin me këtë bashki si tendera, leje ndërtimi, punësime, etj. Dhe si e tillë edhe një farë zbutje e formës së “rrebelimit” të një pjese të konsiderueshme të udhëheqësve më të lartë të PSSH. Disa të deklaruar dhe disa në heshtje. Dhe ana tjetër, përgatitja e opinionit për atë që do të ndodhte dhe ndodhi. Marrëveshjes së bashkëpunimit me pozitën, duke respektuar fjalë për fjalë atë c’ka i ka sugjeruar BE-ja. Anipse janë oponentët e Ramës brenda partisë së madhe socialiste, që e kanë trumbetuar me forcë këtë si një handikap i PSSH-së me ndërkombëtarët.

Njëra anë e medaljes.

Duke nominuar në asamble shumë emra të lakuar si mbështetës të ish-kryetarit Nano, Rama padyshim që ka shënuar një "autogol" të gjithckaje që ai ka përsëritur në media apo në takimet me bazën më parë. Kjo jo për faktin se këta personalitete të “Sheshit Austria” nuk e meritojnë emrin në listën shumë emërore të Asamblesë së PSSH-së. Por se Rama i kthehet edhe një herë asaj që ai mendoi se e hodhi pas shpine. Të kaluarën e PSSH-së. Me këto emra, Rama e sigurt që ka menduar edhe se si të sfumojë LMN-në, duke i shkëputur asaj një pjesë të mirë, deri edhe duke e izoluar atë. Pa e ditur se kjo Lëvizje e pati një shkak. Dhe shkaku përvecse ai vetë nuk mund të supozohet të jetë gjë tjetër.

Legalizimi i fraksioneve në PSSH ishte një nga presionet më të mëdha që dikur dyshja Meta-Rama i ushtronin ish-kryetarit Nano, (referuar librit të Ramës “Kurbani”). Por kur ky i fundit vendosi të mos i dëgjonte, solli rrjedhje votash tek PSSH dhe për rrjedhojë kalimin në opozitë. E njëjta situatë edhe për Ramën. Nuk po vjen dot në pushtet. Dhe kjo mund t’i atribuohet kryekëput edhe kësaj. Përcarja e PSSH-së që ai ndolli dhe solli në spektrin e majtë duke mos e bërë atë kompetitive, packa se Rama edhe në kongresin e fundit e quajti dy herë humbjen si vjedhje të përsëritur të votave. Derisa shkaktoi ilaritet të pakrahësuar tek kryeministri i Shqipërisë, Berisha duke e etiketuar këtë të fundit si ‘kalama”. E sigurt që kjo deklaratë nuk i takon për shtat një kryetari opozite, por tashmë ajo doli prej gojës së tij në foltoren e tempullit socialist para një jave. Dhe legalizimi i fraksioneve në PSSH është sot jo më një risi. Ajo c’ka do të ndodhë më pas vlen të analizohet. Por padyshim që kjo është një fitore e madhe e socialistëve që mendojnë ndryshe nga kryetari Rama. Ashtu sic dhe vetë Ai dikur, kur sapo kishte ngrohur në xhep teserën e PSSH-së.

Ana tjetër e medaljes. Zbutja e toneve dhe ulja në tryezë me pozitën, mendoj se është një tjetër fitore e "mendimit ndryshe" të PSSH. Janë ata që kanë këmbëngulur me forcë se bojkoti dhe prishja e marrëdhënieve të bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar nuk është në dobi të PSSH-së dhe do ta mbajë atë akoma më larg nga pushteti. Atë që ëndërron kryetari i saj pothuajse cdo ditë. E sigurt që BE-ja kërkon më shumë të dijë se sa i aftë do të jetë Rama nëse ata i hyjnë aksionit politik për zhbërjen e "mitit" PD në krye të shtetit shqiptar. Por nëse ky lider që ata kërkojnë të investojnë politikisht këto dy vitete e ardhshme nuk bind, ateherë përse duhet të shpejtojnë vajtje-ardhjet në korridorin ajror Bruksel-Tiranë.

Por sot “miti” i mospranimit të kushteve apo sugjerimeve të BE-së ra, dhe kjo lëvizje e papritur e Ramës lexohet në një llogjikë të ftohtë edhe si dorëzim pa kushte. Rama pa pushtet (bashkiak), po na tregon që di të jetë edhe i dëgjuar. I butë. Madje të bëjë edhe batuta me kryetaren e parlamentit. Pra Rama po qesh. Ndoshta mund edhe ta ketë zbutur libri i sapo hedhur në treg. Dhe kjo e qeshur e Ramës pati menjeherë reagime pozitive nga ana e Brukselit. I pari komisioneri Fyle, i cili ka patur shumë herë besim tek gjetja e dialogut mes palëve politike. Ndoshta edhe të tepruar ndonjëherë. A thua është shqiptar?! Por fakti që Rama qeshi duket se do sjellë erë të mirë të raporteve të PSSH-së me BE-në. Atë që sic e theksova më lart ka kërkuar në cdo kohë LMN-ja. Ndoshta edhe për shkakun e disa lëvizjeve periferike të tipit kafe me Blushin, debate banale si ai në Kombinat, etj., të cilat nuk ia sfumuan dot presion ndaj Ramës asaj.

Por a është vërtetë gati Rama për të ardhur në pushtet? Natyrisht që furnizimi me emra “të rinj i repartit socialist", është një prej atyre që vërtet se funksionon për të ardhur në pushtet, sipas Ramës. Packa se me shumë prej tyre e ka… Rama (kuptohet se për c’farë e kam fjalën). Sot ardhja në pushtet e PSSH-së është padyshim objektivi kryesor i të gjithë socialistëve, dhe me këtë teori Rama kërkon të grishë emocionin e socialistëve. Por përse nuk mendoi kështu në vitin 2009 është pyetja ime? Për të mos shkuar më tej me një pyetje tjetër tendencioze. A do të jenë këta të fundit kabineti ose trupa qeverisëse? Po me të tjerët që shënoi vetëm disfata si do të luhet? Do të jenë lojtarë formacioni apo rezerva?

Pra nga një pyetje me sa duket dolën shumë të tilla. Unë nuk jam orakull që të di përgjigjet sipas Ramës, aq më tepër që ai shquhet për ndryshimin e mendjes (jo stabël në mendime dhe qëndrime politike), sidomos në minutat e fundit. Një e tillë e pamë të ndodhte sërish në kongresin e fundit të PSSH, kur në minutat e fundit vendosi emrin e Gjergji Goros në listën shumë emërore të Asamblesë dhe po në minutat e fundit të publikimit të emrave fitues e hoqi atë.

Të tilla arsye më bëjnë të mos mundohem të kem një përgjigje, por vetëm të presë të shohë njerëzit "hije" me të cilët Rama do të formojë kabinetin e tij qeveritar në mendje dhe më pas t’ja prezantoj atë mbarë opinionit për të kërkuar votën, në letër. Fakti që dy prej vendeve që ne jemi më shumë të lidhur dhe të varur, Italia dhe Greqia kanë kabinete teknicienësh, më lë të kuptojë që Rama duhet me patjetër të gjejë “harvard-istët” ose “bokoni-stët” e tij. I ka patur në Asamble apo ata që sapo "katapultoi", kjo mbetet për t’u parë. Mua vec më gëzon fakti që Rama nuk është më Ai i pari. Tani Ai është “Rama që qesh”.

Sunday, November 13, 2011

"Mediterraneo"

"Mesdheu". Gjithcka ndodh ne Mesdhe. Siri. Greqi. Turqi. Liban. Izrael. Egjipt. Libi. Itali. Zjen Mesdheu dhe bashke me te mesdhetaret gjaknxehte. Bien qeverite. Revolta popullore. Goditen dhe vriten presidentet. Kryeministrat. Digjen dyqane. Prona. Banka.

"Mesdhe". Por ky titulli im nuk ka shume lidhje me filmin magjik te Salvatores. As me batuten "italiani-greci, una faccia una razza". Por kjo batute kete fillim nentori na erdhi shume e qarte. Te dy qeverite bien si me magji nga kriza ekonomike qe ka trokitur. Ajo e Greqise pak me shpejte dhe kjo e Italise, sapo. Dhe ne shqiptaret bejme vetem komente. Dikush edhe llogarite. Harrojme qe jemi teresisht te lidhur me keto dy shtete. Gjithcka qe ndodh ne sheshin "Omonia" apo ne Fontana di Trevi, vjen per nje sekonde ne sheshin e sapo rikonstruktuar "Skenderbej".

Kush jane keto dy shtete dhe c'fare perfaqesojne ne Shqiperi? Gjithcka! 80% te shkembimeve tregtare. Super investime te huaja direkte. Banka. 2 italiane dhe 4 greke. 40% i volumit te gjithe sektorit bankar. Kompani telefonike mobile. 2. 70% i tregut te telefonise mobile. Fazoniste. 800 ndermarrje. 400 mije te punesuar ne gjithe Shqiperine. Fabrika. Industri. Eksporte. 80%. Dhe ne merremi me komente...

Situata eshte shume e rende. Rreth 2 milione emigrante ne keto dy shtete. Familje te tera qe nga mungesa e kohes as shqip nuk u kane mesuar dot femijeve te tyre. Edhe pse tragjike dhe ne qeshim. Me sakte bejme komente. Sot keto dy shtete jane pa qeveri. Kur presim legalizimin e emigranteve tane. Qe ata te ndryshojne "humorin" duke derguar ndonje remitance. Kriza me e thelle e tyre teksa kane rene aq shume sa nuk llogariten me.

Te gjitha keto ndodhin ne "Mesdhe". Sa lehte qe i marrim gjerat. Por sot ne krye te dy shteteve vendosen dy teknicene. Bankiere. Jam vete i tille dhe nuk dale kur prej shtepise pa makine llogaritese. Gjithcka vertitet rreth shifrave. Eshte bukur te futesh ne boten e tyre. Te llogaritesh kestet. Vitet. Imagjino ne qe sa shume borxhe kemi. Italise dhe Greqise me shume. Por sot keto dy shtete jane vete ne hall. Ne hall i bie te jemi dhe ne. Por ne kemi vendosur te qeshim.

"Stambolli digjet. Shqiperia?". Me sportivitetin tone me vjen te pelcase. Nuk e kuptojme qe gjeja e pare qe do bejne te henen dy bankieret do shikojne kush u ka borxh. Kush nuk ju paguan kredine. Perse mos t'ja ngrene pak interesin e kredise shteteve qe u kane dhene borxh. Nese ato nuk kane mundesi te paguajne? "Kredi e keqe", quhet. I bie te jemi kliente te keqinje. Atehere si do te jete zgjidhja jone?

Do te na kerkojne me shume detera. Siperfaqe ujore ndryshe. Ne shkembim. Do te na kerkojne te na sjellin me shume plehra. Neser ne krye te dy qeverive vijne dy bankiere. Nuk do te jene me dy politikane. Me ata ishte me ndryshe. Ndonje "cupke" nga tonat edhe na e pelqenin. Keta neser vijne me makine llogaritese ne xhep. Nuk pranojne kompromise perpara shifrave kryenece. E sigurt qe do ta kemi me te veshtire me ta. Perfshire ketu edhe emigrantet. Ata qe deri dje na mbanin me buke. Sot vehten e tyre. Dhe shume mire bejne. Nuk e di nese do te kemi fatin e ushtareve apo te Vasiliqise se Salvatores.

Mesdhe. Gjithcka ndodh ne Mesdhe. Ka Gadaff. Ka Al Ashad. Mubarak. Berluskon. Te tjere pas tyre? Sigurisht qe po. Prisni. Dicka do te ndodhe. Jemi ne Mesdhe!

Thursday, November 10, 2011

Për ku kështu Anastas?”


Pak ditë më parë kryetari i PS-së ironizoi në rrjetin social Twitter, zëdhënësen e PD-së me batutat e dy aktorëve të mëdhenjë, tek “Pylli i Lirisë”, (ose filmi me Vlashin), Lazër Filipi dhe mamaja e mikut tim të shtrenjtë Cimi, Margarita. Fatmirësisht të dy i kemi gjallë. Por nuk është “sebepi” i këtij shkrimi filmi dhe as artistët, packa se politika ka filluar të bëhet më artistike me filma, batuta, rrjete sociale pse jo edhe libra. Në të vërtetë ajo që më “ndezi gjakun” për të shkruar dicka në letër, ishte asambleja e fundit e PSSH-së, partisë së cilës unë i fala një pjesë shumë të bukur të jetës sime, rininë.

Sa herë që ka kongrese në PSSH më kap një lloj entuziazmi i papërshkruar. Më kujtohet vetja ime për herë ta parë delegat në 2003 dhe po kandidat për të hyrë në KPD. Të gjithë e kujtojmë atë kongres të 2003. Kongresi që i parapriu gjithckaje që po ndodh sot. Që nga ndarja e Ilir Metës nga PSSH , rënia në pikiatë e aksioneve të PSSH në elektorat për pasojë pas 1 viti e gjysëm humbje e pushtetit dhe ngjitja në skakierën politike ose lancimi i kryetarit aktual, Rama.

E pra në atë kohë në sallën e TOB-it isha në mes të dy figurave shtyllë të PSSH-së. Në një anë Dritëro Agolli dhe në anën tjetër, ngjitur Musa Ulqini. Emocione të mëdha për një të ri që për herë të parë është delegat dhe po për herë të parë kandidon për KPD-në e partisë, sot Asamble. Pikërisht kjo asamble dhe hyrja e shumë personazheve publike dhe dashamirëse të partisë sime socialiste, më shtyu të bëjë batutën time me modifikim. Të më falë skenaristi Kico Blushi për ndryshimin e origjinalit. Ndoshta do të vijë një ditë që do t’i kushtojmë edhe një rresht copyrigh-it dhe të drejtës së autorit. Unë sapo e bëra për të qenë i qetë.

Për ku kështu Anastas? Sinqerisht kur mësova emrat e rinj që iu shtuan atyre ekzistues të asamblesë së PSSH-së, më cuditi fakti që shkelet apo jo statuti që përcakton qartë numrin e tyre. Gjithsesi një parti në opozitë ndonjëherë është mirë që të bëjë edhe tolerime, sidomos kur ka shumë vite në opozitë dhe kur shoqëria është më bërë më globale dhe universale. Gërshetimi i grupeve të interesit, figurave publike, akademikëve apo edhe artistëve padyshim që hap një garë për listën e 140 deputetëve të ardhshëm në 2013. Gjithmonë nëse nuk do të ndodhë si me listën e 2009-ës, që sipas batutave mes nesh kishte tre lista në kokën e kryetarit, atë të mëngjesit, drekës dhe darkës.

Nëse emra të tillë si ai prof. Angjelit, Musa Ulqini, Lili Nushi, Adrian Berberi, Bashkim Zeneli, Kozeta Fino apo Etleva Bisha, etj., dhe për të vazhduar me emra të tjerë si prof. Petrit Malaj, Artan Lame, etj., do të ishin futur para pak vitesh, motorri i PS-së nuk do të kishte punuar me "kohë të pjesshme" dhe sot ajo do të ishte në pushtet. Por me sa duket ajo që i ndodhi kryetarit në 2003 kur unë dhe disa të rinj të tjerë nuk e lamë të dilte pa votë në atë kongres, nuk ishte bërë mësim. Ndryshe nga c’farë ai tha në fjalimin e atij kongresi, për të mos folur për fjalimin në konferencën e PS-së Tiranës, akoma më i ashpër.

Por sot këta emra përbëjnë shpresë për kryetarin e PSSH-së Rama dhe nëse ai përmbahet kësaj liste për të qenë ata deputetët e ardhshëm të parlamentit, atëherë mendoj se është e gjetur. Packa se në mendjen e shkrimtari Rama, kjo lëvizje e ka një shkak. Frika se mos një hemoragji tjetër shpërthen në PSSH nga kërcënimi i takimeve pompoze të prof. Malaj. Të mbushura këto me shumicën e anëtarëve më të rinjë të asamblesë së Partisë Socialiste në kongresin e fundit. Është ky shkaku edhe pseasgjë nuk është e sigurt, pasi luhatjet e këtij kryetari për përzgjedhjen e ekipeve janë të njohura. Kam frikë se do të ndodhë si me Musa Ulqinin. Në darkë ishte deputet dhe në mëngjes jashtë listës.

Por kryetari e thërriti sërish Musain nën armë. E ku do të shkonte ai pa Musain? Kush e di se sa i ka shqyer sytë kur pa Musain në rreshtin e parë të takimeve të prof. Malaj-t. ai që i dha fitoren tre herë rresht në krye të shtabit të tij elektoral dhe një humbje kur ai nuk e drejtoi këtë fushatë. Por bashkë me Musain janë edhe shumë të tjerë. Prof. Angjeli i cili edhe pse ft. Musain e bënë me tesër partie në njësinë bashkiake no. 2 sot e humbur prej socialistëve, në atë kohë prof. Angjeli deputet. Së bashku me ta dhe shumë të tjerë. Ndaj e gjithë kjo situatë e ka hak një batutë filmi: “Le të vijë dhe Musai me të vetë”. Është sërish i madhi Reshat Arbana që thërret Mond Hasantaren mikun tim, “Nexhipi” në filmin “Ja vdekje, ja liri”. Dhe sot vërtet që PSSH është në unison të plotë me titullin e këtij filmi që më pëlqen aq shumë. 

Por mungojnë në këtë listë, (ndoshta padashur ose me qëllim) disa njerëz të suksesshëm. Mungon Goro i Himarës. Ai që i mësoi të gjithë në PSSH se sa e parëndësishme është në këto kohëra sigla e partisë dhe sa të fëlliqura janë pazaret politike që bëhen në kurriz të elektoratit. Pikërisht atë që nuk po lexon sot i gjithë spektri politik. Sikur te kishim ca Goro.. Ndaj mendova ta modifikoj batutën e kryetarit Rama të para disa ditëve: “Për ku kështu Anastas?”. Dhe me prof. Angjelin nënkuptojmë të gjithë ata socialistë të cilët dhanë dhe japin kapacitetet e tyre të pakursyera për PSSH-në, kur i thërrasin nën armë apo në zborin socialist. Vetëm që PSSH të vijë në pushtet, packa se sot pëlqehen nga kryetari i rradhës ose ai i përjetshmi i saj. Nesër nuk e di!

Newsletter Veneto Banka 2011


Gjejmë rastin t’ju prezantojmë të rejat më fundit nga Veneto Banka, pjesë e Grupit Veneto Banka, një nga 10 grupet bankare më të fuqishëm aktualisht në Itali.


1.   Veneto Banka, banka me rritjen më të madhe të aktiveve dhe të depozitave në sistemin bankar gjatë vitit 2010. Kjo pas publikimit nga ana Shoqatës së Bankave të analizës të treguesve financiarë për bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Kështu totali i aktiveve në vitin 2010, në krahësim me vitin 2009 u rrit me 49%. Rritja më e madhe në sistemin bankar i përket edhe depozitave me 55%, ndërkohë që portofoli i kredisë u rrit me 60%. Ky rezultat vjen si pasojë e një pune voluminoze nga ana e rrjetit të filialeve të Veneto Banka gjatë vitit 2010.


2.   Z. Lucio Gaita, Drejtori i Përgjithshëm i Veneto Banka, pas miratimit nga ana e Bankës së Shqipërisë të dokumentacionit të paraqitur nga ana e Gruppo Veneto Banca për këtë post. Drejtori i ri z. Gaita vjen në Shqipëri për të drejtuar Veneto Banka, pas një eksperience të gjatë në sistemin bankar italian, duke mbajtur kohët e fundit postin e zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Banca Apulia, një nga bankat lider të Rajonit të Puglia-s me rreth 70 filiale, e cila u bë pjesë e Gruppo Veneto Banca vitin që shkoi.


3.   Tre filiale të reja hapi Veneto Banka në Shqipëri gjatë muajit Tetor 2011. Do të jetë filiali i ri në Autostradën Tiranë-Durrës, ai i Lezhës dhe i Kavajës që do t’i shtohen rrjetit aktual prej 8 filialesh, duke u bërë prezente në qytetet kryesore të Shqipërisë, dhe në pothuajse gjatë gjithë vijës bregdetare të vendit tonë. Këto ditë pritet të nisë punimet edhe filiali më i ri i Veneto Banka në qytetin e Elbasanit, për të vazhduar me filialet e Lushnjes dhe Korcës.


4.   “Depozita me Interes Periodik”, një produkti i ri mjaft i kërkuar nga ana e klientëve depozitues, të cilët kursjenë paratë e tyre duke i investuar ato në depozita afatgjata: 1, 2 dhe 3 vjecare. Ndërkohë që interesat përfitohen cdo 1 muaj, 3 ose 6 muajm duke i marrë ato në dorë ose në llogarinë rrjedhëse të klientit sipas periudhës së përzgjedhur.


5.   E-Banking është shërbimi më i ri, i përsosur sipas të gjitha parametrave të një banke me standarte të larta, si nga ana e shpejtësisë ashtu edhe për mënyrën e përdorimit dhe të sigurisë. Me anë të këtij shërbimi klientët e Veneto Banka do të kenë mundësi të përdorin pothuajse të gjitha shërbimet bankare kryesore që banka ofron nëpërmjet internetit në cdo kohë, pa qenë nevoja të jenë prezentë në bankë.


Duke ju falenderuar për vëmendjen Tuaj.


Departamenti i Mercato e Prodotti
Dt. 10.11.2011

Sunday, October 30, 2011

"Partia e Shkrimtareve te Shqiperise"

Politika me sa duket po shfaq simptomat e para te lodhjes perpara interesit te publikut. Ndaj per kete politik-beresit po mendojne se si ta bejne me terheqese. Pervec rrjeteve sociale ne internet, bashkebisedimit apo publikimit te aksioneve apo nismave politike, nje forme shume e gjetur po behet edhe libri. Anipse ky i fundit po vuan periudhen me te erret qe kur filloi te shkruhej shqipja. Dramacitetin e tij qe perkon me shkrirjen e Lidhjes se Shkrimtareve te Shqiperise. Ajo Lidhje prej nga doli Kadare, Princi i Asturias dhe Kandidati i perhershem per Cmimin Nobel. Nga ajo Lidhje qe doli i madhi Dritero Agolli qe i festohet ditelindja me jehone, si majtas ashtu dhe djathtas. Dhe pas tyre te tjere shkrimtare te shquar, poete, romanciere dhe prozatore.

Por sot shkrimtare jane bere edhe politikanet. Jo nga shkaku se mes tyre mungojne shkrimtaret, por sepse me sa duket eshte nje forme e bukur mjaft e goditur per te arritur tek publiku. Te tille e pame edhe dje, nje kafe mes shkrimtarit tashme te afirmuar me dy bestseller-e rresht dhe nje ne pritje te nje tjetri, Ben Blushi, dhe kandidatit ose me sakte rivali i tij letrar me i ri, Edi Rama. Pra mos prisni qe te jete Bardhyl Londo, Fatos Kongoli, etj. keta rivalet e Blushit ne panairin e ardhshem te librit qe do te kurorezoje librin me te shitur. Madje as Kadare. Ai eshte as me shume dhe as me pak, kryetari qe ai e ka kritikuar me shume, Edi Rama. Vertet bukur qe dy rryma, ose dy linja te ndryshme brenda nje partie qe nuk ka rreshtur se menduari ndryshe, sot i kane lene vendin debateve dhe diskutojne per librin. Packa se ky lloj libri nuk arrin dot te lexohet apo perceptohet nga afersiht 90% e publikut votues. Dhe pak me pak ai i botes se internetit. Pikerisht ne ato lloj target grupesh votuesish ku Partia Socialiste po deshton. Fshati ose me sakte pjesa rurale e hartes elektorale e cdo te djele votimi nje here ne 4 vjet.

Por a eshte kjo menyra me e mire e mundshme per fuqizimin e Partise Socialiste? Nje gje eshte vertet e dhimbshme per stadin se ku ka arritur sot kjo parti. Pas prishjes se jetes se partise, dhe perzgjedhjes se kandidaturave per deputete apo keshilltare, fenonemi i shitjes se mandatit eshte deshmia me e qarte se ku te con drejtimi i nje partie tradicionale sipas qejfit apo kokes tende. Por Partia Socialiste nuk eshte nje liber-autor qe kujtdo kryetari do t'i hipte ne koke ti vendoste nje titull dhe ne te ishim te gjithe lexues te tij. Partia Socialiste eshte nje liber i madh dhe mjaft i gjere per te gjithe shqiptaret. Ajo nuk duhet te jete nje lajm i pare TV ose gazete per nje kafe mes dy shkrimtaresh per te diskutuar panairin e librit. Jo se libri eshte dicka qe nuk na duhet. Por ka probleme pa fund, qe nga varferia apo investimet. Pensionet, arsimi, shendetesia, korrupsioni, etj., qe dy politikane sot shkrimtare mund te diskutojne me njeri-tjetrin.

Por c'fare pergjigje ka sot shkrimtari im i preferuar Blushi teksa para pak kohesh na mblodhi ne nje salle dhe na tha qe "totalitarizmi i Rames eshte sipermarrja me e keqe qe PSSH ka pare ne keto 20 vite"? Kush jane rruget se si PSSH do te pretendoje te vije ne pushtet ne 2013? Do te bjere qeveria apo do te deshtoje apo do te kemi nje PSSH, forcen politike me te votuar. Kujdes! Eshte e verteta me e hidhur si forca me e votuar politike por qe nuk qeveris. Gjithsesi lind pyetja se c'fare pergjigje ka sot Blushi per ish-shoket e tij kur nderrmori inkursionin politik nen emrin LMN, teksa e harroi debatin per menyren e drejtimit te partise, duke e zevendesuar ate me librat. Kaq e lehte eshte ne mendjet e tyre vera e ardhshme e 2013? Mendoj se jo. Sot ish-shoket e Blushit jane duke e vazhduar rrugen qe zgjodhen. Per te miren apo per te keqen e tyre ata jane po te njejtet. Bash si ate pasdite ne Akademine e Arteve (2009), ku vertet ishin aq shume.

Po perse lindi dhe u formua vetevetiu kjo Levizje? Krejt natyrshem dhe shume e thjeshte. Jo te gjithe mendojne si kryetaret. Jo te gjithe mendojne se kryetaret e kane mire edhe kur bejne gabim. Edhe kur drejtojne gabim. Semundje e trasheguar kjo qe vjen prej luksit te drejtimit te nje shteti apo partie. Por s'mund te zevendesohet profilizimi i nje levizje duke menduar ndryshem me debatet per nje liber apo per disa libra. Perse duhet qe kjo te mos te jete retorika e bisedes mes tyre? Kush jane rruget qe Partia Socialiste duhet te vije ne pushtet? Do te perjashtohen artificialisht duke mos u votuar ata bash si Rama me 4 apo 5 vota teksa na detyruan te votonim per te sa per "golaverazh"? Kongresi i PSSH 2003. Kujdes! Atehere kur shkrimtari Blushi pothuajse nuk fliste fare me shkrimtarin Rama.

Por sot me sa duket kohet kane ndryshuar dhe lideret e PSSH kane luksin te flasin dhe diskutojne perpara kamerave si shkrimtare, si Twitter-ista apo FCB-ista. Packa se votuesi nuk ka para te bleje as fletore per femijet dhe jo me librat e tyre. Per me teper luks i madh ndonje lap top apo lidhje interneti per te ndjekur me interes statuset ne rrjetet sociale. Pra nese kjo eshte "rruga e vetme" edhe ne 2013, atehere le te bejne dicka me vlere te shtuar per veten e tyre per mbare eliten e shoqerise shqitare. Godinen e PSSH ta bejne Lidhje te Shkrimtareve dhe te Artisteve. Kane kohe qe ata po e kerkojne nje te tille. Vertet "Kete nuk e ka bere Shekspiri" - Bukovski. Por as Haveli.

Thursday, October 13, 2011

Migjeni: "Historia e njenës nga ato"

Kush nuk e kujton? Kush e kujton, or shok, ate? Ke? Cilen? Cilen? - Ate! Njenën nga ato! - Po cila asht njena nga ato? Ato jan shume! Cili i ri (ose plak) nuk njef se paku dhete nga ato?! Pse ato jane shume. Pse shume ka meshkuj, shume ka pare, prandaj duhet ne numer relativ te kene dhe trupna qe shiten... Pra, kush asht njajo njena nga ato?
- Lulja, Lukja ! A s'e kujtoni Luken? S'e besoj... shtiheni... Apo ndoshta do mohoni dhe se e njihni? Me falni, por ketu nuk shkon ajo e famshme: kush guxon - fiton! Kjo shkon ngjeti! Do mohoni dhe se e njihni Luken? Me pretekst se jeni te ndershem... Te mos kini, te mos kini frige se nuk do ju quej te pandershem. Por ju, se paku, me siguri do njihni ndonjenen nga motrat legjitime te Lukes, asht njesoj si me njofte Luken vete. Jeta e tyne asht nje. Te gjitha jane njesoj dhe te gjitha ju apin ate qe kerkoni - me pare ne dore.
E Lukja e mire, Lukja e mshireplote - se ajo ishte njelloj hyjneshe - Lukja e deshrueme me te vertete askujt nuk i thoshte jo. Vijshin studentat, jo me ndoj qellim te keq, vijshin vetem me percjelle ndoj shok i cili gjithashtu ishte student. Kur kryente pune me te parin, Lukja i thoshte tjetrit: sa leke ke ne xhep? - Kater. - Hajde, - i thoshte te dytit, te tretit e te katertit me radhe dhe i çonte n'ode te saj. E pra, taksa e saj ishte tre frange. Por Lukja ishte ma shpirtmire, ma humanitare se shum vete te cilve ashtu i duhet me qene.
Se pari studentat, me te hymen mbrenda, kuqeshin, por kur vijshin per se dyti, para se te hyjne shikojshin djathtas e majtas mos t'i shofi kush, dhe mandej shpejt neper dere fut brenda si plumb pushke. Lukja kanjehere merrte poze serioze dhe u bertiste: - Pse keni ardhe? Ke kerkoni? Nuk asht ketu ai qe kerkoni...
Studentat hutoheshin, iu merrte fjala ne goje, shikojshin shoqi-shoqin, skuqeshin ne ftyre dhe niseshin te kthehen. Atehere Lukja plaste gazit, qeshej me gjithe zemer dhe i merrte per dore n'ode te saj. Kanjehere ziheshej me ta, pse ndonjeni nga ata ia puthte krahun e zhveshun, e kapte ose e ledhatonte per ftyre, ashtu si ka te drejte te kapi gruen e vet vetem burri qe ka vue kunore te prifti ose te hoxha, atehere Lukja i thoshte:
- Mos luej, more vagabond! Rri urte, - dhe ia kersite shuplake ftyres.
Djaloshi nuk tundej, qeshej dhe mundohej t'ia kapi doren. Kur keta vonoheshin ne kafe ne bashkefjalim e siper, ajo u thoshte te gjithve: ikni se po iu vine babat ose kanjihere i thoshte vetem ma te riut:
- Shko, se asht bame vone... Tash asht kohe me t'ardhe yt ate.
Ne keto fjale plaste gazi e rralle ngjante qe t'idhnohej djali tue thane:
- Baba i em asht i ndershem, nuk asht si une...
Atehere shoket dhe Lukja vete qesheshin ma me zemer per trashamansine, idiotizmen e shokut.
Ndonjeni per tallje e pyete Luken:
- Luke, ku e ke, pash zotin, xhybleten?
- Hajde me e pa ne dhome...
- Me gjith qejf...
- Po a ke tre frange?
- Po, kam tre leke...
- Hik, more zog... me tre leke do me pa Ameriken...

Por thash se Lukja ishte ma humanitare se ata te cilve u duhet ashtu me qene. Ndoj te ri, qe s'e fitonte lekun vete, e pranonte edhe me tre leke, natyrisht kur kish nge.
Rreth emnit Luke, vecanerisht rreth trupit te saj, ishte krijue njefare aureole(nimbusi) si rreth krenave te shejtenve. Aq sa ndonjenit i vinte dhe keq qe e quejne kurve, dhe mundoheshin ta zbusin kuptimin e fjales tue i thane prostitute, grue publike,grue problematike - me emna te cilet i kishin gjete tue lexue libra. Sidomos njenit, i cili nuk shqiptonte kurr fjale te ndyeta, i vinte keq ta quejshin Luken kurve. Vete ai le qe s'e quente kurr, por edhe kur thoshte kush, atij i dhimbste veshi sikur gerdhishte dikush sahanin me maje te pirunit. Fjala kurve ishte per te nje disonance e vrazhde ne melodine harmonike qe premtonte Lukja. Me e quejte Luken kurve, i dukej njesoj si me e quejte priftin grue pse ka veshe ragjen (veladonin). Ai edhe e perhapi nder shkoje fjalen prostitute. Sentimentalizma e te rijve per Luken shkone edhe ma thelle; shpeshhere rrifeshin shoq me shoq vetem e vetem per hatrin e saj.

Prodhon nana - toke, prodhon krijesa me shpirt dhe pa shpirt, prodhon dhe krijon si me miliona vjet dhe me sekonda, prodhon trajta te cilat ngrofen njena me tjetren per me prodhue prap trajta te tjera e te reja per te vazhdue jeten. Dhe e njejte asht: si deshira e nje krymbi dhe deshira e njeriut. Me prodhue. Vetem se krymbi s'e din se prodhon, s'e ka ndergjegjen e prodhimit, e njeriu po, e din, e kupton, e ndjen bashke me energjite qe treten, te cilat duhet te treten. Dhe ketu, vetem ketu, jo ne ndoj naltesim tjeter imagjinues te njeriut por ne ndergjegjen e krijimit qendron ndryshimi ne mes te krymbit dhe te njeriut. Krymbi krijon, ban punen e vet te krymbit (bren drunin) dhe vazhdon rodin; njeriu krijon, prodhon vepra teknike, artitekture, arti, letersie njesoj si prodhon dhe rodin e vet njerzuer. Jane energjite qe duhen trete simbas zotsis te çdo njeriu, energjite qe burojne te gjitha nga nje burim.
Melankolia, mendimi, shum here nervoza, jane efektet e energjis se grumbullueme, e cila s'ka se ku te shfreje. Dhe fantazia e te rijve krijon aureole shejtensh rreth trupit te nje grueje qe shitet, e cila, instinktin prodhues e ka lidhe me interesa materiale, pse shoqnia, drejt ose zhdrejt, e detyroi.
E ne dhomen e Lukes treteshin energjite e te rijve. Te mos u tretshin aty, do treteshin ngjeti, ne menyre te panatyrshme, te rafinueme, te shpikun vetvetiu, tue u bashku intelekti me epsh.
- Luke, keshtu-keshtu... Sa te bukur i ke syt..., - i fliste djaloshi.
Ajo heshte.
- Sa te bukur e ke kete... kete... kete...
- Praj, more vagabond! Hajt, mbaroje punen per te cilen ke ardhe...
Nje kaperdisje n'intimitet ma te lakuriqet, marrje fryme e parregullt, kanjehere ndoj kafshim, ndoj afsh ose edhe ndoj shuplake per trup te lakuriqet...
Kanjehere dhe Luken e zente nje trishtim i pakufishem. I dhimbste ajo gja qe e quejme shpirt, por vetem kanjehere, pse po t'i dhimbste me shpesh zotnia do ta qite jashte, pse Lukja atehere ne ato çaste te rralla thente gota, çinia, pasqyra, dhe çka t'i vinte per dore. N'ato çaste as nuk pranonte vizita. Ndoshta i dhimbste shpirti Lukes, pse te gjitha energjite e djemve neper te shkojshin kot? Ndoshta dhe ajo donte qe te prodhoje, si prodhon nana - toke dhe çdo krijese tjeter? O sa trishtim, puthuej dhimbe fizike ndiente, kur u kujtonte se asht nje grue qe nuk prodhon. Nje kukull, nje loder me pase per t'ia kushtue dhe harrue gjithe ato oret e mbrapshta kur e shef te zhigatun ne balte.

Saturday, July 2, 2011

“Lulëkuqet mbi mure” – Pjesa e II-të

Padyshim që m’u duk titulli më i përshtatshëm për këtë note dhe me situatën në të cilën ndodhet forca politike me më shumë votues, PS.
Në rolet kryesore:
Jetimët - socialistët kudo që ndodhen dhe që votojnë e ruajnë votat e PSSH
Kujdestari – BE, KiE, OSBE, ODIHR, USA
Drejtori - Kryeministri
E pra kjo është pjesa e dytë e një filmi që të gjithëve na ka bërë të prekemi. E tillë është situata më e fundit në Sheshin “Austria”, selia e PSSH-së. Një parti që votohet në mënyrë masive dhe nuk qeverisë dot. Një parti që kryen aksione poltike dhe nuk i finalizon dot ato. Një parti që i ndryshojnë rezultatet në qendrën e votimit. Madje edhe në tavolinë, packa se rezultati shpallet në mënyrë trasparente në media. Dhe c’farë i ngelet kësaj partie të thotë? Na vodhën. Kështu na kanë vjedhë gjithmonë. Kështu do të na vjedhin. Po atëherë i bie që ky është as më shumë e as më pak fati i një jetimi. Pa prindër dhe pa përkrahës. Pa dashimirës që t’i merrnin qoftë edhe për një festë. “Përshëndeteni bamirësin”, duket se ka ngelë vec me thënë.
Një parti që bën aksione politike, madje ngulet me cadra si në Greqi me ditë të tëra përpara selisë së qeverisë. Rezultati? Dilni jashtë se do t’jua ofrojmë ne formulën e zgjidhjes. Është Ai, kujdestari. Më saktë kujdestarja. Në pjesën e II-të na ka rënë në pjesë ta kemi femër. Europa. Madje plak. Të më ndjejë Ristani që i huazova batutën vs. mikeshës sime Subashi. Vetëm batutën. Të tjerat ai është vetë Ali dhe vetë Kadi. Edhe këtu nuk arrin të bëjë dot asgjë, partia e “lulëkuqeve”. Ka qenë më aktive edhe aty. Në KQZ. Besoj se nuk duhet t’ja linte në dorë fatin e saj vetëm av. Eridianit të Kombinatit. “Qerosi”, sic po e identifikojmë tashmë të gjithë. Kanë ikur kohërat kur Jace-t e tipit Taulant Dedja në KQZ të merrnin gjak në vetull. I vetëm me pistoletë në dorë ruante votat e socialistëve. Vec edhe aty nuk mjafton vetëm një Damian. Edhe për këtë “kujdestarja” tha: Kujdes! Prisni Kolegjin Zgjedhor. Si tek protestat.
Pra cdo aksion politik i lënë në mes. Pa shije dhe pa grintë. Pa emocion. Shuhet sa fillon. Zgjat vetëm sa për të bërë një lajm. E fundit prova e forcës. 21 janar. Edhe këtu një tjetër faturë. Disi më e lartë. Opozita, pra “lulëkuqet” u etiketuna si prodhues dhune. Ne mes të bulevardit. Të gjithë nga këta tanët rreken të thonë na vrau. Por kë vranë në të vërtetë? 4 jetimë që i shtuan numrin natyral jetimëve të tjerë. I lanë aty në mes të bulevardit dhe nxituan të dilnin live në media. Kjo ishte më e dhimbshmja. Ndoshta këtë lexoi Europa, BE-ja, KiE-ja, USA dhe pas kësaj konfirmuan: “Drejtori i shkollës është një burrë shteti”. Edhe këtu sërish jetimë.
Pra të gjitha u provuan. Cdo lloj lufte. Ah se harrova parlamenti. Edhe këtu jetimët të pafat. I lanë pa “bukë”. I dënuan. Pa dieta. Pa rrogë. Pa makina. Pa karburant. I nxorrën madje edhe jashtë. Dhe ata sërish provuan të rezistojnë. Por sot i thanë mjaft rezistencës. Sërish “kujdestarja”. Edhe për këtë aksion sërish në të kundërt të fatit të jetimëve. Ndaj c’u ka ngelur të bëjnë? Mendoj se e ka një zgjidhje. Të hedhim nga shkallët “kujdestaren”. Kush ka spango? Kam frikë se do dalë ndonjë Sulo në pjesën e II-të dhe do tregojë. Ndaj të gjithë: “Kujdestare surrat patate, mirë ja bëmë zonjës sate”. Kush e katandisi opozitën jetime dhe opozitarët në jetimë. Besoj se të gjithë e dimë emrin e tij.

Saturday, June 18, 2011

"PS. Na duhet një Messi."

Na shokuan “el clasico-t” këtë sezon. Fiks në ato ditët e para-ethshme të zgjedhjeve elektorale. Plot 4 herë. “Andata e ritorno” - sic thotë italiani. Dhe mes tyre një "plesht" sa një "plesht". Messi. Ai driblon. Shënon. Nuk nxehet. E rrëzojnë. E shtyjnë. Ai përsëri cohet. Shënon. Triumfon. Rezultate pozitive. Gola. Kupa.

Ethet priten sërish të fillojnë shumë shpejt, që dje në internet teksa po më pëlqente rivaliteti dhe urrjejtja mes tyre edhe tani që është sezon pushimi. "Kuajt" po grazhdohen. Ose më saktë "luanët" po mërzijnë në vapë. Stafet teknike po kërkojnë legjionarë ose bersaglierë për të mposhtur njëra-tjetrën. Skema teknike pa fund. Qëllimi një. Si të përleshen denjësisht si gladiatorët në Kamp Nou ose në Bernabeu. Si të mbrojnë dhe dhurojnë spektaklin. Dhe pa dyshim preokupimi merengues për të ndalur atë. Messi-n. mitin që nuk rrëzohet. Të pathyeshmin. Edhe pse «plesht».
Ah sikur të kishim një të tillë në PS. Le të ishte edhe sa një « plesht ». Të triblonte dhe të shënonte. Të na kthente lavdinë e dikurshme me kampionate zgjedhjesh të fituara në mënyrë plebishitare. Një Messi që nuk rrëzohet kollaj. Një Messi që ngrihet mbi cdo lloj stërkëmbëshi nga benda dhe jashtë llojit. Një Messi që  bashkë me shokë të ndërtonin një skuadër ëndrrash packa se merenguesat dhe bashke me ta Ed Manushi t’i akuzonin si hileqarë dhe stimulantë. Në të vërtetë kemi kohë që nuk shikojmë një Messin ë PS. Ndoshta ngaqë ishim mësuar me një ekip pak a shumë lojtarësh të mirë dhe mes tyre do gjendej patjetër një Messi. Pavarësisht se të gjithë më vonë dolën më me shumë feeling me autogolin se sa me golin. Ndoshta Nano ishte një triblues i mirë. Ndoshta pak më vonë Meta. Ndërsa Pandi një Pedro që vetëm ndonjë gol para porte s’do kishte të vështirë të humbiste. Pastaj me rradhë ekipi deri sa të arrijmë tek Puyol-i. të gjithë këta lojtarë të zotë por jo me shkëlqimin dhe produktivitetin në fushë të Messi-t.
Ndaj sot më shumë se kurrë na duhet një Messi për PS-në. Me sa duket skudara tjetër "merengue" duket se e ka. Ose "blaugrana". Orët po trokasin më shumë se kurrë në të kundërt të akrepave të sahatit në Sheshin "Austria". Do të jetë dikush që ta marrë për dore atë parti dhe të shënojë atë gol që presim të gjithë. Elektorati më i shumtë në numër. Por jo si koalicion. Megjithatë gjasat janë se ky Messi po lind. Afërsia me adresat e reja të Bashkisë me godinën blu vetëm pak metra më lart, janë një këmbanë e fortë. Më e fortë se ajo që nuk po i punon dot Sahatit të Tiranës.
Mendoni se "Messi" i ri që po mëson triblimet në PD, do të bashkëjetojë me scoop-in e xhirove me makinë në Rrugën e Kavajës, mes dy ish-kryeministrave më të suksesshëm të PS-së? A do të dalë nga dy sedilet e para të kësaj fuoristrade të zezë emri i ri që do të marrë të gjitha karakteristikat dhe tabiatet e Messi-t. Mendoj se po. Sepse vetem një Messi është menu-ja që i duhet sot godinës më me histori këto 20 vitet e fundit. Dhe kjo godinë e meriton vërtet një Messi. Të pathyeshëm. Nuk e ka dhe s’ka për ta patur nëse nuk hipën në atë makinë dhe të dëgjojë të paktën formulën e rradhës. Deri tani kanë dhënë shumë formula fituese. Ja vlen t’i kujtojmë ? PO ! 2005. 2007. 2009. 2011. E pra në të gjitha këto vite që ne socialistët u munduam të gjenim Messi-n kur ekipi kundërshtar nuk e ka. Pra PS, kujdes ! Të duhet një Messi për «manita-n» e rradhës.

Monday, June 6, 2011

"Të gjithë fajin e ka parajsa"

Ky është shkaku që ndoshta ne shqiptarët nuk ndihemi ata që u ndjemë sapo filloi të lulëzojë sistemi bankar. Nxituam të blejmë dy shtëpi, makina madje deri edhe pushime luksoze me kredi. Dikush nxitoi të hapë edhe biznes. Të tjerë shkuan më larg duke ngritur kompani. Por sot situata është ndryshe. Rreziku këst mujor është cdo ditë e më shumë i pranishëm. Filloi me krizën që goditi USA-n me falimentimin e disa bankave. Më pas me simptoma “stresi” që u ndjenë edhe në vendet e BE-së. Madje shumë afër. Në Greqi, vendi i cili zotëron pjesën më të madhe të aseteve të huaja në Shqipëri. Plot 4 banka dhe dy kompani telefonike.

E pra ishte kjo një këmbanë alarmante për ekonominë tonë, përqasje me realitetin grek. Për të mos vazhduar me krizën e gjatë politike, zgjedhjet, si një kalvar i gjatë me përfshirjen-varësi të shoqërisë sonë, dhe si rrjedhojë edhe të biznesit. Pse jo edhe nga mungesa e resurseve plotësuese të hendeqeve borxhe, që krijohen në raste të tilla. Shteti ndihet më i dobët dhe në këtë rast reagimi është në dorën e Zotit. Por edhe remitancat ose paratë e emigrantëve nuk duken fare në horizont. Madje edhe investimet në infrastrukturë kanë qenë të konsiderueshme, deri diku stratosferike.

Janë shumë prej këtyre elementëve të mëspërme që ndikojnë në tkurrjen e ekonomisë shqiptare. Një ekonomi e dominuar nga ajo private, kjo e brishtë dhe që ka startuar falë iniciativave pse jo edhe të guximshme. Bash si ai e Bukurijes në Vlorë, pronares së “hekurt” të një prej tekonologjive më të avancuara të prodhimit të birrës dhe lëngjeve të frutave, pse jo edhe në Europë.

Bukurija është sot një shembull mjaft i qartë i dorëzimit të pronës tek banka pa asnjë kusht. Kapitullim. Falimentim. Për shumë nga arsyet e mësipërme? Pse jo. Madje duke shtuar shumë të tjera, akoma më teknike. Mosplotësimi i kushteve të të bërit biznes. Konkurenca akoma më shumë e pranishme dhe zgjidhja e gjërave me një bakshish në zarf. Mungesa e një plan-biznesi, pa u konsultuar me ekspertët. Analizë kostosh, shpenzime, blerje, taksa, banka, kësti. Autogol ky i vetë investitorëve, vecanërisht në një vend i cili je vetë pronar, marketer, promoter, financier. Kjo jo për fajin e qeversisë por si pasojë e  mungesës së besimit nga ana e pronarëve për të deleguar kopetenca. Pse jo edhe burimesh njerëzore, menaxherë të aftë që të marrin për dore kompani me kapacitete të tilla, për t’i hedhur më pas në treg ato, suksesshëm.

Pra qëllimi i vetëm për të parandaluar drynin në kangjellat e investimit me plot halle. Shpenzime pa hesap dhe fryrje pompoze me salltanete dhe lux-e të kota. Të gjitha këto një parajsë e padukshme në princip por shumë e dhimbshme. E pamë vetëm pak ditë më parë. Më pas humbje e vendit të punës për shumë punëtorë.  
Kur tashmë kemi një armik të egër, euro-n në revansh ndaj lek-ut, e forcon si ide edhe portofoli i kreditimit, sidomoa ai i biznesit, masivisht drejt kësaj monedhe, pse jo edhe publiku i cili edhe ai ndihet jo më pak i rrezikuar. Me të ardhura në lek dhe me kredi në euro, mund ta imagjinoni se c’farë pasojash do të ketë nëse ky revansh vazhdon. E sigurt që një mosndërhyrje në kohë, mund të pasojë më të tjera “Bukurije”. Kujdes, edhe prej këmbimit! Dhe në këtë rast të gjithë do të nxitojnë të thonë se fajin e ka banka. Ka madje pyetje se përse nuk e lejon biznesin të zhvillohet? Sërish del në skenë parajsa. Mungesa e bërjes së llogarive apo ndryshe “hesapeve pa hanxhinë”. Pasojat e një kulture të pamjaftueshme financiare, se një lek i marrë borxh në bankë është përgjegjësi, mund të jetë një faktor i rëndësishëm suksesi apo falimenti.
E pra evitimi me të gjitha format i parajsës që na u duk në prag të derës, me paratë e bankës kjo, mund të ishte edhe më i natyrshëm. Të gjithë ne si shoqëri u dehëm nga një grusht para të disbursuara pas një kontrate noterie dhe nuk menduam që do të vinte një ditë të shikonim pamje të tilla. Me një vend pa një klasë politike që duhet ta mbajë larg biznesin nga aventura të rastit, nuk është se mund të shkohet shumë larg. Përfshirja e biznesit në aksionet poltike dhe derivantët pas saj, poltizimi i shoqërisë dhe varësia që ka krijuar cdo shtresë nga ky lloj formati sjellë pasoja shumë të rënda. Për pasojë një krizë politike që zgjat derisa bllokon kapilarët e furnizimit me gjak dhe optimizëm të shoqërisë. Ndoshta edhe nga dalja për zot i hallit me forcat e veta, kapacitete individuale në këtë rast, të cilat nuk të lënë shumë të kuptosh se kjo do të vinte të na trokiste tinëzisht një ditë. Pamëshirshëm pse jo.
Nuk dihet se sa e sa biznese ndihen sot mjaft të rrezikuara dhe luten për të negociuar edhe një herë nga fillimi me bankën. E gjitha kjo ndoshta edhe prej asaj parajsës që na u shfaq papritur dhe na dehu qëllimet dhe iniciativat tona. Sot kjo e gjitha e kthyer në një koktejl me shije të keqe, me shumë alkool sa koka nuk e di se sa i rëndon halli. Ndaj m’u kujtua filmi me të njëjtin titull si ky artikull: “Të gjithë fajin e ka parajsa”. Edhe këtu si për koincidencë aktori kryesor Francesco, kaloi në depresion. Do zoti nuk na e ndjell fati i tij por vetëm titulli i këtij filmi…        

Thursday, June 2, 2011

"Mirëmëngjes injorancë"


Injoranca po na pushton. Madje po na mban të mbërthyer përpara TV-së deri sa nis e zhduket. Është ulur këmbëkryq në vatrat tona. Na është bërë padashur pjesë e jetës. Për fatet tona. Pse jo edhe të fëmijëve tanë. Konsumojmë pa fund doza debilizmi dhe nuk po dimë si të ndahemi prej tyre. Po kjo shoqëri, e ardhur nga një dekadë ndarjesh mes blloqeve, perëndim-lindje, me pak fare esencë kulturë kineze. Dikur madje krijuam edhe mitin e njeriut të partisë. E përqasëm atë dhe e frymë si ilaci i duhur. Por në fakt ndërsa ai me bllok në dorë, bënte dallimin mes ngritjes së kurbës së injorancës në piedestal, një tjetër po na shfaqet pas viteve ’90.

Ai iku në emigracion. U kthye pasi nuk gjeti dot veten aty. Pasi i provoi të gjitha. Bleu një makinë dhe xhiroi gomat nga mëngjezi deri në drekë para gjimnazit, aty buzë rrugës në provincë. Brenda hipi edhe shoku i tij që vret mendjen se si hyn cok-u në gropë në një bilardo që kthehet në arenë boksi herë pas here. Ja jep truri bën edhe këngë hip-hop. Dhe përsëri aty. Tenton të marrë rrugën për në kryeqytet. Aty ku përzihet harbuti me njeriun që shikon punën e vet. Ngjishet në një karrige lokali dhe kërkon kafe. Birra. Pse jo edhe qofte. Bëhet tapë nga alkooli. Ecen rrugëve dhe u vërshellen femrave. Gjithë bota i duket e tij. Realitet imagjinar, magji. Tamam si një njeri përpara një gradacele të lartë. Ngre kokën. Shumë lart. Ndoshta arrin. Ku i dihet. C’farë nuk bën vaki.

E njëjta edhe femra. Del në dritare. Bori. makine. Aty në provincë. Dikur në oborr qëndiste pajën deri sa të vinte mustaqeziu ta merrte për grua. Pa të mbushnin oborrin plot me fëmijë. Sot ajo s’mbahet. Ka telefon dhe ka mësuar të bëjë zile. Pse jo të të kërkojë t’i hedhësh dhe kartë. Di c’do të thotë autostop. Madje t’i hipë edhe avionit e të ngërdheshet me koleget, atje tej në semaforin e fateve të cdo sqimatare për para. Kjo është “heriona” e ditëve tona. Më pas kthehet dhe të fut një të ulëritur në mes të rrugës. Hape rrugën o plehrë. Packa se ti mund të gjendesh “rastësisht” aty mes vijave të bardha. Shfryn! Pasi është tallur i larë e palarë me të, atje tej matanë në botë. Gjen forcë të të tregojë se është ajo prodhimi hibrid-eksperiment i një shoqërie të pagëzuar, demokraci. Pse jo e tredhur nga marifetlinjtë që na ofrojnë pamje rozë të sociales së pagabuar.

“Filozofët” ulen para PC-ve dhe paraqesin përpara donatorëve projekte të tipit: “zhvillimi i zonave rurale”. Shkojnë në qytete dhe nuk e prekin në plagë hallin-injorancë që po i pushton këto të fundit. Një drekë me kryebashkiakun. Një dhomë hoteli. Ca dieta dhe projekti iku morri udhë. Packa se Leka me Griseldën aty lujanë aktin e fundit të tangos së injorancës mes historive idiote që na mbajnë nën makth. Na mbajnë në tension. Na bëjnë kuriozë. Harrojmë misionin tonë dhe s’dimë t’i japim dum këtij halli që na ka rënë.

Në fund dy fjalë për politikën. Opiumi që na ka vënë në gjumë, pse jo duke parë ëndrra të frikshme me injorantë. Ata që na ofrojnë hartat me ngjyra. Blu apo rozë. Sepse na duan shumë dhe na veshin me to. Më shumë ruralët. Atyre ua dinë disi më mirë gjuhën. Injorantce. E njohin si Lekën ashtu edhe Griseldën. Edhe këta të dy sikur janë mësuar me këta. “Epo budallai-budallain e njeh më mirë” - do nxitonte dikush të thoshte. Kujdes se njëri prej tyre është shejtan-budalla. Pse jo të dy. Sërish të dy ja gjejnë gjuhën njëri-tjetrit. I flasin në emër. “Mirëmëngjes injorancë. Je ti pa jam unë. Do mundohem të bëjë dicka për ty injorancë. Ja sa të mbarojnë zgjedhjet dhe të shpallet rezultati. Rrofsh që ekziston injorancë. Ti s’ke nevojë të më lexosh programin. Prioritetet. Ti që s’më tradhëton kurrë. Vdes për një cik Tirana. Qejf o qejf. Na dhe një 10 mijë leksh dhe hip në autobuza. Kemi miting. Do këndoj x grup por pas fjalimit tim. Muzikë dhe qofte, koktjel mix, c’ke. Ndaj kur të vijë aty në provincë mos harro të më thuash: Faleminderit. Kaq është jeta. Kaq të mjafton.”

Mirmëngjes injorancë. Ty që s’ta doli askush. Ti që nuk iu binde cdo rregulli dhe ligji të shkruar. Ti që s’pyete për libra dhe leksione edukate. Ligjërata të cdo lloji. Të pacim. I pacim. Na rruac. Na rruacin. Të dy. Ty injorancë dhe dashnoren tënde politikën. T’i rroni njëri-tjetrit, pra. 

Monday, May 9, 2011

Fenomeni Goro. Profil i pautorizuar i një fitimtari.


Pak orë kanë kaluar nga lajmi që pushtoi gjithë ekranet. Goro fiton Himarën. E pabesueshme për të gjithë, edhe pse isha i sigurt. Madje kisha kohë që e mendoja Himarën të zbukuruar me këtë deli djalë. Ndoqa nga pas rrugën dhe bashkë me të edhe sfidën e tij. I vetëm dhe i ulur në një prej ballkoneve-kafe në qendër të Himarës më tha: Kam vendosur të sfidojë Bollanon dhe do të fitojë. Në fillim mendova se ishte e pamundur dhe nga dashuria familjare që kam me të, i thashë menjëherë PO. Do të të ndjekë. Më telefonon të nesërmen. Drejtori i madh nga Tirana më thotë jep dorëheqjen. Si thua? E mendoj një moment. Është shumë e vështirë sot të sakrifikosh postin e një drejtuesi banke dhe t’i bashkangjitesh sërish politikës. Atëherë kur ai e kishte braktisur part-time atë. Pas një dite me presione të jashtëzakonshme e jep dorëheqjen dhe nuk figuron më në boredoronë e pagave. Zyrtarisht i papunë dhe në kandidim. Fëmijët e tij nuk do të kishin më një rrogë të rriteshin të fortë dhe të kalitur aty, pesë hapa nga deti i Spilesë. 

Fillon fushata. Duhen para. Postera. Mjete komunikimi. Lëvizëse. Tavolina që duhej paguar kafeja. Sic bëjnë rëndom të gjithë kanidatët. Nuk është as i pari dhe as i fundit. nis rrugën. Takime në Qeparo. Kudhës. Dhërmi. Vuno. Himarë. Pilur. Palasë. Kudo. Shtëpitë për djalin e Sokratit, agronomit të parë të bregut hapen si me magji. Mirëserdhe jeto! I dashur dhe i ëmbël si familja e tij, gojëmjaltë me zemër të madhe. Nënat e duan djalin e Seminesë që vinte dhe u thoshte si jeni në cdo orë dhe ditë. Ashtu dhe djali Goro i Himarës. Që nga koha kur ishte i vogël që bashkë me nënën e tij shkonin në cdo shtëpi të bregasve për të përcuar kulturë, informacion dhe përparim. Ishte ajo gruaja e hekurt e Himarës. Halla Semo sic më pëlqente t’i flisja. Bija e Mallakastrës që lidhi zemrën me babaxhanin Sokrat Goro në Himarë. Dhe Gjergji brumoset me ëmbëlsi dhe dashuri për Himarën, për Shqipërinë. Ja këto panë të gjitha nënat bregase dhe i hapën derën. I porositën fëmijët e tyre të votojnë për të. Ta dëgjojnë atë. Më pas niset për në Greqi. Kudo ku ka himrajotë. I mblidhen rreth e rrotull në tavolina dhe salla. I premtojnë votën dhe himarjotët dinë ta mbajnë fjalën. Është vend kapedanësh kjo Himarë. Limani i bukur në cep të Spilesë që sic thotë Niko Neranxi na ka bërë më të fortë. Na ka lidhur me Himarën për kici dhe direku. Ashtu si mua sot me Himarën dhe tani më shumë me fenomenin Goro. Me këtë fitore të paraprirë. Me këtë këmbanë që ra fort sot në Himarë. Me këtë sfidë që Goro sot nis rrugëtimin e tij për ta kthyer në europiane. 

Ai është sot padyshim njeriu i ditës. Ai që do përfaqësojë denjësisht interesat e himarjotëve. I heshtur dhe i qartë. Një politikan i lindur që padyshim stacioni i fundit nuk është ky në krye të punëve të Himarës. Ai i dha sot leksion politikës se di të fitojë në bazë të vlerave. Të asaj c’ka përfaqëson. Të familjes së tij intelektuale nga prej u brumos me edukatë dhe respekt për himarjotët. Sot Goro na tregoi që di të fitojë. Ajo që ka humbur rrugës së konsolidimit të demokracisë në Shqipëri. Edhe mbi partinë. E rrallë kjo me kaq shumicë sidomos në një zonë me votues të pakët. Vota e Himarës duhet të lexohet qartë. Ajo padyshim duhet të bëhet orë leksioni për praktikanët e politikës sot. Ndaj vlerat nuk duhet të humbasin dhe të trazohen me antivlerat. Libri i zgjedhjeve në këtë fillim maji padyshim duhet të fillojë më të. Kapitulli i parë. Fitorja e Goros në Himarë. Përballë tre kandidatëve të prodhuar nga dy koalicione. Pa komisionerë. Pa premtime boshe. Pa fjalë dhe parrulla të paqena. Pa tension. Pa sherre. Shshshttt. Fitimtari po fle gjumë. Po qetësohet të fillojë të punojë i shlodhur punët e Himarës. Janë shumë. Prona. Bregdeti. Ujësjellësi. Turisët. Deti. Porti. Janë shumë. Vërtet janë shumë. Për një djalë që e do vendin ku lindi dhe po rritet cdo ditë. Po presim...