Politika me sa duket po shfaq simptomat e para te lodhjes perpara interesit te publikut. Ndaj per kete politik-beresit po mendojne se si ta bejne me terheqese. Pervec rrjeteve sociale ne internet, bashkebisedimit apo publikimit te aksioneve apo nismave politike, nje forme shume e gjetur po behet edhe libri. Anipse ky i fundit po vuan periudhen me te erret qe kur filloi te shkruhej shqipja. Dramacitetin e tij qe perkon me shkrirjen e Lidhjes se Shkrimtareve te Shqiperise. Ajo Lidhje prej nga doli Kadare, Princi i Asturias dhe Kandidati i perhershem per Cmimin Nobel. Nga ajo Lidhje qe doli i madhi Dritero Agolli qe i festohet ditelindja me jehone, si majtas ashtu dhe djathtas. Dhe pas tyre te tjere shkrimtare te shquar, poete, romanciere dhe prozatore.
Por sot shkrimtare jane bere edhe politikanet. Jo nga shkaku se mes tyre mungojne shkrimtaret, por sepse me sa duket eshte nje forme e bukur mjaft e goditur per te arritur tek publiku. Te tille e pame edhe dje, nje kafe mes shkrimtarit tashme te afirmuar me dy bestseller-e rresht dhe nje ne pritje te nje tjetri, Ben Blushi, dhe kandidatit ose me sakte rivali i tij letrar me i ri, Edi Rama. Pra mos prisni qe te jete Bardhyl Londo, Fatos Kongoli, etj. keta rivalet e Blushit ne panairin e ardhshem te librit qe do te kurorezoje librin me te shitur. Madje as Kadare. Ai eshte as me shume dhe as me pak, kryetari qe ai e ka kritikuar me shume, Edi Rama. Vertet bukur qe dy rryma, ose dy linja te ndryshme brenda nje partie qe nuk ka rreshtur se menduari ndryshe, sot i kane lene vendin debateve dhe diskutojne per librin. Packa se ky lloj libri nuk arrin dot te lexohet apo perceptohet nga afersiht 90% e publikut votues. Dhe pak me pak ai i botes se internetit. Pikerisht ne ato lloj target grupesh votuesish ku Partia Socialiste po deshton. Fshati ose me sakte pjesa rurale e hartes elektorale e cdo te djele votimi nje here ne 4 vjet.
Por a eshte kjo menyra me e mire e mundshme per fuqizimin e Partise Socialiste? Nje gje eshte vertet e dhimbshme per stadin se ku ka arritur sot kjo parti. Pas prishjes se jetes se partise, dhe perzgjedhjes se kandidaturave per deputete apo keshilltare, fenonemi i shitjes se mandatit eshte deshmia me e qarte se ku te con drejtimi i nje partie tradicionale sipas qejfit apo kokes tende. Por Partia Socialiste nuk eshte nje liber-autor qe kujtdo kryetari do t'i hipte ne koke ti vendoste nje titull dhe ne te ishim te gjithe lexues te tij. Partia Socialiste eshte nje liber i madh dhe mjaft i gjere per te gjithe shqiptaret. Ajo nuk duhet te jete nje lajm i pare TV ose gazete per nje kafe mes dy shkrimtaresh per te diskutuar panairin e librit. Jo se libri eshte dicka qe nuk na duhet. Por ka probleme pa fund, qe nga varferia apo investimet. Pensionet, arsimi, shendetesia, korrupsioni, etj., qe dy politikane sot shkrimtare mund te diskutojne me njeri-tjetrin.
Por c'fare pergjigje ka sot shkrimtari im i preferuar Blushi teksa para pak kohesh na mblodhi ne nje salle dhe na tha qe "totalitarizmi i Rames eshte sipermarrja me e keqe qe PSSH ka pare ne keto 20 vite"? Kush jane rruget se si PSSH do te pretendoje te vije ne pushtet ne 2013? Do te bjere qeveria apo do te deshtoje apo do te kemi nje PSSH, forcen politike me te votuar. Kujdes! Eshte e verteta me e hidhur si forca me e votuar politike por qe nuk qeveris. Gjithsesi lind pyetja se c'fare pergjigje ka sot Blushi per ish-shoket e tij kur nderrmori inkursionin politik nen emrin LMN, teksa e harroi debatin per menyren e drejtimit te partise, duke e zevendesuar ate me librat. Kaq e lehte eshte ne mendjet e tyre vera e ardhshme e 2013? Mendoj se jo. Sot ish-shoket e Blushit jane duke e vazhduar rrugen qe zgjodhen. Per te miren apo per te keqen e tyre ata jane po te njejtet. Bash si ate pasdite ne Akademine e Arteve (2009), ku vertet ishin aq shume.
Po perse lindi dhe u formua vetevetiu kjo Levizje? Krejt natyrshem dhe shume e thjeshte. Jo te gjithe mendojne si kryetaret. Jo te gjithe mendojne se kryetaret e kane mire edhe kur bejne gabim. Edhe kur drejtojne gabim. Semundje e trasheguar kjo qe vjen prej luksit te drejtimit te nje shteti apo partie. Por s'mund te zevendesohet profilizimi i nje levizje duke menduar ndryshem me debatet per nje liber apo per disa libra. Perse duhet qe kjo te mos te jete retorika e bisedes mes tyre? Kush jane rruget qe Partia Socialiste duhet te vije ne pushtet? Do te perjashtohen artificialisht duke mos u votuar ata bash si Rama me 4 apo 5 vota teksa na detyruan te votonim per te sa per "golaverazh"? Kongresi i PSSH 2003. Kujdes! Atehere kur shkrimtari Blushi pothuajse nuk fliste fare me shkrimtarin Rama.
Por sot me sa duket kohet kane ndryshuar dhe lideret e PSSH kane luksin te flasin dhe diskutojne perpara kamerave si shkrimtare, si Twitter-ista apo FCB-ista. Packa se votuesi nuk ka para te bleje as fletore per femijet dhe jo me librat e tyre. Per me teper luks i madh ndonje lap top apo lidhje interneti per te ndjekur me interes statuset ne rrjetet sociale. Pra nese kjo eshte "rruga e vetme" edhe ne 2013, atehere le te bejne dicka me vlere te shtuar per veten e tyre per mbare eliten e shoqerise shqitare. Godinen e PSSH ta bejne Lidhje te Shkrimtareve dhe te Artisteve. Kane kohe qe ata po e kerkojne nje te tille. Vertet "Kete nuk e ka bere Shekspiri" - Bukovski. Por as Haveli.

No comments:
Post a Comment