Gjejmë rastin t’ju prezantojmë të rejat më fundit nga Ve
1. Venet o Banka, banka me rritjen më të madhe të aktiveve dhe të depozitave në sistemin bankar gjatë vitit 2010. Kjo pas publikimit nga ana Shoqatës së Bankave të analizës të treguesve financiarë për bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Kështu totali i aktiveve në vitin 2010, në krahësim me vitin 2009 u rrit me 49%. Rritja më e madhe në sistemin bankar i përket edhe depozitave me 55%, ndërkohë që portofoli i kredisë u rrit me 60%. Ky rezultat vjen si pasojë e një pune voluminoze nga ana e rrjetit të filialeve të Venet o Banka gjatë vitit 2010.
2. Z. Lucio Gaita, Drejtori i Përgjithshëm i Venet o Banka, pas miratimit nga ana e Bankës së Shqipërisë të dokumentacionit të paraqitur nga ana e Gruppo Venet o Banca për këtë post. Drejtori i ri z. Gaita vjen në Shqipëri për të drejtuar Venet o Banka, pas një eksperience të gjatë në sistemin bankar italian, duke mbajtur kohët e fundit postin e zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Banca Apulia, një nga bankat lider të Rajonit të Puglia-s me rreth 70 filiale, e cila u bë pjesë e Gruppo Venet o Banca vitin që shkoi.
3. Tre filiale të reja hapi Veneto Banka në Shqipëri gjatë muajit Tetor 2011. Do të jetë filiali i ri në Autostradën Tiranë-Durrës, ai i Lezhës dhe i Kavajës që do t’i shtohen rrjetit aktual prej 8 filialesh, duke u bërë prezente në qytetet kryesore të Shqipërisë, dhe në pothuajse gjatë gjithë vijës bregdetare të vendit tonë. Këto ditë pritet të nisë punimet edhe filiali më i ri i Veneto Banka në qytetin e Elbasanit, për të vazhduar me filialet e Lushnjes dhe Korcës.
4. “Depozita me Interes Periodik”, një produkti i ri mjaft i kërkuar nga ana e klientëve depozitues, të cilët kursjenë paratë e tyre duke i investuar ato në depozita afatgjata: 1, 2 dhe 3 vjecare. Ndërkohë që interesat përfitohen cdo 1 muaj, 3 ose 6 muajm duke i marrë ato në dorë ose në llogarinë rrjedhëse të klientit sipas periudhës së përzgjedhur.
5. E-Banking është shërbimi më i ri, i përsosur sipas të gjitha parametrave të një banke me standarte të larta, si nga ana e shpejtësisë ashtu edhe për mënyrën e përdorimit dhe të sigurisë. Me anë të këtij shërbimi klientët e Venet o Banka do të kenë mundësi të përdorin pothuajse të gjitha shërbimet bankare kryesore që banka ofron nëpërmjet internet it në cdo kohë, pa qenë nevoja të jenë prezentë në bankë.
Duke ju falenderuar për vëmendjen Tuaj.
Departamenti i Mercato e Prodotti
Dt. 10.11.2011

No comments:
Post a Comment