"Mesdheu". Gjithcka ndodh ne Mesdhe. Siri. Greqi. Turqi. Liban. Izrael. Egjipt. Libi. Itali. Zjen Mesdheu dhe bashke me te mesdhetaret gjaknxehte. Bien qeverite. Revolta popullore. Goditen dhe vriten presidentet. Kryeministrat. Digjen dyqane. Prona. Banka.
"Mesdhe". Por ky titulli im nuk ka shume lidhje me filmin magjik te Salvatores. As me batuten "italiani-greci, una faccia una razza". Por kjo batute kete fillim nentori na erdhi shume e qarte. Te dy qeverite bien si me magji nga kriza ekonomike qe ka trokitur. Ajo e Greqise pak me shpejte dhe kjo e Italise, sapo. Dhe ne shqiptaret bejme vetem komente. Dikush edhe llogarite. Harrojme qe jemi teresisht te lidhur me keto dy shtete. Gjithcka qe ndodh ne sheshin "Omonia" apo ne Fontana di Trevi, vjen per nje sekonde ne sheshin e sapo rikonstruktuar "Skenderbej".
Kush jane keto dy shtete dhe c'fare perfaqesojne ne Shqiperi? Gjithcka! 80% te shkembimeve tregtare. Super investime te huaja direkte. Banka. 2 italiane dhe 4 greke. 40% i volumit te gjithe sektorit bankar. Kompani telefonike mobile. 2. 70% i tregut te telefonise mobile. Fazoniste. 800 ndermarrje. 400 mije te punesuar ne gjithe Shqiperine. Fabrika. Industri. Eksporte. 80%. Dhe ne merremi me komente...
Situata eshte shume e rende. Rreth 2 milione emigrante ne keto dy shtete. Familje te tera qe nga mungesa e kohes as shqip nuk u kane mesuar dot femijeve te tyre. Edhe pse tragjike dhe ne qeshim. Me sakte bejme komente. Sot keto dy shtete jane pa qeveri. Kur presim legalizimin e emigranteve tane. Qe ata te ndryshojne "humorin" duke derguar ndonje remitance. Kriza me e thelle e tyre teksa kane rene aq shume sa nuk llogariten me.
Te gjitha keto ndodhin ne "Mesdhe". Sa lehte qe i marrim gjerat. Por sot ne krye te dy shteteve vendosen dy teknicene. Bankiere. Jam vete i tille dhe nuk dale kur prej shtepise pa makine llogaritese. Gjithcka vertitet rreth shifrave. Eshte bukur te futesh ne boten e tyre. Te llogaritesh kestet. Vitet. Imagjino ne qe sa shume borxhe kemi. Italise dhe Greqise me shume. Por sot keto dy shtete jane vete ne hall. Ne hall i bie te jemi dhe ne. Por ne kemi vendosur te qeshim.
"Stambolli digjet. Shqiperia?". Me sportivitetin tone me vjen te pelcase. Nuk e kuptojme qe gjeja e pare qe do bejne te henen dy bankieret do shikojne kush u ka borxh. Kush nuk ju paguan kredine. Perse mos t'ja ngrene pak interesin e kredise shteteve qe u kane dhene borxh. Nese ato nuk kane mundesi te paguajne? "Kredi e keqe", quhet. I bie te jemi kliente te keqinje. Atehere si do te jete zgjidhja jone?
Do te na kerkojne me shume detera. Siperfaqe ujore ndryshe. Ne shkembim. Do te na kerkojne te na sjellin me shume plehra. Neser ne krye te dy qeverive vijne dy bankiere. Nuk do te jene me dy politikane. Me ata ishte me ndryshe. Ndonje "cupke" nga tonat edhe na e pelqenin. Keta neser vijne me makine llogaritese ne xhep. Nuk pranojne kompromise perpara shifrave kryenece. E sigurt qe do ta kemi me te veshtire me ta. Perfshire ketu edhe emigrantet. Ata qe deri dje na mbanin me buke. Sot vehten e tyre. Dhe shume mire bejne. Nuk e di nese do te kemi fatin e ushtareve apo te Vasiliqise se Salvatores.
Mesdhe. Gjithcka ndodh ne Mesdhe. Ka Gadaff. Ka Al Ashad. Mubarak. Berluskon. Te tjere pas tyre? Sigurisht qe po. Prisni. Dicka do te ndodhe. Jemi ne Mesdhe!

No comments:
Post a Comment