Ethet priten sërish të fillojnë shumë shpejt, që dje në internet teksa po më pëlqente rivaliteti dhe urrjejtja mes tyre edhe tani që është sezon pushimi. "Kuajt" po grazhdohen. Ose më saktë "luanët" po mërzijnë në vapë. Stafet teknike po kërkojnë legjionarë ose bersaglierë për të mposhtur njëra-tjetrën. Skema teknike pa fund. Qëllimi një. Si të përleshen denjësisht si gladiatorët në Kamp Nou ose në Bernabeu. Si të mbrojnë dhe dhurojnë spektaklin. Dhe pa dyshim preokupimi merengues për të ndalur atë. Messi-n. mitin që nuk rrëzohet. Të pathyeshmin. Edhe pse «plesht».
Ah sikur të kishim një të tillë në PS. Le të ishte edhe sa një « plesht ». Të triblonte dhe të shënonte. Të na kthente lavdinë e dikurshme me kampionate zgjedhjesh të fituara në mënyrë plebishitare. Një Messi që nuk rrëzohet kollaj. Një Messi që ngrihet mbi cdo lloj stërkëmbëshi nga benda dhe jashtë llojit. Një Messi që bashkë me shokë të ndërtonin një skuadër ëndrrash packa se merenguesat dhe bashke me ta Ed Manushi t’i akuzonin si hileqarë dhe stimulantë. Në të vërtetë kemi kohë që nuk shikojmë një Messin ë PS. Ndoshta ngaqë ishim mësuar me një ekip pak a shumë lojtarësh të mirë dhe mes tyre do gjendej patjetër një Messi. Pavarësisht se të gjithë më vonë dolën më me shumë feeling me autogolin se sa me golin. Ndoshta Nano ishte një triblues i mirë. Ndoshta pak më vonë Meta. Ndërsa Pandi një Pedro që vetëm ndonjë gol para porte s’do kishte të vështirë të humbiste. Pastaj me rradhë ekipi deri sa të arrijmë tek Puyol-i. të gjithë këta lojtarë të zotë por jo me shkëlqimin dhe produktivitetin në fushë të Messi-t.
Ndaj sot më shumë se kurrë na duhet një Messi për PS-në. Me sa duket skudara tjetër "merengue" duket se e ka. Ose "blaugrana". Orët po trokasin më shumë se kurrë në të kundërt të akrepave të sahatit në Sheshin "Austria". Do të jetë dikush që ta marrë për dore atë parti dhe të shënojë atë gol që presim të gjithë. Elektorati më i shumtë në numër. Por jo si koalicion. Megjithatë gjasat janë se ky Messi po lind. Afërsia me adresat e reja të Bashkisë me godinën blu vetëm pak metra më lart, janë një këmbanë e fortë. Më e fortë se ajo që nuk po i punon dot Sahatit të Tiranës.
Mendoni se "Messi" i ri që po mëson triblimet në PD, do të bashkëjetojë me scoop-in e xhirove me makinë në Rrugën e Kavajës, mes dy ish-kryeministrave më të suksesshëm të PS-së? A do të dalë nga dy sedilet e para të kësaj fuoristrade të zezë emri i ri që do të marrë të gjitha karakteristikat dhe tabiatet e Messi-t. Mendoj se po. Sepse vetem një Messi është menu-ja që i duhet sot godinës më me histori këto 20 vitet e fundit. Dhe kjo godinë e meriton vërtet një Messi. Të pathyeshëm. Nuk e ka dhe s’ka për ta patur nëse nuk hipën në atë makinë dhe të dëgjojë të paktën formulën e rradhës. Deri tani kanë dhënë shumë formula fituese. Ja vlen t’i kujtojmë ? PO ! 2005. 2007. 2009. 2011. E pra në të gjitha këto vite që ne socialistët u munduam të gjenim Messi-n kur ekipi kundërshtar nuk e ka. Pra PS, kujdes ! Të duhet një Messi për «manita-n» e rradhës.
No comments:
Post a Comment