"Fute 13. Fute 13. Fute 13." - bertiste gjithe tribuna nje ndeshje ne Skele te Vlores, ne Stadiumin "Flamurtari". 13, dmth., lojtari me numrin 13 nuk ishte gje tjeter vecse djali i atij qe hapi lojen e te kerkuarit. Trainieri, i zene ngushte vendose ta fuse, 13-en. Me te hyre ne fushe 13 i shume-kerkuar nga publiku bie ne fushe dy-tri here si thes. Normale. Ne fushe shoket e ekipit ishin ata qe ben Barcelonen e madhe te dridhej. I zene ne faj, ai qe nisi lojen duke kerkuar 13-en, uli koken dhe kerkoi ne forme lutje: ju lutem mos e shani, eshte djali im!
Te tille mu duken sonte te gjithe futbollistet e kombetares shqiptare. Te gjithe m'u duken se ne shpine kishin numrin 13. Dhe gjithe stadiumi ne vend qe te ulerinte "Kosova - Cameria", te thoshte:
Keta jane djemte tane!
Keta jane djemte tane qe ngrohin stolin ne ekipet ku luajne ne Europe. Keta jane ata pak djem qe vijne nga ekipet shqiptare, kush me numrin 13 si djali i pronarit te nje gazete, fabrike, dyqani, sere me domate, fushe me patate. Sepse edhe ata qe vijne nga jashte mos mendoni se jane ndonje fare talenti. E shumta vijne se i sherbejne kombit. E kane per detyre patriotike. Per sa kohe kjo ne stadium vendosen banderola sikur te jemi ne gjendje lufte me fqinjet.
Pra aty ku duhej te luhej futboll. Ku ato '90 minuta te ishin minuta spektakli dhe jo shfaqje djemsh te deshtuar. Aty ku ata, talentet, duhet te vinin duke mbathur ne kembe kepuce me thumba qe te tundin rrjeta. Te organizonin aksione te bukura. Te kishin taktike. Fantazi. Talent. Gjithmone fale asaj cka mesuan ne jete. Nuk po u kerkon askush te beni sakrifica. Po them sakrifica te pas viteve 2000. Ku e ku me ato sakrifica te para '90. Kur djemte e Flamurtarit udhetonin per 3 dite rrjesht me nje autobuz te Shkodres per te shkuar ne Spanje te ndesheshin si te barabarte me Barcelonen.
Vertet kohera te tjera dhe e sigurt qe askush nuk do ta bente nje sakrifice te tille. Sepse kane zgjedhur te bejne ate, te shemtuaren. Me shume duke u perfshire ne shfaqje idiote si nacionalizmi i shtirur ne stadiumin kombetar te nje kombi. Te nje kombi qe aspiron te futet ne Europe me tifoze qe vec shajne dhe hane fara lule dielli. Per me teper kur jane shkaterruar te gjitha ato qe do na mallkonte fqinji. As piramidat. As klonet. Kufijte aty jane. Vec ne po jua falem. Kur jane shkaterruar shkollat e futbollit. Kur sportistet kthehen ne x apo 1/2 ne skedina lojerash fati. Ndaj e them me plot bindje qe sonte perballe Gjeorgjise pame nje kombetare te gjithe te veshur me numrin 13. Dhe ne qe ne shkallet e stadiumit, s'do na ngelet asnje peng tjeter per te kerkuar:
"Fute ate 13-en!"

Per kuriozitet...kush ishte ky 13 i famshem?
ReplyDelete