Saturday, February 9, 2013

"Fredi i te gjitheve"

Dje kishim ditelindjen e Fre-se. Dje u beme tap te gjithe nga dollite "per koke te atij apo atij". Te gjitha keto te imponuara nga Fre-ja. Nuk linte askend pa permendur. I donte te gjithe te ishin prezent ne tavoline. Deri tek Lalush kakaci apo Vironi i Drites.

I donte te gjithe. Ata e mbanin gjalle. Donte te qeshte. Te gajasej. Te qeshte. Vetem te qeshte. I donte te gjithe te ishin aty. Fizikisht ose me dolli. Mjafon qe sapo t'i shihte ose te kujtohej se ishin apo nuk ishin aty nuk kishte rendesi.

I donte te gjithe. Te bardhe. Te zinje. Tek Kali i Trojes. Ne Uje te Ftohte. Ne Cole. Vrenez. Ne Llonxhe. Karabash. Topana. Te gjithe. Te gjithe ishin. Ishte ditelindja e tij. Te gjithe. Nga Durresi. Elbasani. Shkodra. Tirana. Gazetare. Sportiste. Nga Vlora te ardhur ne Tirane. Nga Vlora-Vlora. Tifoze. Sportiste. Kafexhinj. Pije-dashes. Politikane (le te ishin dhe ata). Te gjithe. Donte te dehej me ata. Ishte ditelindja e tij.

Harrova nje detaj. Donte edhe poetet. Piktoret. Artistet. Me shume prej tyre ate, Dorin e vogel. Teodor Kekon. Te degjonte poezite e tij teksa ja recitonte ne maje te tavolines. Donte ta dehte. Donte te dehej me te. Donte ta shikonte kur kercente nga gezimi bashke me te po aty, mbi tavolina. Ditelindja e "xhentilit-qejfmosprishurit-alegro", Fre-ja.

Pra i donte te gjithe Fre-ja aty. Ne ditelindjen e tij. Donte ta zbardhte me ata agimin. Ta trembte naten me te bertitura. Me shfrenime qejfi qe zgjat pafund derisa te vinte policia, nga "shqetesimi" i banoreve perreth. Po gezon Fre-ja. Jo shaka. Ta marre vesh i madh e i vogel. Ai qe kur gezon (ritual i ndoshta cdo dite), e merr vesh gjithe dynjaja. Ky ishte fiksim i tij. Imagjinoni kur i vinin shoket.

Shoket. Ata qe fale tyre dhe energjise qe ju dedikoi i kishte gjithmone prane. Sapo shkelnin ne Tirane "brraf" zile e telefonit: "Fre, erdhem. Ku je?". Edhe ata normale qe ate ditelindje do te ishin aty. Duke pritur agimin e diellit. Me Fre-ne. Te gjithe. Niku Cipi. Kol Kushta. Petrua. Latua. Rrapua. Fre-ja tjeter, Ferkua. Vasili. Te gjithe me rradhe. Aty, deri ne mengjes. Deri sa zgjasin ditelindjet e njerezve, nga ata njerez si Fre-ja, qe i duan te gjithe. Te ishin aty. Kjo ishte ditelindja-enderr e tij.

Shenim. Pervjetori i tij i 40 u festua deri ne agim. Fredi si gjithmone Fredi ne fund te ditelindjes ne oren 06.00 te mengjesit, i fton te gjithe ata qe i rezistuan "batareve" me dolli, per te shkuar per te ngrene nje pjate fasule. E dinte ai vendin. Vec per humor. Nderkohe ditelindja e tij e 53, 13 vjet me vone u festua ne heshtje, nje dite para ndarjes nga jeta.

R.I.P. Alfred Zijaj.

No comments:

Post a Comment