Ndricim Xhepa eshte padyshim aktori me i madh i kesaj dekade te fundit i filmit shqiptar. Se bashku me aktore te tjere te medhenje te kohes se tij si Birce Hasko, Timo Flloko, Xhevdet Ferri, Petrit Malaj, Bujar Asqeriu, Matilda Makoci, Eva Alikaj, i ndjeri Agim Qirjaqi, Bujar Lako, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, etj., me filmat e tij e coi me tej madheshtine e filmit shqiptar.
Sa here shfaqej sigla me yll te kuq e kinostudios "Shqiperia e Re", dihej qe pas saj do ishte Cimi qe do na magjpste me mjeshterine e aktrimit. Filma te tille si "Une e dua Eren", "Duaje emrin tend", "Hije qe mbeten pas", "Te mos heshtesh", "Flutura ne kabinen time", apo brilanti film "Telefoni i nje mengjesi", na dhuruan nje Cim Xhepa te admirueshem per te gjithe. Nje Cim qe na pushtoi te gjitheve.
Nje Cim te paperseritshem ne llojin e vet, i denje per te pasuruar shijet tona per filmin shqiptar, per te vazhduar magjishem shkelqimin e Kadri Roshit te madh. Sander Prosit. Apo te Reshatit "baba" ne role si ai i Adnan-it tek "Hije qe mbeten pas". Cimi. Cimi. Cimi. Qe vazhdon te na magjise me role te papara edhe pas '90, si tek "Dasma e Sakos", "I dashur armik", "Lindje-Perendim-Lindje". Cimi i magjishem edhe i teatrit. E fundit magji: "Darka e gabuar" e Ismail Kadarese.
Jo pa qellim e lashe per ne fund. Sa here ja permend aktorit Ndricim. Babait te te bukurit Martin dhe te dashures se mbare Bardha, kete rol. Roli i tij brilant perkrah te madhit Bujar Asqeriut ne filmin "Telefoni i nje mengjesi". Jo pa qellim dyshja "binjake" e regjizures Muca-Mitro i besojne rolin e Neritanit. Gazetarit qe edhe sot po ta shohesh te mahnit me realizmin e prekshem. Sepse magji te tilla vetem Ndricim Xhepa arrin t'i realizoje. Ndaj e them me bindje dhe me shume deshire qe na duhen te tilla magji:
Edhe 100 vite i madhi Cim Xhepa! Gezuar ditelindjen mjeshter!

No comments:
Post a Comment