Saturday, February 16, 2013

"Selami & Musai"

Dy rikthime ne partite "meme" mesuam javen qe shkoi. Me sakte njeri i vete-ofruar nga emigracioni, nga Amerika me dy aviona: Selami! Dhe tjetrin e "trumbetuan" se e rikthyen. Musain. Pavaresisht se ai, Musa Ulqini, ishte cdo dite ne parti. Ndoshta kane ardhur kohera te tjera, qe pjesmarrja ne punet e partise nga vullnetare, eshte kthyer ne nje shkolle ku merren mungesat. Edhe pse Musai. Une. Ylli. Mondi, etj., jemi po aty duke folur cdo dite me njeri-tjetrin. Aty ku eshte partia pa ndertese. Pa forume. Pa te deleguar.

Kete lloj partishmerie zgjodhem. Kete lloj zgjidhjeje beme ne jete. Te jemi me njerez cdo dite. Militante. Dashamires. Votues. Komisionere. Te angazhuar. Nga ata qe e kane ne ADN-ne e tyre jeten e partise. Anipse rikthimi i Musa Ulqinit ne parti quhet sot rikthim. Dhe per me teper behet lajm. Aq lajm sa barazohet me rikthimin e Edit, Selam nga Amerika. Nuk ka rendesi se c'ka qene atje Edi. Mekanik. Shites. Hidraulik. Elektricist. Ne fund te fundit eshte shqiptar. Do cuditeshim nese do thoshte kam qene ne NASA. Dhe madje nese do na premtonte se meteori apo asteroidi nuk do kalonte nga Shqiperia. P.S. i bie qe paska muhabet me galaktiken.

Ndoshta e paralelizova disi duke e prezantuar si jashtetokesor, Selamin. Po vertet qe tani qe po e mendoj i bie qe jemi ne jashte orbite. Sepse nese dikush kthehet nga jashte ne Partine qe krijoi, dhe dikush e marrin nga baza per ta sjelle ne kryesi apo forume, i bie qe pazari nuk eshte njesoj. Kjo eshte ajo qe i dallon te dyja "risite me kthim" te javes qe shkoi. Sepse kam frike se te dy do i humbasim. Edin, Selam qe nuk e kuptojme dot pa Ameriken e tij te larget, dhe Musain pa bazen. Aty ku ai ka qene dhe duhet te jete cdo dite. Aty ku edhe Edi duket "bajat" ne deklaratat e tij te stilit anglez "gjasme" per rikthim ne kontribute. Aty ku ata qe thone se "Musai u rikthye ne Parti" duken akoma me bajat nga renia e meteorit Edi, Selam ne nje grope akulli. Pse jo nga ura e parikonstruktuar ne Lane.

Gjithcka ne rregull. Kalojme ne oren tjeter. Me orientim nga lart dhe propozim nga poshte, mungesat jane te justifikuara.

No comments:

Post a Comment