Wednesday, November 28, 2012

Shqiperia 100 vjece, pare nga "xhami i nje lambo"

Ishte ora 24.01 e dates 28 nentor 2012. Me mbrokullat e nje telefoni, jepja e merrja mbi layout-in e nje imazhi urimi te bankes sime italiane per 100 vjetorin e pavaresise. Kerkoja ta nxirrja sa me bukur dhe t'ua servirja kolegeve te mi italiane, mjeshtra gustosh, Shqiperine te bukur dhe madheshtore. "Si nje predhe qe ngrihet lart ne ajer", e pershkroi Franco kete imazh. Ishte urimi i bankes sime per kete 100 vjetor. U ndjeva krenar. U emocionova...

Vjen mengjesi. Perlotem teksa shoh Vloren time me qindra mijera njerez ne shesh. Ndoshta me shume se ate dite qe erdhi Tosi i Nanos ne vitin e mbrapshte te '97. Nuk dua ta zgjase me shume. U perlota. U emocionova. Perse dua ta shkruaj ate qe ndjeva?! Qe te tregoj se jam shqiptar i vertete? Apo se e dua shume atdheun tim. Mos harroni! Dashuria per atdheune nuk ka mase matje. Eshte detyre.

Me pas dola. Dola te shihja c'ka ndodh. Me pelqen ta shohe Tiranen duke festuar. Ndoshta bej edhe krahesimet e mia. Si ishte para nje viti. Para nje feste. Shkova te pija kafe. Plot gjithandej. U ndala tek lokali i prones se rikthyer te nje kengetareje ish-pronare. "Nuk lejohet hyrja me karroce". Ishte lajmerimi i menaxherit te lokalit per ne oborrin me tavolina. I skandalizuar u largova me femijen tim. Artisten-kengetare e bezdisin femijet kete 100 vjetor te pavaresise. 100 vjet mbrapa...

Nejse, erdhi pasditja. Serish ne panair ku kam nje publicitet sa per te thene qe jam. E dija nga panairet e tjere qe keto dite te fund-nentori shqiptaria kujtohet per shqiptarine. Per te mos prishur ritualin, mora pjese serish por modestisht, fare modestisht.

Gjithcka duket e bukur, rituale ne kete panair. Me pelqen qe rituali na con edhe drejt punes, biznesit. Pak njerez. Shqiptaria eshte e zene me festime. Ne cepin e hyrjes dy cadra me pije energjike shtazore. Tinguj muzike te larte. Njerez qe kane ngaterruar panairin me defrimin. Punen me ahengun. M2 per pavione qe paguhen me euro, me qyfyret. Fotot per wall-e facebook-u.

Kjo eshte Shqiperia qe duhet te punonte. Defren. Luan. Ben zhurme. Dehet. Ekstazohet. Aty, perkarshi te vetmit vend qe presupozohet se duhet te vinte puna. Zhvillimi. Bashkepunimi. Shkembimet tregtare. Kontratat. Vendet e punes. Investimet e huaja. Pagat. Kredite. Financimet. Aty ku ka sot shume tregtare. Investitore. Te huaj.

Ne zgjedhim ahengun. Zgjedhim te shqyhemi dhe te vritemi ne rradha per nje torte. Per dy deshe. Per te dale ne foto me Rita Oren. Realitet i ndryshem me ate qe me pane syte kete pasdite teksa perpiqesha te caja turmat per te dale nga panairi. Turmat te cilat do doja te ishin ne panair. Te aplikonin per pune. Te shuanin kureshtjen se cfare ndodhte ne cadren e Luanit te Panaireve perpara stadiumit kombetar.

Por jo. Shqiperia ka zgjedhur te festoje. Ca ne shesh dhe ca ne Pallatin e Kongreseve. Ca ne kostume dhe ne konkurse veshjesh te grave te burrave dhe te burrave te grave. Pse jo edhe te dashnoreve. Tjeter aheng ky. Gjithe class dhe shik. Muzike klasike. "Kuptojne shume". I njohin notat muzikore. Autoret. Europen. Ate qe aspiron "europianet" me birra dhe pije energjike 50 lekshe ne shesh dhe europianet e kostumeve ne pallat te kongreseve.

Ndoshta Europa kur te na pranoje nuk do bej dallim mes injorantit dhe class-it. Te dy do t'i rrembeje ne gjirin e saj. Dhe do t'ja shtoje flamurit blu nje yll tjeter te verdhe. Si europianet e pallatit te kongreseve ashtu edhe europianet e sheshit nga "xhami i nje lambo".

"Mos e pate gje Rita Oren, se na thane qe kaloi ketej?". Me nderpreu tregimin e ketij 100 vjetori zeri i nje adoleshenti. Me qetesi mora motorrin tim te lagur nga shiu dhe u drejtova per ne shtepi. Ishte nje dite e gjate e treguar vetem ne nje faqe. Te ishte dikush tjeter ndoshta nuk do kishte shkruar kaq gjate. Ose nje roman te tere. 100 vjet i iken shkuan Shqiperise pare "nga xhami i nje lambo". E bukur e uruara. E begatuara. E shemtuar. Si kjo kenge qe te duket e shemtuar por me pas te hyn ne zemer. Te behet e bukur... Si Shqiperia! Kjo eshte...

Saturday, November 17, 2012

"Shen Kozmai, Shen Sierra Leone dhe Migjen Buza"

Qe qyfyret s'kane te sosur ne kete rripe toke qe laget nga dy dete, kjo nuk perben me lajm. As risi. Madje eshte trend. Ndodhin ato kudo. Neper rruge. Lokale. Qendra tregtare ku ka dhe seanca parjesh ciftesh ne tentative. Ne Parlament. Ne parti me dy kryetare. Shoqata me asnje anetar. Kudo ne Shqiperi.

Te fundit i degjova sot. Me sakte i pashe. E para qyfyre ne rradhe ishte ne sallen e konferencave ne Pallatin e Kongreseve. Isha i ftuar nga Instituti Italian i Kultures qe kishte ftuar ca arbereshe, ambasadorin italian, ministrin shqiptar te kultures, Bumci. Si dhe shume te tjere te ftuar nga ata qe i shikon ne cdo qok qe i ndodh kesaj Tirane. Nuk eshte humori tek arbereshet qe na vijne kete 100 vjetor me ftese te italianeve, por tek ajo qe ministri iu drejtua nje arbereshi "autoritet" me fjalet: "i nderuar kryetar i bashkise se shen kozmait".

E pra qyteti i San Cosmo Albanese ne Cosenza te Reggio Calabria te Italise, u perkthye ne Shen Kozma. Imagjinoni sa duhet te jete gezuar kengetari beratas Kozma Dushi dhe sa duhet te jete merzitur Luan Zhegu. Kur ministri i kultures i jep titullin Shen Kozmait perse nuk e meriton dhe Luani te quhet Shen Luan. Ose po ashtu nese ka muhabet me homologun e tij te Sierra Leones t'i marrim borxh nje titull sa per 100 vjetor dhe t'ja vendosim Shen Leone i Sierres. Me kete rast merr nje titull dhe Luani se kete 100 vjetor meqe ka qene kryetar minibashkie socialist me duket se e kane harruar.

Jam i sigurt qe ministri Bumci do mendoje per kete gje ndoshta pas festimeve te 100 vjetorit. Aty e ka Shen Kozmain. Shen Sierra Leonen. I ka te gjalle dhe shenjetore madje. Nuk ka pse merret me vajtje-ardhje ne Rinas per te pritur eshtra. Shpata. Kokore apo perkrenare ndryshe. Kallashe. Dhe as kambale ushtari apo jenecieresh. Ndoshta vjen per "qok" edhe ministri homolog i Shen Sierra Leone Zhegut. E kam fjalen per 100 vjetor pasi me sa di nuk ka ende te ftuar nje minister kulture.

Por pervec Ministrit qe me gajasi sot ne kete dite te tejmbushur me njerez te panairit, me shume u gezova qe takova mikun tim te vjeter, poetin "Migjeni". Eshte pseudonimi i tij. Pasi nese do ishte gjalle "uragani", e sigurt qe do ishte bllokuar hyrja e njerezve ne panair dhe ministri nuk do kepuste "brockulla" me perkthime.

Jo per gje se tani qe u kujtova qe kesaj ministrie i shkojne per shtat "gallatat". E ka filluar Pango prof-i me perkthimin e vend-parkimit te fugonave per ne Jug, e vazhdoi Ferdi i Durresit me eshtrat e Ismail Qemalit dhe deri ne premtimin per zhuritjen ne diellin dhe ajrin "pa pulle" te plazhit.

I merzitur perse nuk i kishin "botuar" nje liber, me nxorri mallin e para 10 viteve kur miku im nga Trepca Kryeziu i paguante poezite e tij qe i vinin vetiu me imagjinate dhe rime me dollare. Kam qeshur aq shume kete pasdite me Kujtim Buzen i miksuar dhe i fresket me poezi te momentit, sa per nje moment e harrova Shen Kozmain por edhe Shen Sierra Leonen. Duke u larguar nga panairi i librit mendova:
"mire qe s'ishte "Migjeni" ne salle te konferencave se do ta prezantonin si Shen Rikordua.

Dhe qyfyret s'kane te sosur...

Thursday, November 15, 2012

Fate Velaj, rrugetimi i tij me Veneto Banka

sot filluam nje rrugetim te bukur me mjeshtrin Fate Velaj. e ftuam ate modestisht t'i bashkangjitej projektit tone me finese dhe klas, pa permendore dhe pa eshtra. njerezit i kemi te gjalle fale zotit dhe zotesise se tyre.

na mbetet vec te kujdesemi me finese t'i shperndajme ata ne cdo qytet te shqiperise. zgjodhem Fate Velaj. sepse Fate eshte i thjeshte. nuk pyet sa para ben nje iniciative. as se ku do me vendosni. ne krye apo ne fund.

Fate na la dore te lire per ta perzgjedhur ne vendin ku do t'i beje vend vetes. kete 100 vjetor te pavaresise. ne Shkodren e Luigj Gurakuqit. ne Elbasanin e Normales. ne Tiranen e te gjitheve. ne Kavajen e mire dhe te bukur me njerez te mrekullueshem e patriote.

aty ku kaloi bashkefshatari i tij nga Kanina e Vlores, Ismail Qemali. vizionar si ai... dyerve te Europes! me miq dhe me shoke shume. nga cdo qytet i Shqiperise. aty ku Fates i takon te jete!

Saturday, November 10, 2012

"Nje festival filmi pa filma"

Mbremjen e djeshme mbylli siparin e tij Festivali i Filmit Shqiptar. Ne pamje te pare duket gjithcka normale. Nje vend qe kerkon te hyje ne BE me kaq ngulm dhe aspirate, normal qe e meriton te kete nje festival filmi. Anipse nuk ka filma. Por vertet qe na duhet festivali. Duhet per t'i dhene temp kultures. Duhet per 100 vjetorin e Pavaresise. Ndoshta duhet edhe per shtrimin e tapetit. Dekorin e te tjera si keto. Duhet per te pare se si do vishen artistet. Me ke do shoqerohen. Kush do vije nga paria e vendit. I ftuari i nderit, packa se eshte "Tano Karridi". Madje edhe sikur te ishte vete "Komisar Katani". Duhet edhe per gazetaret e "gossip-save". Per gjithcka duhet.

Por per filmin c'ka do thuhet? C'ka do duhet? Filmi shqiptar ka kohe qe vuan per te qene diku. Diku ne kinema. Ne ekran. Me spektatore. Jo me kot regjizor si mjeshtrat Anagnosti apo Xhuvani, shfaqen rralle ne sheshet e xhirimit. Me sa kam kuptuar: nuk duan te behen "boze". Madje as "dhalle". Te tolloviten lart e poshte per ca para me teper dhe duke mos prodhuar art. Do ndiheshin shume fajtore me veten e tyre.

Mungon gjithcka. Paraja e para qe me vjen nder mend. Ndoshta mungojne edhe mjeshtrat e fotografise. Ndricimit. Skenografise. Skenarit. Grimiere. Kostumiere. Ndaj edhe kohet e fundit ne titrat qe shfaqen ne filma shohim emra te huaj. Sepse keta te fundit qe benin filmin te shfaqej i harruam. Kushedi ca profesioni u ka rene siraja te bejne.

Filmi nuk eshte gallate. As i lehte per t'u prodhuar. Ndoshta i lehte per t'u pare. Madje per te organizuar per te edhe festival, packa film nuk ka. Kjo pasi sot kinemaja shqiptare vuan per nje film. Dikur ne nje vit, me plan kishte deri ne mbi 10 filma ne vit. Epo dikur ishte dikur, anipse sot fituesi i cmimit "aktori me i mire", atehere kur beheshin mbi 10 filma, ishte gaztor ndermarrjeje.

Por ne te vertete nuk eshte se vetem kinemaja shqiptare po vuan. Vuan edhe kinemaja italiane. Edhe ajo franceze. Po tjeter vuajtje ajo. Ajo, kinemaja europiane eshte ne krize per nje cmim. Ka konkurence. Sot ato konkurojne me kinemane afrikane. Aziatike. Arabe. Iraniane. Sepse konkuron skenari dhe regjia e nje filmi. Subjekti. Aktoret pak me pak. Kur ka film po themi. Ne te kundert nga kinemaja jone. Ata kane film po nuk kane cmime. Ne dhe ato filma qe kemi, kane si subjekt gjakmarrjen, vellavrasjen, trafikimin, vjedhjen. Duke na nxjerre keshtu si "pacavure" ne syte e botes.

Ka shume vite qe italianet nuk fitojne nje "Oscar". Qe nga koha kur Beningni luante "La vita e' bella". Nje super film ku gershetohet personazhi komik gjate luftes se II-te boterore. Komik si Fadili...

Pra kur sot kinemaja italiane ndihet e deshtuar, kritiket e artit e kane gati penen per te "nxire" gjithcka packa se kinemate italiane jane plot. I fundit film qe thyeu rekord per numrin e shikuesve: "Benvenuti al sud". Pesha e fajit ndihet e rende per mos-fitimin e nje Oscar-i e apo te nje cmimi ne Festivalin e Venezia-s. Por c'duhet te themi ne per kinemane shqiptare qe organizon festivale pa filma? Kritiket e artit. A kane "pene" per te hedhur nje kritike ne leter, gazete a reviste?

Kohet qekur filma te tille si "Gjoleka, djali i Abazit", "Dasma e Sakos", "I dashur armik", "Letra ere", "Lindje, Perendim, Lindje", "Parrullat", "Trishtimi i Zonjes Shnajder", filma tipik shqiptar nuk perben interes per jurine e ketij festivali, treguan qe ky festival ishte nje qok i rradhes. Kujdes! Jo me filmin. Jo me filmin per shkakun se publiku shqiptar e di mire se sa peshon bobina e filmit, bie fjala ate te "Mao Ce Dun" me ata qe permenda me siper. Sepse nese ky i fundit per jurine prodhon emrin e nje fituesi si "aktori me i mire", c'duhet te themi per aktore te tjere me te spikatur vitet e fundit. Per Ndricim Xhepen. Bujar Asqeriun. Xhevdet Ferrin. Apo Artur Gorishtin? Aktore qe do te konkuronin denjesisht mes tyre ndoshta edhe pa ndihmen e nje jurie te sajuar. Nje jurie qe e detyron anetarin e saj, regjizorin e mirenjohur Muharrem Fejzo, te votoje per Muharremin ne "Cmimin e karrieres".

Dhe te gjitha keto ne nxitim e siper per te sajuar nje festival filmi pa filma. Pa fitues. Vetem stisje dhe aspak emocion. E ngjashme me jurite e asaj kohe ndoshta, te cilat ishin ne presion te votonin filmin apo njeriun e partise.

Duke mbetur tek fenomeni "njeri". Sa here qe degjoj festival filmi, me kujtohet thenia e te madhit Sander Prosi per filmin "Njeriu i mire", fitues i Kupes se Festivalit te Filmit te atij viti: "i bukur filmi e meriton kupen po "njeriu i mire" pse nuk e morri nje cmim?". Kjo pasi aktori kryesor, vlonjati Bujar Asqeriu me rolin brilant te Telos, nuk e morri nje cmim.

Edhe ne kete festival pame gjithcka. Pame shume njerez. Shume aktore. Te zote apo jo. Shume VIP-a. Vec filmin, ne te kundert te asaj qe tha i madhi Sander Prosi, filmin nuk e pame asgjekundi. Sepse edhe ky festival filmi ishte cudia e rradhes ne Shqiperi. Anipse filmi, dhe ne teresi arti nuk e meriton te jete komik, te tille sic e katandisen kete fundjave pervjetori pavaresie ne Tirane, teksa na dhuruan:

"Nje festival filmi pa filma".

Friday, November 9, 2012

"Endrra Flamurtari"

Si sot 25 vjet me pare, shorti i Turit te III-te te Kupave te Europes i pameshirshem. Flamurtari vs. Barcelona. I njejti kundershtar, ai i para nje viti. Nje nga skuadrat me te mira te Europes qe ishte perforcuar me Shuster, etj.

Dy perballje historike, ne Vlore 1-1 dhe ne Spanje 0-0. Per te pasuar me nje disfate te pakuptimte, 4-1. ndoshta edhe prej rruges se gjate ne 3 dite me nje autobuz "Shkodre" per ne Katalonje. Gjithsesi ndeshja e kthimit mund te jete ndeshja me e forte qe ka luajtur nje ekip shqiptar ne Kupat e Europes.

Luhet perballe nje Barcelone me mbrojtes te fuqishem te kombetares spanjolle si Viktor apo Galiego. Ne porte, serish Zubizaretta. Portieri legjendar i kombetares se Spanjes. Luhet per gol ne porten e tij. Heshtje ne stadiumin Flamurtari. Mesfushori elegant Ferko kroson dhe aty i madhi sulmues vlonjat Sokol Kushta kercen mbi mbrojtesit e fuqishem te Barcelones dhe godet me koke ne porten e Zubizarettes nga ana e Vlores. Stadiumi "Flamurtari" ne flake.

Luhet per nje gol tjeter. Luhet me besim kunder nje super-kundershtari. Me besim edhe pse me fanellat e leshit te trikotazhit te Vlores te ngjitura pas trupit. Por mbaron gjithcka. Mbaron endrra vlonjate per te mposhtur serish kete kundershtar te forte. Por me koken lart. Me syte nga publiku qe brohoriste fitoren. Pse jo edhe ai enderroi. Me sakte ishte ai publik qe i bente djemte e Vlores te enderronin. Preken nje sukses te paarritur nga askush edhe ne ditet e sotme. Asnje skuader shqiptare nuk ka arritur ne turin e III.

Ajo enderr qe u pa dhe u luajt ate pasdite nentori ne Skele te Vlores. Aty ku gjendet amfiteatri i futbollit shqiptar. Aty ku renkimi i pankines kundershtare ka emrin Barcelone. Partizan i Beogradit. Vismut AUE. Goteborg. HJK Helsinki. Olimpiakos i Pireut. etj.

Shenim. Foto e ekipit me bluzat e Barcelones eshte direkt para disfates ne Kupen e Republikes me Vllaznine. Flamurtari skualifikohet ne gjysemfinale me mendjen nga Barcelona. Nga sukseset e Kupave te Europes. Pas 3-0 ne Shkoder ne Vlore shenohen shume shpejt 3 gola por qe permbysen nga goli i Rragamit ne minutat e fundit te pjeses se II-te. Feriti, miku im Rragami sot punonjes i kompanise "Neranxi" me thote sa here. Ishin yje qe na dukej enderr t'i shihnim ne fushe, dhe jo me te luaje perballe tyre.

Tuesday, November 6, 2012

"Fate Velaj dhe Veneto Banka së bashku në Expo-n e Fierit"

Fate Velaj nuk është më një emër i panjohur për mjedisin kulturor shqiptar. Pas projektit të suksesshëm “Europa Plaza” në Pogradec, artisti vlonjat Fate Velaj spostohet më në jug të vendit. Aktualisht ndodhet prej disa kohësh në Fier, për t’i dhuruar publikut fierak një tjetër punë të tij, europiane, sic dëshiron ta quajë Fate. “Europa Plaza” në Fier. Përse? Sepse artisti Velaj ka luksin e të qenit “Qytetar Nderi i Europës”. Titull i dorëzuar pak kohë më parë në Tiranë prej euro-parlamentarëve të cilët “zbarkuan” atë pasdite për t’i dorëzuar këtë titull në dorë Fates.
Piktor. Fotograf. Artist kreator. Zbatues idesh deri në detaj. Ky është mjeshtri i madh Fate Velaj, përfaqësues i akademisë vlonjate të piktorëve si Kamberi, Jonuzi, Shabani, Sulaj, etj. Janë ata mjeshtra të cilët pasi “tronditën” artin shqiptar, dhe po vazhdojnë ta bëjnë atë me mjeshtëri edhe sot në Europë apo në mbarë botën me cmime pa fund. Ndaj edhe Veneto Banka i besoi projektit ambicioz të Fate Velaj në Fier. E mbështeti Faten në hapjen e ekspozitës së tij vetjake në Fier, aty ku Veneto Banka ka një filial prej disa vitesh në qendër të qytetit.

Vërtet kjo Expo e Fates e zbukuroi Fierin këto ditë në vigjilje të përvjetorit të 100 të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Në Vlorën që lind mjeshtra të tillë si Fate Velaj. Por më e bukur do të jetë puna e re europiane e Fates: një tjetër “Europa Plaza”, tashmë në Fier.

Po Europa Plaza tjetër e Fates, ku do të jetë ? Ku i dihet shtegtimit të rradhës së mjeshtrit Velaj. Dhe natyrisht që Veneto Banka do të jetë sërish bashkë me të.

Udhëtimi ynë modest përkrah Fate Velaj sapo ka filluar.


 

"Historiku i Veneto Banka" - Publikim

Në vitin 2005 Banca Popolare Pugliese së bashku me familjen Mariano nga Lecce (Itali), blejnë aksionet e bankës e cila i erdhi në ndihmë luftës së Kosovës, “Dardania Bank”. Banka merr emrin Banca Italiana di Sviluppo (Banka Italiane e Zhvillimi ose BIS Banca), një bankë që do të shërbente si urë bashkëpunimi mes biznesit Italian dhe atij shqiptar. Në atë vit (2005), banka kishte një rrjet modest prej 2 filialesh. Në po këtë vit u implementua edhe shërbimi i kartave lokale BIS Banca, për tërheqjen e parave cash nga ATM-të e vendosura nga banka, e dedikuar vetëm për klientët e saj.

Në vitin 2007 Banka Italiane e Zhvillimit zgjeron rrjetin e saj me dy filiale të tjerë, perkatësisht atë të Vlorës dhe Durrësit. Po në këtë vit kryhet një investim mjaft inkurajues në atë kohë për gjithë sistemin bankar shqiptar, ai i Internet Banking, për t’u ardhur në ndihmë klientëve të kryejnë operacione online nëpërmjet internetit. Në vitin 2007 u rrit edhe numri i ATM-ve të BIS Banca duke arritur kështu në 4.

Në vitin 2008, banka vazhdon zgjerimin e rrjetit të filialeve duke I besuar projektit të saj për të qenë prezente në qytetet më kryesore të vendit, kryesisht ato në Shqipërinë Perëndimore, qytetet të cilat janë në bregun përballë partnerit kryesor të ekonomisë shqiptare, Italisë. Filialet e Fierit dhe filiali në Qendrën Tregtare “Casa Italia” në Tiranë, shënuan arritjen më të madhe të BIS Banca në Shqipëri, duke arritur kështu në 6 numrin total të filialeve.

Në vitin 2009, aksionerët e saj Banca Popolare Pugliese dhe Familja Mariano vendosin një akord shitjeje me Gruppo Veneto Banca (Trevizo – Itali), në atë kohë një grup ambicioz që kërkonte zgjerimin e rrjetit të tij. Grupi në ato vite po kryente pothuajse cdo vit blerjen e bankave të ndryshme në shumë Rajone të Italisë si dhe në Europën Lindore. Gruppo Veneto Banca kontrollonte rreth 4 banka në Itali dhe 3 banka në Europën Lindore, si në Rumani Banca Italo-Romena, në Moldavi Eximbanka dhe në Kroaci Veneto Banka d.d., si dhe kishte disa zyra përfaqësimi si në Irlandë dhe në Kinë.

Në po atë vit (2009), zyrtarizohet edhe ndryshimi emrit të bankës nga Banca Italiane e Zhvillimit (BIS Banca), në Veneto Banka Albania, ku Gruppo Veneto Banca zotëronte  95% të aksioneve.
Në vitin 2009, rrjetit të filialeve në Shqipëri iu shtua edhe filiali i ri i Shkodrës, duke shënuar kështu edhe zgjerimin e rrjetit të saj edhe më në veri të vendit.

Nga viti 2009, vit në të cilin Banka Italiane e Zhvillimit kishte një rrjet pej 6 filialesh, hyrja e Grupit Veneto Banka pasoi me një dyfishim të prezencës së filialeve në qytetet më kryesore të Shqipërisë. Numri aktual i filialeve është 12, pra 7 më shumë në vetëm 3 vite ku vlen të përmendet fakti që kapitali i bankës është pesë fishuar.

Ndërkohë vlen të përmendet fakti se Veneto Banka prej tre vitesh, sipas raporteve zyrtare të Shoqatës së Bankave është një nga bankat me rritjen më të madhe në sistem, (aktiveve, depozitave dhe financimeve).
Në vitin 2009, President i Veneto Banka emërohet dott. Flavio Trinca, i cili mban po të njëjtin post edhe në krye të Veneto Banca Holding.

Në vitin 2010 rrjeti u zgjerua me një tjetër filial në qytetin e Tiranës duke shkuar në 4 numri total i filialeve në qendrën më të madhe të ekonomisë dhe zhvillimit në Shqipëri. Në po këtë vit startuan së funksionuari edhe shërbimi VISA për kartat e debiti dhe të kreditit për klientët e Veneto Banka. Në po atë vit banka kryen një investim mjaft të rëndësishëm, atë të “adoptimit” me këtë sistem duke unifikuar të gjithë ATM-të aktualë si dhe blerjen e ATM-ve të tjera.

Në vitin 2010 Veneto Banka kryen një tjetër investim mjaft inkurajues, atë të implementimit të sistemit të ri E-banking, një nga shërbimet aktuale më profesionale në sistemin bankar shqiptar.

Në vitin 2011, Grupi Veneto Banka autorizon fillimin e projektit të zgjerimit të rrjetit edhe me dy filiale të tjera të reja. Po kështu përurohen filialet e Lezhës dhe filiali i Kavajës, në dy nga qendrat më  kryesore të zhvilliimit potencial në Shqipëri.

Në po këtë vit kryhet një spostim i një filiali, ai i Veneto Banka - Casa Italia, në një godinë nga më prestigjiozet që ndodhet në autostradën Tiranë – Durrës, km.3, zona më e madhe e zhvillimit tregtar në vend, me një numër të konsideruëshëm biznesesh që operojnë në të dyja anët e autostradës.
Në vitin 2011, në krye të Veneto Banka sh.a., Veneto Banca Holding emëron si Drejtor të Përgjithshëm, bankierin me mjaft eksperiencë në sistemin bankar italian, Dr. Lucio Gaita, i cili vjen në këtë detyrë pas një eksperiencë të gjatë si zv. Drejtor I Përgjithshëm i Banca Apulia, një nga bankat më të mëdha dhe më solide në Rajonin e Puglia-s, Itali.

Në vitin 2012 Veneto Banka zgjeron aktivitetin e saj me plot tre filiale të tjerë, dy prej të cilëve në qytetin e Tiranës, në Rrugën e Kavajës dhe në Tiranën e Re afër Stadiumit “Dinamo”, duke arritur në numrin prej 12 filialesh në total dhe me një rrjet prej 13 ATM-sh në qytetet më kryesore të vendit.

"Marina e Orikumit. Lundrimi per argetim dhe turizmi detar"

Në fund të muajit tetor 2012, Ambasada Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Italisë në Shqipëri, dhe me mbështetjen e Veneto Banka, organizoi një konferencë për zhvillimin e turizmit detar. Kjo duke marrë shkas nga projekti "Marina Orikum", një investim mjaft i dobishëm dhe shumë i vlefshëm për zhvillimin e turizmit si dhe lundrimin detar në Shqipëri.

Kanë kaluar disa vite kur në prezencë të autoriteteve më të larta të dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë, u inaugurua Marina e Orikumit, një port mjaft i dobishëm dhe ambicioz për ankorimin e jahteve dhe barkave kryesisht turistike. Në pamje të parë me zhvillimin që po karakterizonte në atë kohë sektorin e turizmit, u duk se ky port do të ishte një sukses i pritshëm. Por ndoshta më tepër për shkaqe të ndryshme të cilat kanë të bëjnë kryesisht me marketingun e kësaj Marine, gjërat nuk shkuan edhe aq mirë.

Është ky shkaku se përse Ambasada Italiane dhe Dhoma e Tregtisë Italiane e Tregtisë, me mbështetjen e Veneto Banka, organizoi në Orikum këtë konferencë, për të promovuar kështu interesin që Marina e Orikumit paraqet vecanërisht për Italinë, si porti më i afërt në distancë milje nga Italia. Aktualisht në këtë port ankorohen shumë barka turistike, vecanërisht në muajt e verës, të cilat vijnë kryesisht prej porteve qe ndodhen më afër me Shqipërinë, si Otranto, Brindisi apo Bari.

Pozicionimi mjaft i favorshëm i kësaj Marine në Orikum, me marketing dhe promocion më shumë, mund të përbëjë akoma me shumë interes për turistët italianë, pse jo edhe ata europianë. Puna promocionale sapo filloi me këtë konferencë të parë dhe pritet të pasojë me të tjera aktivitete mjaft me vlerë për promovimin e Marinës së Orikumit.


Sunday, November 4, 2012

"Ata qe sollen Saliun ne Vlore"

4 nentor 2012. Pak dite nga ngjarja me e madhe e shqiptarise. Ngritja e Flamurit ne Vlore dhe shpallja e Pavaresise. Ne Vlore. Ne Vloren e sa e sa ngjarjeve te medha. Pikerisht ne Vloren time ku mesova se c'eshte revolucioni. Ku dhe kush duhet gjuajtur me gure. Jo me falni. Me re guri. Bresheri.

Pikerisht ne Vloren time ku une u rrita pasi kisha ardhur nga Himara. Qyteti i vogel qe priste me ankth cdo vinte nga xhadeja qe gjarperonte neper shpatet dhe monopatet e nje mali. Nga Vlora te cilen enderronin te kishin nje shtepi prinderit e mi. Per t'iu larguar jetes pa shume personazhe te nje limani me vetem 60 dite jete. Vec ne ato dy muaj vere.

Per ne Vlore. Qytetin qe sic e thashe me lart, me mesoi te hidhja gure. Te revoltohesha. Te behesha pjese e pakenaqesise edhe kur ajo shfryn me gure. Qytetit ku kisha nje Shtepi Pioneri ku do kaloja pasditen. Detin e gjere pa stacione plazhi pas Ujit te Ftohte. Kuzbabane ku hahej mire dhe mund te sodisje dritat dhe shtrirjen e qytetit. Belvederen. Muzeun. Pak me lart galerine me piktoret e akademise vlonjate te piktoreve. Rojen e nderit cdo 5 maj. Monumentin e Pavaresise. Pjedestalin e madheshtise se saj. Teatrin me parodistet e saj. Stadiumin me lojtaret talente qe tronditen Europen. Kampin e Punetoreve dhe ate te Pionereve. Ah se harrova, edhe kampet e ndermarrjeve.

Kjo ishte Vlora qe duhet te ishte dhe qe sot nuk eshte. Nuk eshte sepse ajo, Vlora, qe mesoi mua adoleshent te godisja me gure revolten time, nuk eshte me. Nuk eshte me sepse e zhbene debatet pa lidhje. Pa shkak. Sepse inatet ne lidhje me te, nuk kane te bejne vetem me nje date. As me nje pervjetor. Qofte ai i 100 ne rradhe. Ato kane te bejne me shpirtin e Vlores. Ai shpirt qe te con ne kembe dhe nuk te le te ulesh ne toke prej madheshtise se saj. Kujdes kur shfryn. Eshte si nje dallge e madhe... Te perlan!

Per cfare e do Vloren? E do per artiste? Ja ku i ka artistet e saj. Piktoret. I fundit Agim Sulaj dhe Fate Velaj. Njeri me cmime ne cdo konkurs ne bote tjetri no.1 ne Europe. Apo per Ermonelen (Jaho), qe po trondit skenat e operave boterore. Per parodistet qe edhe sot kur i fton "Portokallia" te gozhdojne me talentin e tyre. Apo per Anita Bitrin, zerin e ish-bukuroshes vlonjate. Apo per Tor Tahirajn ne Itali qe vec shkruan per ty o Vlore. Bujar Asqeriun, te vetmin "Muzake" dhe "Avni Rustem". Timo Fllokon qe thote cdo dite: "e dua Vloren". Bert Mingen qe godiste me grushta autobuzin e TVSH-se nga gezimi golit live ne transmetim.

E pra sot ne emer te tyre duhet te flisje ti, Shpetim (Gjika). Askush s'do te qortonte. Madje as Saliu. Vetem kaq ti thoshe: ja ku e kam muzeun e gjalle te Vlores. Eja ta vizitosh. Date 28 nentor. Pike!

Per cfare tjeter? Sot ne daten 4 nentor 1912, kemi ende nje date rekord historike. Ne futboll. Ai, Vasil Ruci qe sot gjerb nje frappe pa sheqer ne klub te Dhermiut, larg Vlores, thyeu nje rekord. Turin e trete te ne skuadre shqiptare ne Kupat e Europes. E pra me nje gol me fanellen e leshit te NPV-se. Me kepucet qe mund t'ja kishte marre borxh Sul Demollarit nga Tirana apo Cim Muces. Apo edhe Agustinit (Koles). Dhe solli Barcelonen serish pas nje viti. Aq sa i ben katalanasit per barsolete ne Vlore: "po pse prape ju do rrahim ne atccc".

E pra ti Shpetim per Flamurtarin sot per 100 vjetor nje muze nuk e ke. Muzeun "Flamurtari". Me foto. Ja me ato foto qe i ka sot muzeu i Barcelones ne Katalonje. Muzeu i Partizanit. Jo ai i Xhanit po ai i hasmit, serbeve ne Beograd. E dini cme tha nje serb para nja 10 vitesh? Isha me Flamurtarin ate ndeshje se jam tifoz i Zvezdes (Cervena).

Pra per kete muze te siguroj qe do vinte Saliu ne Vlore edhe ne date 28 nentor. Do vinte se ja donte puna. Ja donin votat. Ishin lojtaret e Vlores qe e sollen ne Vlore me "pishtar te demokracise". Madje e ngjiten edhe ne podium. Njeri prej tyre sot deputet. Madje i Saliut. Kreshniku. Cipi kapiten.

I dashur Shpetim. Te siguroj qe me art dhe me sport do ta kishe mundur sot Berishen. Nga arti e di qe nuk ja thua shume, por nga sporti mos harro ato ndeshje kur pas fitoreve historike ishe me ta. Gezoje si nje femije. Mburreshe madje neper Tirane se i kishe shok. E pra sot nese do kishe artin dhe sportin aleat, ta them me bindje se Saliu do te ishte bindur si Cecua. Do vinte ne Vlore me nje kembe. Nderkohe qe nuk do te thoshte askush: "pse nuk e bere unazen? As rrugen qe te con ne Plazh. As trafikun s'do ta bezdiste askush.

Ti Shpetim, sot do kishe aleat ata qe duhet te kishe. Artin dhe sportin. Ata, pra qe e sollen dhe e ri-sollen Saliun ne Vlore. Ta them serish qe vetem prej tyre do t'ja lije topin ne dere ne Saliut. Ate top qe Vasili e fuste ne porte te "Zubiut" ne Skele te Vlores. Aty ku sot nuk ka nje muze per ata "heronjte" e tu. Per ata pra qe sollen Saliun ne Vlore...

Thursday, November 1, 2012

Melodi vjeshte... E pandërprerë!

Është mbrëmje. Vajza ime e vogël sapo ka filluar të kuptoj c’është muzika. Bota ka ndryshuar. Shoqëria ka evoluar. Muzika tashmë nuk është më detyrë shtëpie. Si e tillë do perceptohej lirshëm në timbrin pse jo muzikor të një qenie sado e vogël. Në këtë rast një fëmije të vogël. Një fëmije të vogël që dëshiron të njohë notat. Notat prej nga ku gjyshi i saj I jepte kuptim një partiture.

Por sot gjyshi ka “mbetë në klasë”. Nuk përkthen dot nota. Jo se nuk ja thotë. Madje i njeh me gishta ato. Notat. Por në piano. Aty në tastier ku ai luani si askush. Në letër e ka të vështirë. Më sakte “sikletoset”. Sepse nuk I përkthen dot. Nuk I bën dot ato të shpjegueshme. Të perceptueshme. Të kuptueshme.  Dramë!
Ai vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Gjithcka ka shkuar. Goditje e memories. Por në këtë rast bëhet më dramatike. Për faktin e vetëm se gjyshi nuk prodhon më muzikë. Muzika e ka lënë. Dhe kur sot...

Sot kur mbesa e vet kishte nevojë për të. Por gjyshi nuk ka harruar reflefksin. Refleksin e një udhe të gjatë mes notash. Si një i verbër, ushëtar jo I rastësishëm I pot ë njëjtës rrugë. Rrugëtim. Aty ku di të hedhë hapin. Ndoshta ku ka dhe ngritje apo ulje lartësish. Sadopak të vogla. Ai di të hedhë hapin e duhur. Si një notë e hedhur në pentagram. Por jo në letër. Aty ai nuk kujton asgjë. Madje notat I duken dicka e huaj. E paparë kurrë më parë. Ato nota që kërkon mbesa e tij të njohë.

Ajo është një fletore notash. Me shumë viza që kërkojnë të kenë mbi shpinë nota muzikore. Nota të cilat duhet dikush t’I hedhë. Për të ngelur aty. Sot edhe përherë. Por gjyshi vendos të luajë muzikë. Ndoshta muzika e bukur nuk ka nevojë për nota. Nota që të shkruhen në fleta fletoreje. Pak janë ato por prodhojnë shumë. Më saktë emocion pa fund. Atë emocion që ndonjëherë nuk e gjen në viza pentagramesh. Por në mendje dhe në zemër. Nuk ka gjë më të bukur se sa kjo. Por gjyshi nuk shkruan dot. Ai vec melodon. Në atë piano të pozicionuar ndanë dritares së kësaj shtëpie në rrugën plot gjethe.

Është vjeshtë.  Ashtu si kjo vjeshtë që nuk pati shpirt dhe I uli gjethet prej peme dhe I shtroi qylym të blertë zverdhje në rrugë. Po sërish është bukur. Kjo rrugë plot gjethe dhe pa nota në pentagram. Por në mendje dhe në zemër. Melodia ndonjëherë nuk pyet për formalitetet. Lind natyrshëm si kjo vjeshtë që nuk pyeti kush. Për të shtruar këtë rrugë gjethesh. Si një fletore e gjyshit pa nota muzikore por nën tinguj, teksa gjethet bien.