Wednesday, May 23, 2012

"Elbasan-Sarande, vetem vajtje"

Vetem vajtje. Vetem vajtje, sepse autobuzi i vdekjes, nuk e zbriti dot ndoshta tatepjeten me te rrezikshme automobilistike ne Shqiperi. Ne Vish. Afer Himares. Nje tragjedi e rende qe tingellon me kobshem sot. Sot qe nuk duhet te degjojme dhe jo te na ndodhin fatkeqesi. E rende!

Sa here qe degjoj nje aksident ne rrugen nga Llogaraja ne Himare, mendja me shkon tek ajo vere e nxehte e vitit '80. Sapo kishim kaluar Qafen e Llogarase me drejtim per ne Himare. Ishim ne kthesat e para per te zbritur poshte. Isha ne mes te dy prinderve te mi ne kabinen e nje Zis-i ushtrie. Dhe bashke me ne ishte dhe motra ime. E padukshme ajo. Ndjente cdo gje. Udhetonte me ne. Ishte ne barkun e nenes sime.

E njejta ngjarje si ajo e para dy diteve ne "dishezen" e Vish-it. Me frena te keputura, shoferi i babait tim arriti ta ndalte Zis-in e stermadh. Me parafangot e veta e qendroi ate mbi 3 blloqe betoni. Shpetuam. Aty ne ane te rruges. Sapo zbret Llogarane per ne Himare. Dhe une i vogel. Shume i vogel, por arrij ta kujtoj ate moment ndoshta fatal per jetet tona. Te katert ne kabine dhe motra ende e palindur pese. Ajo qe vertitej sa andej kendej ne barkun e nenes sime nga goditjet.

Ja kjo eshte rruga qe ne bejme cdo vere, per te zbritur poshte ne det. Ne ate vend te mbrekullueshem qe Zoti e ka "pikturuar me dore", por qe ne nuk arritem dot t'i bejme nje rruge. Nje rruge per te qene me qellimin te mos rrezikojme jetet e njerezve. Pak rendesi ka kujdesi i x apo y shofer. Kush eshte ai qe do merrte persiper cmenduri apo risqe, per t'u ndare nga kjo bote per nje udhe. Aq me teper nje shofer.

Jemi ende nje vend me goxha probleme dhe ende te paformatuar per t'i kushtuar rendesi prioriteteve. Sic do te ishte ne kete rast turizmi. Mendoni se eshte nje atraksion terheqes dhe i garantueshem ne vazhdimesi ai qe i ofrojme ne sot turisteve te huaj? Duke i shtyre te gjarperojne neper monopatet dhe shpatet e nje mali (1025 lartesi mbi nivelin e detit). E shoqeruar kjo me nje rruge asfalti me disa llamarina mbrojtese anash.

Nderkohe qe une po flase per turistet e huaj, te cilet perbejne sipas statistikave rreth 10% te PBB-se. Me ka rastisur te jem shume here me te huaj ne kete rruge. Belge. Italiane. Maqedons. Daneze. Suedezet me te fundit. Ju siguroj qe e vetmja pyetje qe me kane bere nuk ka qene: a ka uje? a ka drita? a ka asistence mjekesore? A ka qetesi, rend? Pra asnje prej ketyre pyetjeve te rendomta, por vec: a ka rruge alternative pervec kesaj rruge?

E pra per nje turist i huaj qe vjen per te harxhuar euro apo dollare (i pranojme te dyja monedhat, no problem), ne duhet te kemi nje alternative. Nga ajri apo nga deti une kete nuk e di. Ndoshta edhe nga anes detit. E rendesishme eshte te kete nje zgjidhje. Kjo per te mos ndeshur ne pyetje alternative. Pastaj vetvetiu me shume turiste te huaj do fillojme te mendojme per spitalin e Himares. Pse habiteni? Himara nuk ka spital. Eshte e vetmja bashki pa nje te tille. Imagjinoni per gjera normale si "brigada" apo ekipe te ndihmes se shpejte. Si thoni do ta leme turistin e huaj te vdese ne rast aksidenti?

Pra turisti i huaj e beri pyetjen alternative, ti si shtet dhe ne si komb nuk e kemi kete alternativs. Madje as pergjigjen nuk e gjejme dot. Zgjidhjen jo e jo. Larg ajo. Shume larg. Kujdes! Turisti nuk vjen per hall. Si une dhe familja ime rreth 30 vjet me pare. Duke u kthyer ne shtepi. Si 13 fatkeqet e autobuzit te tragjedise ne Vish, qe nuk u kthyen dot ne shtepi. Per ata qe nuk ishte e shkruar te ishte nje bilete si gjithe te tjerat, vajtje-ardhje. Por vetem ikje. Ikje nga kjo bote... per nje rruge!

No comments:

Post a Comment