Sapo morra vesh lajmin qe kryeministri Berisha do te shkonte per nje vizite zyrtare ne Itali, mendova se ka dicka qe shkon shume me realitetin tone. Nevojen tone. Kjo per vete faktin qe shkembimet tregtare me Italine, jane prej vitesh "te destinuara" per te qene ne vendin e pare. Si per importet ashtu edhe per eksportet. Dhe per me teper "krynece rastesia" qe te dy keto terma, perbejne ate se c'ka realisht arrin te beje ekonomia shqiptare. Qe do te thote se qeverise nuk i ngelet gje tjeter, vec te ngre dhe te ule traun ne dy portet kryesore te vendit. Pse jo te thelloje detin me qellim qe te hyjne anije te tonazheve me te medha. Pra si rrjedhoje me shume shkembime tregtare.
Nuk dua te bej "tifozllek", por ajo qe na ka munguar keto vite, eshte padyshim mos-leximi i kesaj te dhene. Fakti qe gjendet aty e "stampuar", do te thote qe kemi gabuar ne prioritetet. Nderkohe qe sipermarrjet kane ecur. Kane krijuar bazat e tyre te qendrueshme, dhe vuajne pak si pasoje e krizes, por pa likujditet dhe te destinuara per te deshtuar si shume ekonomi "simotra" ne vend, nuk jane.
Afersia gjeografike dhe si rrjedhoje kosto e ulet e transportit eshte i pari interes. Nafta ka pesuar rritje te konsiderueshme vitet e fundit, dhe si e tille nuk eshte nje gje e mire per sipermarrjet qe operojne me Italine. Fakti qe jane pozicionuar afer porteve kryesore te vendit, do te thote qe nje shkak e kane. Pra qeveria duhet t'i kushtoje me shume vemendje kesaj "preference" llogjike te sipermarresve te kesaj kategorie. Ngritja e parqeve industriale eshte ende nje projekt ne leter, dhe i fundit qe duket se po deshton eshte ai i Koplikut ne Veri te Shqiperise. Edhe pse faza e projektimit eshte superuar pa asnje kosto te qeverise sone. Nje park qe do te punesonte shume njerez, ndoshta si per ironi te fatit aty ku qeveria aktuale di te perfitoje shume vota.
Te gjitha sektoret strategjike tashme te privatizuara, tashme i kane dore privatet. Ata jane me se shumti greke, turq, apo nuk e di se cfare. Vec italiane nuk jane. Sot qe kemi nevoje per nje prezence me te madhe te investitoreve italiane, cfare do te arrijme t'u ofrojme atyre.
Italianet edhe pse ne krize sic deshmojne te dhenat me te fundit, jane ende vendi i dyte ne Europe per sa i perket prodhimit. Jane edhe vend anetar i G7. Nje fakt domethenes ky qe duhet te kemi nje strategji se si duhet nxitur shtimi i sipermarrjeve te tyre. Italianet edhe pse thuhet ne krize, punojne. Por me shume duan te kursejne. Pak ne transport. Pak ne taksa. Pak ne logjistike. Do te thote qe vend per interesin e tyre per te qene ne Shqiperi ka.
Me lart thame qe te gjitha sektoret strategjike pothuajse jane privatizuar. Nuk me grish fare idea se kush i zoteron sot ato. Cfare ka bere dhe cdo te beje me to. Ajo qe une dua te shohe dhe te ndodhe eshte oferta qe Shqiperia duhet t'i bej sipermarresve italiane, sot te interesuar per te gjetur tregje te reja, me shume jashte Italise. Italianet jam i sigurt qe nuk duan fjalime politike. Premtime. U dalin dhe u teprojne ato qe ndeshin ne vendin e tyre cdo dite. Madje per hir te se vertetes drejtohen nga nje kryeminister jo-politik. Per te mos thene qe kane humbur edhe besimin tek politika, duke votuar se fundmi per levizjen e nje "komiku" si Grillo. Pra e "zeme" se fusha per t'i terhequr italianet nuk ka. Te gjithe e dime opinionin qe ka populli per cdo lloj qeverie: "kur do qeveria, e kap lepurin me qerre!"

No comments:
Post a Comment