Nuk eshte lire Shekspiri. S'ka qene dhe as do te jete kurre i lire, njeriu qe ka lene pas kryevepra. Lire e blejme ne. Madje lire e blen edhe Ministria e Kultures. "Anyway", (e shkruajta ne gjuhen e Shekspirit), ne jemi mesuar me te lire. Edhe te bejme art, sport, shkence, rruge, spitale pse jo edhe shtet. Pastaj marrim persiper riskun e deshtimit. Pse jo e shijojme ate. Me pelqen nje shprehje e Beketit, dramaturgut te njohur me kryevepren e tij "Duke pritur Godone":
"Nese deshtove heren e pare, tento provoje serish. Serish do deshtosh, por kete here me suksesin e te pares".
Ja te tille prova bejme ne. Guxojme. Si kete here ne shtepine e Shekspirit. Dergojme trupen e Teatrit Kombetar per te luajtur "Henrin e VI". Me te drejte drejtori i teatrit te Londres tha: "kete veper nuk e ka luajtur askush deri me sot ne kete teater". E dini arsyen? Duke naviguar ne internet, pashe qe shume pak trupa teatri te rangut boteror e kane vene ne skene kete kryeveper shekspiriane. Sot i takoi kastes se aktoreve shqiptare ta luajne. Ne Londer e sigurt qe 36 trupat e teatrove te tjere nuk kane zgjedhur nje kryeveper te tille, tejet te veshtire. Per me teper me shume kosto. Kostume. Grimiere. Shume aktore. Por perpos asaj qe na ka dale nami si ekonomi e qendrueshme pse jo edhe me rritje, kjo veper kerkon shume mbeshtetje financiare.
Dhe nese do te mendonim qe Teatri Kombetar nuk ka asnje ze ne buxhetin e shtetit, dhe te ministrise se kultures prej nga varet, atehere si ne cdo fushe edhe ketu marrim persiper riskun. Deshtimin me sakte. Por jo! Une isha ne nje avion javen qe shkoi me aktoret. Me sakte me mjeshtrat. Tranzit. Ata per Londer me tekstin e "Henrit te VI" ne mendje, ndersa une per Venezia per te takuar "Tregtarin e Venedikut". Ata per te perfaqesuar Shqiperine. Une me sherbim. Ata "famen e perditshme na fal o zot". Une, "buken".
Sepse artistet shqiptare nuk kane nevoje per para. C'eshte e verteta eshte bere pak veshtire per to. Po me sa duket ata jane mesuar me mire me famen dhe respektin e njerezve, se sa me parane. Pushtetin? Nje gje eshte e vertete: nderruar shume ministra. Dhe pas cdo akti nderrimi, e njejta retorike: "do ju mbeshtesim!". Ne fakt me pas duket se lexohet qarte se ka qene "do jua mbeshtesim". Dhe i vetmi investim eshte catia qe nuk pikon ne sallen e teatrit si dhe pishina tashme e kthyer ne parking. Pra kjo ishte "mbeshtetja" per ta.
Por ne te vertete ata kane shume. Kane njerezit kudo neper Shqiperi. Neper Europe. Kane spektatoret qe i ndjekin, i njohin, u flasin. U ofrojne nje kafe. Nje uje. Lirshem, pa ua kerkuar askush. Me zemer. Ajo qe politikaneve qe vendosin per rrogen apo pensionin e tyre, u mungon. Ata nderkohe nuk pyesin per veshtiresite. E dine qe pas ketij ministri do te vije nje tjeter. Serish edhe ai do t'u premtoje. Edhe ai do te ike edhe ai. Po vec qe aktoret aty jane. Me honorar 40 paund per te luajtur kryevepren e Shekspirit ne Londer. Aq sa ministri apo deputeti shpenzon per nje dreke te lehte tranziti ne aeroport.
Nga te gjitha cka pashe ne kroniken e Top Channelit nga kjo shfaqje, padyshim me ngeli ne mendje fakti i veshtiresise se kesaj vepre. Teatri Kombetar paska patur nje mision te veshtire. Por kete vertet qe nuk e ndesha ne ato 4 ore qe qendrova mes ketyre mjeshtrave. Kuptova qe ato 40 paund mjerane per ata nuk qenkan shume. Madje se kane aty mendjen fare. Kuptova qe flamuri shqiptar qe ata shpalosen ne fund te shfaqjes se realizuar me mjeshtri, vlen me shume se djetat e caktuara me urdherin apo VKM-ne e nje ministri. Ndoshta jemi mesuar te paguajme pak. Madje edhe Shekspirin ta blejme lire. Por e luajme ne skene, tronditshem. Jane ata.
Mirenjohje per aktoret shqiptare! Bravo!

No comments:
Post a Comment